Autor: TV News
Analisti Astrit Gashi ka kritikuar termat dhe etiketat që përdoren shpesh nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për të përshkruar liderin e tyre, Albin Kurtin, veçanërisht atë si “Albin Baba”. Sipas Gashit, ky term është pjesë e një spektakli politik që nuk ka asnjë ndikim, duke e cilësuar si një lëvizje të pa shije. “Është duke bërë spektakël. Mua s’mu qeshke me këtë. Pa shije. As nuk të irriton as nuk të shti me qesh. I ki aty do që paguhen prej partisë, se s’i thotë kush babë, përpos ata që marrin rrogë prej tij. A e din, ai aty që…
Në tubimin e sotëm në Palestrën Minatori të Mitrovicës, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, u brohorit me entuziazëm nga përkrahësit e tij. Gjatë fjalës së tij, Hamza shprehu krenarinë për periudhën si kryetar i komunës, duke theksuar se ka punuar me nder dhe përgjegjësi për të nderuar qytetarët dhe vendin. Një moment që ra në sy dhe që ngërthente një simbolikë të veçantë ishte gjesti i tij para se të niste fjalimin. Ai, buxhetën që mori pas hipi në skenë, ia dhuroi gruas së tij. Një akt i thjeshtë, por plot kuptim që pasqyronte dashurinë dhe respektin ndaj asaj që…
Ferizaj dhe Kaçaniku kanë treguar mbështetje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe listën me numër 137, të koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal. Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka ndarë këtë në një postim në Facebook. “Ferizaj e Kaqanik sonte u dëshmuan se janë rreshtuar për Listen e Fitorës, listën 137!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Edhe pse është vetëm muaji janar, shumë njerëz tashmë kanë filluar të mendojnë për planet e tyre verore, dhe kjo përfshin zgjedhjen e valixhet e tyre. Ka mbaruar dhe gjithçka që duhet të bëni është të mbledhni bagazhin tuaj në destinacionin tuaj. Por ka një faktor që mund të mos e keni marrë parasysh kur zgjidhni një valixhe. Ekziston një lloj i veçantë valixhesh që ka 40 për qind më shumë gjasa të zhduket. Sipas hulumtimit të Eminent, njerëzit zgjedhin më shpesh valixhet e zeza, gjë që e bën më të vështirë njohjen e tyre ndër të tjera. Pse bën…
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe masive nga banorët e fshatit Sibovc të Podujevës gjatë një tubimi elektoral. Në një postim në Facebook, ai e cilësoi atmosferën si “të jashtëzakonshme,” duke vënë në dukje entuziazmin e madh të pjesëmarrësve. “Ora 22:00. Dhe kështu u pritëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës! E jashtëzakonshme! Fitore; asgjë më pak! LDK në këmbë. LDK dhe populli janë një! Llap, të faleminderit, që na pret kështu gjithnjë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Pavarësisht faktit që ishte një ndeshje shumë delikate ndaj Monacos, Simone Inzagi i besoi sërish Kristjan Asllanit një fanellë titullari. Mesfushori i Kombëtares shqiptare bëri mjaft mirë dhe iu përgjigj ritmit të ndeshjes duke qenë i kujdesshëm në çdo moment, pavarësisht një fillimi disi të vështirë në duelet me Zakarian. “Nuk më interesojnë aspak kritikat që thuhen për mua. Thjesht jap më të mirën dhe bëj gjithçka në fushën e lojës për të ndihmuar skuadrën. Ne e dinim që na mjaftonte edhe një pikë për t’u kualifikuar, por zbresim gjithmonë për të marrë fitoren. Ëndrra europiane? Kemi bërë shumë pikë…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja e ka planifikuar se si do ta shpenzojë buxhetin për vitin 2025. Krasniqi ka thënë se do të ketë ndryshim të tatimit në pronë, por që edhe do të ketë lehtësira në sektorin privat. Ai sqaroi se do të ketë shumë më shumë benefite për punëtorët dhe jo për pronarët e bizneseve. “Ne do ta lehtësojmë biznesin privat, sepse do të ketë edhe lehtësime tatimore për bizneset që investojnë shumë të caktuara, për shembull mbi 500 mijë euro, që punësojnë mbi 50 qytetarë, etj, etj. Do ta…
Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës, Angela Griep, kur u pyet nëse financimi i këtij institucioni do të preket pas pezullimit të përkohshëm të financimit nga SHBA-ja. Griep nuk dha informacione nëse stafi i Gjykatës, që vjen nga SHBA-ja, preket nga ky vendim ose jo. Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv ka ngrirë për 90 ditë ndihmën ndërkombëtare. Ngrija e financimit të programeve të ndihmës është pjesë e përpjekjes së…
Analisti Dardan Gashi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e krahasuar me liderin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Duke komentuar retorikën e Kurtit gjatë fushatës elektorale, Gashi theksoi se qasja e Kurtit është një rikthim në ideologjinë e viteve ’40, që sipas tij, promovon “ndarjen” nga perëndimi dhe krijimin e një sistemi të mbyllur ekonomik e ushtarak. “Demagogji. Enver Hoxha tekstualisht. Me ato idetë se çka vyen neve, bukë edhe pushkë edhe tjerat e i kemi në rregull, edhe babën. Hani bukë, pushkën dhe mbronte babën. Shqipëria komuniste i ka pas nja 300 mijë bunkerë… Ka bankrotuar sistemi prej brenda,…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se mbështetja për partinë dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza po rritet çdo ditë në të gjithë Kosovën. Krasniqi vlerësoi se kjo është fushata më e gjatë zgjedhore në 17 vitet e fundit, pas zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme. “Kjo është hera e parë pas 17 vitesh që e kemi një fushatë të gjatë 30 ditore me qenë se pesë palë zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme dhe rëndom fushata zgjedhore ka qenë 10 ditë, por përtej kësaj, në fakt fushata zgjedhore ka filluar qysh herët. Unë besoj që,…
