Autor: TV News

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se dy gra kanë raportuar se janë dhunuar, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar. Rasti ka ndodhur në Kaçanik. “Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari, më 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

Read More

Një gjykatë amerikane Apeli arriti të enjten në përfundimin se është jokushtetuese që të ndalohet shitja e armëve për personat nën 21 vjeç nga entitetet e shitjes së arnëve me liçencë federale. Një gjykatë Apeli në Nju Orlins e mori vendimin për përmbysjen e ndalimit që ishte në fuqi prej dekadash, në bazë të vendimeve të fundit të Gjykatës së Lartë që zgjerojnë të drejtat për armëmbajtje. Është hera e parë që një gjykatë federale apeli vendos se ndalimi shkel të drejtën për të mbajtur armë të sanksionuar në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës së SHBA-së. Gjykata e Apelit kishte…

Read More

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit 1997 në një prit të organizuar u ndeshën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Tre strategët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bien heroikisht në luftime me forcat serbe derisa ishin duke udhëtuar nga Prishtina drejtë Vushtrrisë. Prita ndaj tyre ishte ngritur pasi që ishte zbuluar aktiviteti dhe grupi i tyre. Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve ’90-ta. Në rrethanat e krijuara…

Read More

Sot(e premte) i përfundon mandati emisarit të Bashkimit Evropian(BE) për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Nesër Lajçakun do ta pasoj emisari i ri, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen. Eurodeputetët i kanë thënë emisarit Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces. Këto deklarata u zbuluan pas një takimi lamtumirës të tyre, për mandatin e tij si i dërguari i bllokut për dialogun. Siç raportoi REL, ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura dhe shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve…

Read More

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është paraparë të mbahet sot në ora 11:00, pasi të hënën e 27 janarit u shty për shkak se ekipet mbrojtëse patën deklaruar se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës. E kjo seancë fillestare mbahet sot, në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së…

Read More

Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur dhe fitorja e Superkupës duket se nuk ka shuar aspak dilemat që ekzistojnë rreth kësaj skuadre dhe shumë prej protagonistëve kuqezi. Një emër shumë i diskutuar në pjesën e parë të sezonit është ai i kapitenit Teo Hernandez, për të cilin ka pasur ulje-ngrirje të mëdha, por edhe komente aspak pozitive nga tifozët. Në këtë situatë, një nga klubet e tjera të Serisë A ka tentuar një lëvizje të bujshme duke bërë ofertë zyrtare për të blerë kartonin e tij në janar. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Komo i…

Read More

Presidenti i sapoemëruar i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha të enjten se do të formojë një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse që do të përfaqësojë komunitete të ndryshme, do të ndërtojë institucione dhe do të drejtojë vendin derisa të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sharaa iu drejtua kombit në fjalimin e tij të parë që kur u emërua president për periudhën kalimtare të mërkurën nga fraksionet e armatosura që rrëzuan ish-presidentin sirian Bashar al-Assad në ofensivën e vitit të kaluar. Grupi i armatosur që udhëhoqi ofensivën, Hayat Tahrir al-Sham, që atëherë ka krijuar një qeveri të përkohshme që ka mirëpritur një…

Read More

Sot (e premte) parashihet mot me vranësira të ulëta dhe mundësi për mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Gjatë ditës parashihet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje shiu në Kosovë. Ndërsa era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 27 km/h. Kurse temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C raporton MeteoKosova.

Read More

AC Milan ka filluar kontaktet me skuadrën e Udineses për Lorenzo Lucca. Raportimet nga mediat italiane tregojnë se një marrëveshje mes palëve pritet të mbyllet nesër, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi italian është 24 vjeçar, kurse ka realizuar 8 gola në 21 ndeshje të këtij sezoni me fanellën bardhë e zi. Vlera e tij momentale është rreth 18 milionë euro. /GazetaBlic Sport/

Read More

Në “Debat Plus”, gazetari serb Radomir Dimiq komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, duke theksuar se protestat masive që kanë shpërthyer në vend tash e disa muaj janë një kërkesë për ndryshime thelbësore dhe nuk mund të ndalen vetëm me dorëheqjen e figurave politike si, kryeministri tashmë i dorëhequr, Millosh Vuçeviq – që erdhi pas protestave masive kundër qeverisë serbe, që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona në nëntor. Dimiq e krahasoi dorëheqjen e Vuçeviqit me një akt viktimizimi, duke thënë se ky veprim ishte thjesht një manovër për të blerë kohë dhe për të…

Read More