Autor: TV News
Pagat në sektorin publik janë ekzekutuar me rritje. Kështu ka njoftuar vet ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje. “Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka…
Futbollisti i talentuar, Rin Ahmeti është transferimi i fundit i Prishtinës për afatin kalimtar të janarit. 16 vjeçari njihet për cilësitë e jashtëzakonshme që ka, transmeton GazetaBlic Sport. Ahmeti që luan si sulmues i krahut ishte pjesë e 2 Korrikut me të cilën ekipi luajti në Youth Champions Leauge arriti të shënojë 4 gola e bëri 3 asistime.
Suedia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihme ushtarake me vlerë mbi 1.2 miliard dollarë, njoftoi ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës ushtarake që Suedia ka ofruar që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, sipas Jonson. Paketa përfshin 16 anije luftarake CB90 me stacione arme, një milion fishekë me kalibër 12.7 mm, 146 kamionë, 1500 raketa kundërajrore TOW, si dhe 200 lëshues AT4 kundërajrorë. Rreth 90 milionë dollarë do të alokohen për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe pajisjeve ajrore të paqartë, tha Jonson.…
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit ‘Kosova Fituese’ nga AAK dhe NISMA, ka bërë homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të heronjtë për kontributin dhe shërbimi që i bënë atdheut. “Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
Toma Dodaj, i akuzuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, pasi e pranoi fajësinë, është shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për shitjen e armës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka bërë homazhe sot(e premte) pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në 28 vjetorin e rënies së tij dhe Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës. Më 31 janar të vitit 1997 në një prit të organizuar u ndeshën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Tre strategët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bien heroikisht në luftime me forcat serbe derisa ishin duke udhëtuar nga Prishtina drejtë Vushtrrisë. Prita ndaj tyre ishte ngritur pasi që ishte…
Nesër, e shtunë, 01 shkurt 2025, ekipi i Kosovës do luftojë në tatami në njërën nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam Paris! Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos. Pesë xhudistë do të marrin pjesë në këtë event madhor, si: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg). Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më…
Hamasi liroi tre pengje izraelitë dhe pesë tajlandezë në Gaza të enjten. Nga ana tjetër, edhe Izraeli liroi 110 të burgosur palestinezë pasi vonoi procesin në zemërim ndaj turmave të shumta në një nga pikat e dorëzimit të pengjeve. Arbel Yehoud, 29 vjeç, e rrëmbyer nga Kibbutz Nir Oz në sulmin e udhëhequr nga Hamas në Izrael më 7 tetor 2023, dukej i frikësuar dhe përpiqej të kalonte nëpër turmë ndërsa militantët e armatosur dorëzuan atë në Kryqin e Kuq në një skenë të tensionuar në jug të qytetit Khan Younis. Një tjetër peng izraelit, Gadi Moses, 80 vjeç, u lirua gjithashtu…
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa në konferencën e rregullt për media ka ftuar qytetarët që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi sipas tij, LDK-ja ka programin që do të ofrojë zgjidhje për ta ardhmen e vendit. “Po shkojmë drejt ditëve të fundit mendoni se si doni të duket pas 4 vitesh Kosova, e izoluar nga bota, e varfër apo me ikjen e fëmijëve tuaj jashtë vendit…Apo dëshironi një të ardhme me Lumir Abdixhikun ku Kosova mund të zhvillohet me investime të larta, mësim tërëditor në shkolla…, e projekte kapitale që zgjidhin sfidat tuaja,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Tashmë në gjykatë është dërguar Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj.
