Autor: TV News
A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lani rregullisht flokët? Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është “po”, AgroWeb.org ju fton të zbuloni në këtë artikull të gjitha efektet negative që ky veprim mund të ketë në shëndetin e flokëve tuaj. Zbokthi Kur lani flokët, lëkura e kokës gjithashtu pastrohet. Moslarja e rregullt e flokëve mund të bëjë që skalpi i kokës të grumbullohet dhe të çojë në zbokth. Kjo do t’ju shkaktojë kruarje dhe gjithashtu mund të keni skuqje në lëkurën e kokës. Folikuliti Nëse djersiteni shumë ose keni një rutinë të catuar stërvitje, folikuliti…
I është caktuar masa e paraburgimit Qëndrim Elshanit, Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin se planifikonin vrasjen e Shkodran Hysenaj. Pas caktimit, avokatja Ylberza Gllogjani-Krasniqi e Qëndrim Elshanit, ka deklaruar ekskluzivisht për TV Dukagjinin duke thënë se ky është një vendim pa prova. “Të mbrojturit tim ju caktu paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji, edhe përkundër asaj se familja ishin të gatshëm të ofronin dorzani, shtëpi, gjithçka çka kishin dhe çdo shumë që do e caktonte gjykata. Radojqiqit po!”, tha mbrojtja. Gjykata ka vendosur masën e caktimit të paraburgimit prej një muaj nën dyshimin, rrezik i…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova ka humbur çdo ditë gjatë mandatit të tij Limaj, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal, janë duke u angazhuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke u përpjekur të fitojë për vendin dhe jo për të mundur një individ, duke iu referuar në veçanti kryeministrit Albin Kurti. “Shembulli më i mirë është se çka domethënë se fitu një parti e me humb Kosova. Unë në tubime e si këtu foli njëjtë. Dhe…
Kombëtarja e Kosovës në futsall përballet sot kundër Francës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026. Dardanët ishin mbledhur ditë më parë për përgatitjet e nevojshme për duelin që do të zhvillohet në kryeqytet. Përzgjedhësi, Agon Ramadani ka punuar fortë këto ditë dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë. Kosova deri më tani ka 3 pikë pas dy ndeshjeve të para, pasi mposhti Bullgarinë, ndërsa pësoi humbje nga Gjeorgjia. Franca në ndërkohë ka grumbulluar pikët e plota. Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë nga…
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sylejman Berisha, ka shpalosur detaje të planpogramit qeverisës të partisë. Ai theksoi se plani është ndërtuar duke marrë parasysh situatën aktuale, të cilën e konsideron në degradim të vazhdueshëm, dhe ka për qëllim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, rritjen e mirëqenies sociale, shëndetësinë e orientuar drejt qytetarit dhe forcimin e sigurisë kombëtare me integrime veri-atlantike. “Plani i PDK-së është hartuar mbi një gjendje aktuale e cila sipas ekspertëve është në degradim e sipër. Dhe mbi këtë degradim realisht është ndërtuar plani ynë qeveris. Që përmban katër shtylla; zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ngritjen e mirëqenies…
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Suharekë prezantoi programin “Rruga e Re”, një plan që përfshin 120 projekte me një buxhet prej 5 miliardë eurosh. Abdixhiku theksoi se Suhareka mbetet besnike ndaj vizionit rugovist dhe është e gatshme për ndryshime të mëdha. “Kushtrimi i djathtë po bie edhe në Suharekë, në qytetin e Ukë Bytyqit. Suhareka e Ukës po na ko firmon se ajo mbetet rugoviste siç kishte qenë çdo herë. Suhareka juaj qenka ngritur në këmbë për ta bërë ndryshimin”, ka thënë Abdixhiku. “Rruga e Re, ka 120 projekte, ka…
Vetëm pak ditë pas tentimit të parë, Naim Murseli dhe të tjerët të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë rikthyer në Gjykatë. Këtë herë, të gjithë avokatët të pajisur me shkresat e lëndës, ia hapen rrugën prokurores që të lexoj akuzat që rëndojnë për secilin, Naim Murselin, Kushtrim Kokallën, Granit Plavën dhe Tomë Dodajn. Akuzës së Prokurorisë iu përgjigjën të gjithë të akuzuarit, përfshirë Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, Liridona Ademaj. Ky ishte i vetmi që u deklarua i pafajshëm. “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Murseli. Granit Plava e Kushtrim Kokalla vendosën të mbrohen në heshtje. Ndërsa, ai…
E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër qëndrimet e këtyre agjencive nën presidentët e mëparshëm, duke i akuzuar për përdorimin e kompetencave të tyre për të sabotuar zotin Trump, si edhe për përpjekje për të cenuar reputacionin e saj. Ish anëtarja e Kongresit Tulsi Gabbard u tha të enjten anëtarëve të Komisionit të Senatit për zbulimin se do të sillte “një perspektivë të re” nëse konfirmohej si drejtore e zbulimit kombëtar dhe do të rikthente besimin në 18 agjencitë e komunitetit të zbulimit, që sipas saj është “në nivelin më të…
Miroslav Lajçak këtë të premte përfundoi mandatin e tij si emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai do të zëvendësohet prej diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen. Megjithatë, Lajçak vetëm një ditë më parë, realizoi një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme. Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog. Veçmas me masat ndëshkuese që janë vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë…
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies së tyre. Brahimaj ka thënë se “Sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri”. Kandidati me numër 90 për deputet nga lista për ‘Kosovën Fituese’ me numër 137, është shprehur se Zahiri, Edmondi e Hakifi me guximin e tyre treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe duke u bërë frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “28 vjet…
