Autor: TV News

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë dhe ai është gati të përdorë fuqinë e plotë ekonomike të vendit për ta ndryshuar këtë. “Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”, tha ai. Presidenti kërcënoi me tarifa të mëdha çdo vend që refuzon kërkesat e tij, si ato për luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, trafikun e drogës ose që sfidojnë epërsinë tregtare të Shteteve të Bashkuara. Ekonomistët kanë mendime të ndryshme rreth mënyrës së si mund të ndikojnë tarifat në ekonominë dhe konsumatorët amerikanë. “Është e mundur të…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri. Hamza ka thënë se më 9 shkurt, nuk po vendosim vetëm për një parti, por për Kosovën. “Vushtrria është një qytet me histori, por edhe me potencial për zhvillim. Vushtrria ka biznese të suksseshme, që sot punojnë për tregun e Kosovës, por janë edhe eksportues të rëndësishëm. Ne do t’i përkrahim me politika fiskale përmes lehtësirave tatimore dhe lehtësimit të qasjes në financa. Do t’i përkrahim me 30% grante për linja të prodhimit dhe ndryshim të teknologjisë. Për këtë, ne do të bëjmë…

Read More

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë pamjet e pritjes masive të qytetarëve në lagjen Hajvali të Prishtinës. Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se “Prishtina po kthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!” “Tjetër pritje madhështore. Këtë herë në lagjen Hajvali të Prishtinës!  Tubimet e Kryeqytetit, nëpër çdo lagje, janë bërë me pjesëmarrje të paparë në shumë kohë. Prishtina po rikthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës! Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!” – tha ai.

Read More

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore. Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarë të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit. Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin…

Read More

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza qoftë gjatë kësaj fushate zgjedhore edhe nga nominimi i tij për kryeministër por edhe gjatë tërë karrierës së tij nuk ka as edhe një rast të vetëm që ka fyer apo sharë ndokënd. ‘’…nuk mund ta gjeni asnjëherë një rast të vetëm ku zotëri Hamza ka fyere, sharë, ka përbuzur, ka linquar. Zotëri Hamza është figura më depolarizuese, më përbashkuese’’ ka thënë ajo duke shtuar se ai mund ta nxjerr vendin nga…

Read More

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë. Nora Gjakova ka marrë edhe fitoren e dytë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 63 kilogramë. Në këtë duel ajo përballë e kishte kroaten Iva Oberan ndaj të cilës pati një dominim total, duke e mposhtur me ‘Ippon’. Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani…

Read More

Atletico Madrid ka siguruar një tjetër fitore të madhe në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport. Lino dhe Griezmaan realizuan golat, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij dhe duke e bërë edhe më të fortë garën për titullin në La Liga. Goli i Griezmann ishte i jashtëzakonshëm, duke e dërguar topin mbi portierin kundërshtar nga një distancë e madhe. GOAL | Atlético Madrid 2-0 Mallorca | Griezmann WHAT A GOAL FROM GRIEZMANN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/hC1W0ccfuA — Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 1, 2025 Tashmë, Atletico Madrid…

Read More

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ranë dakord mbi nevojën për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit të Gazë, gjatë një bisede telefonike që patën të shtunën, tha presidenca egjiptiane. Sidoqoftë, është e paqartë nëse ata diskutuan mbi thirrjen e Presidentit Trump për transferimin e palestinezëve nga Gaza drejt Egjiptit dhe Jordanisë. Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit folën rreth “rolit të rëndësishëm të Egjiptit në lirimin e pengjeve në Gazë” dhe se zoti Sisi shprehu besimin se Presidenti Trump mund të sjellë paqe në rajon. Egjipti tha se dy udhëheqësit patën një…

Read More

i ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, Besim Dina e pyeti Bedri Hamzën për qetësinë dhe stilin e tij të komunikimit gjatë fushatës zgjedhore. “Po më lë përshtypje qetësia jote, nuk po shan, pse?” e pyeti ai. Hamza u përgjigj duke theksuar rëndësinë e një gjuhe të matur në debatet politike: “Unë nuk mundem me sha, se nuk duhet me sha. Gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur për të shprehur çdo mendim, qoftë kritikën, qoftë përkrahjen. S’ka nevojë me përdorë fjalë jo të duhura.” Ai shtoi se kjo qasje vjen si rezultat i edukatës familjare dhe përvojës profesionale: “Nuk…

Read More