Autor: TV News

Memli Krasniqi: Mësimdhënësit i besojnë Bedri Hamzës, ai e mban fjalën! (VIDEO) Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e madhe të mësimdhënësve për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi madhështor në Prizren. Në vazhdën e videoparaqitjeve nga takimet elektorale, Krasniqi ka deklaruar se besimi i mësimdhënësve te Bedri Hamza është i palëkundur, sepse ai ka një zotim të qartë për ta. “Këto duartrokitje janë të vërteta sepse vijnë nga zemra. Janë nga zemra sepse këta mësimdhënës besojnë dhe e dinë se Bedri Hamza do t’ua rrisë pagat për 50 për qind. Bedri…

Read More

Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm. Nga atje, kreu i LDK-së deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”. “Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon…

Read More

Kapiteni i Milanit Davide Calabria ndaloi të deklaronte për mediat Italiane, teksta largohej nga Milanello, pas vendimit të Milanit për largimin e tij dhe transferimin e tij të mundshëm tek Bolonja, me lot në sy ai deklaron se: “Është e vështirë për mua. Do të më mungojë gjithçka që kam përjetuar në klub.” Kujtojmë se Davide Calabria, u përfshi në nje debat të nxehur me trajnerin Conceição pas ndeshjes me Parmën javën e kaluar. The post Kapiteni i Milanit, Davide Calabria largohet nga Milanello me lot në sy appeared first on GazetaBlic.

Read More

Militantët e Hamasit i kanë liruar tre burra të marrë peng, të cilët i kanë mbajtur në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka nisur t’i lirojë 183 palestinezë të burgosur nga burgjet izraelite, në kuadër të marrëveshjes që i ka ndalur luftimet intensive 15-mujore. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Militantët e Hamasit e kanë liruar Yarden Bibasin dhe izraelito-francezin Ofer Kalderon te zyrtarët e Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel, në dukje i zbehtë dhe i dobët, i është dorëzuar Kryqit…

Read More

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari. Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze. Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. U mposht nga japonezja Kisumi Omori, që realizoi Ippon me mbërthim. Distria tani kërkon medaljen e bronztë.

Read More

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë të Klinës. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn. “Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit.  Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%. Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim. Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro, nuk do të ketë student pa bursë”.…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ia ka dërguar një letër zyrës së kongresistit Republikan, Keith Self, i cili është Kryetar i Nënkomitetit për Çështje të Jashtme të Dhomës për Evropë. “Kërkesë për hetim mbi rolin e z. Jack Smith në shpërbërjen e procesit të paqes – 2020”, mban titullin letra e Behramit! Behrami në këtë letër të gjatë shpjegon të gjitha arsyet që çuan në dështimin e samitit të paqes, i organizuar nga Presidenti Trump më 2020, pasi Gjykata Speciale kundërligjshëm kishte publikuar një njoftimin që ndaj Presidentit Thaçi është ngritur një aktakuzë. “Në dritën e…

Read More

Ish-presidenti gjerman Horst Kohler ka vdekur në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ka njoftuar “NPR” të shtunën. Ai shërbeu si president nga viti 2004 deri në vitin 2010, kur dha dorëheqjen. Kohler lindi në vitin 1943 në fshatin Skierbieszow në Poloninë e sotme, që në atë kohë ishte i pushtuar nga Gjermania naziste. Ai mbajti postin e parë në politikë nga viti 1990 deri në vitin 1993 si sekretar në Ministrinë e Financave dhe luajti rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e Traktatit të Maastrichtit, i cili përcaktoi Bashkimin Evropian të sotëm. Nga viti 2000 deri në vitin…

Read More

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka revokuar vendimin me të cilin gjyqtari Agim Kuçi ishte suspenduar lidhur me vendimin për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës, i cili ende gjendet në arrati. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 24 janar 2024 në rastin disiplinor me nr…, e ka revokuar vendimin KGJK-së të datës 21 maj 2024, për suspendimin e gjyqtarit – subjekt i hetimit, ndërsa lidhur me përgjegjësinë disiplinore vendimi nuk mund të bëhët publik në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Aishe Qorraj për “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari Kuçi ishte suspenduar pas shpalljes së…

Read More

“Diten e nisa me një kafe me njerëz të fjalës dhe besës, me njerëzit punëtorë të Qifllakut, Rahovec”, kështu ka shkruar kandidati për deputet, Lahi Brahimaj.Brahimaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar për kafën e mëngjesit, të cilën e ka pirë me miq e njerë punëtorë të Rahovecit.

Read More