Autor: TV News
Trajneri i xhudos, Driton Kukak ka shprehur lumturinë e tij për të arriturat në Paris. Akil Gjakova i argjendtë dhe Distria Krasniqi e Nora Gjova të bronzta, i sollën tri medalje Kosovës në Grand Slamin në Bercy. Kuka ka thënë se kjo është një mbrëmje e mirë në postimin e shpërndarë në profilin e tij në Facebook. “Grand Slam Paris …Për mbrëmje të mirë! Tri copa për (flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë)”. “Akili i argjendtë me shkëlqim të artë! Distria e Nora të argjendta”. “Medalje në Bercy Paris para 15 mijë shikuesve!”, shkruhet në postimin e Kukës. /Telegrafi
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në listën e tij nuk ka kandidatë me aktakuzë, e njëjta qasje do të vlejë edhe për ministrat nëse zgjidhet kryeministër. “Nëse një ministër – pa paragjyku vendimin final të gjykatës, se ne duhet ta dimë edhe prezumimin e pafajësisë, që çdo kush është i pafajshëm deri në vendim – mirëpo me aktakuzë me qenë ministër nuk mundet.” Ai theksoi se në një situatë të tillë ka dy zgjidhje: “Mirë është me zgjedhë të parën, se e pret e dyta. Me thënë ‘më është ngrit aktakuza,…
Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë është e njohur kryesisht për strehimin e të dyshuarve për terrorizëm, përfshirë ata që janë dërguar pas sulmeve të 11 shtatorit dhe talebanëve. Këtë javë, baza detare e Guantanamos u vu përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa zyrtarët po përgatiten për të zhvendosur aty rreth 30 mijë emigrantë, që janë cilësuar si ‘kriminelët e rrezikshëm” dhe individët që “është e vështirë të dëbohen”, sipas urdhrit të Presidentit Donald Trump. “Ky numër mund të rritet, kjo varet nga vendet që nuk do t’i marrin kriminelët e tyre dhe që na i dërguan…
Para pak minutash, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në kryeqytet. Ky lajm është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazete Express të cilët kanë thënë se bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar. “Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë”. ”Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”.
Vlora Çitaku, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike (PDK), në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës me pagë mesatare me shumë vështirësi e përmbyllin muajin. ‘’Çmimi i energjisë elektrike është shumëfishuar, çmimi i produkteve bazë jo të luksit por bazë, qumështi, vezët, mielli, vaji, mishi janë shumëfishuar’’, ka thënë ajo. Çitaku ka kritikuar qeverisjen Kurti për shtrenjtimin e produkteve esenciale ndërsa për Hamzën ajo ka thënë se e ka një ekip shumë profesionale.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri. Hamza ka thënë se gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën. “Faleminderit Vushtrri! Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën. Që nga bujku që nuk ndalet as në dimrin më të ftohtë, mësuesi që formon brezat, biznesmeni që krijon vende pune dhe i riu që nuk e lë vendin, por e ndërton atë. Ju e mbani këtë vend dhe ne do ju mbështesim juve!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Atletico Madrid ka siguruar një tjetër fitore të madhe në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport. Lino dhe Griezmaan realizuan golat, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij dhe duke e bërë edhe më të fortë garën për titullin në La Liga. Goli i Griezmann ishte i jashtëzakonshëm, duke e dërguar topin mbi portierin kundërshtar nga një distancë e madhe. 🚨🇪🇸 GOAL | Atlético Madrid 2-0 Mallorca | Griezmann WHAT A GOAL FROM GRIEZMANN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/hC1W0ccfuA — Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 1, 2025 Tashmë, Atletico…
Kandidati për deputet me numër 19 i koalicionit AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj ka thënë se me Ramush Haradinajn kryeministër, shëndetësia do të jetë ndër prioritetet e para qeveritare. Dreshaj tutje është shprehur se mantilbardhët do të jenë heronjë me vepra e jo vetëm në letër siç janë tani. ‘’Me Listën e Fitorës 137, me Ramush Haradinaj Kryeministër, Shendetësia do të jetë një ndër prioritetet qeverisëse’’. ‘’Mantibardhët, heronjë në letër, do të jenë heronjë me vepra. Brengave të tyre do të ju vjen fundi. Ne nuk mashtrojm por veprojm!’’, ka shkruar 19-shi i Listës së Fitores (137) në Facebook.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt. Në vazhdim, do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe motra e tij, Nora Gjakova.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur në Gjilan një tubim me gratë e Forumit të Gruas në këtë degë. Abdixhiku tha se LDK-ja ka qenë dhe mbetet shtëpia politike ku gratë nuk janë vetëm pjesë e procesit, por sipas tij, janë të barabarta në tavolinën vendimmarrëse, duke udhëhequr hapin e tyre drejt ndryshimeve të mëdha në vend. “Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike. Ato ishin zëri i rezistencës, forca e qëndresës dhe shtylla të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Sot, janë pikërisht ato që do t’i udhëheqin fazat…
