Autor: TV News
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës. Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është pranë këtyre familjeve gjatë këtyre ditëve të vështira. Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina dhe u lut që ata të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Ai ka theksuar se vdekja e trefishtë ka tronditur të gjithë popullin dhe ka shprehur solidaritet me familjarët e viktimave, duke u lutur që shpirtrat e fëmijëve të…
Arsenali dhe Manchester City do të takohen me fillim nga ora 17:30 në kuadër të derbit të xhiros së 24-të në elitën e futbollit anglez. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ‘Topçinjtë’, pasi me një fitore do të vazhdonin presionin mbi liderin e tabelës Liverpoolin. Manchester City në anën tjetër pasi kishte fituar 12 ndeshje radhazi në kampionat ndaj Arsenalit mes 2017 dhe 2023, tashmë janë pa fitore në tri përballjet e fundit mes tyre (dy humbje, një barazim). Kujtojmë se Arsenali është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe ka grumbulluar më së…
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur në Jabllanicë të Gjakovës. Qelaj ka bërë thirrje për hetime të menjëhershme dhe masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit,” ka deklaruar ai. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e parandalimit të ngjarjeve të tilla në të ardhmen. “Është e domosdoshme që të punohet në…
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ai ka thënë se zëri i tyre nuk do të mbetet pa përgjigje. Shkrimi i tij: Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë. Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time. Ky zë…
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë fotografi nga tubimi i koalicionit në qytetin e Deçanit. “Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit”. “Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e…
Ushtria ukrainase dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë thënë se forcat ruse kanë goditur një shkollë me konvikt në rajonin rus të Kurskut – të pushtuar nga Ukraina – duke vrarë të paktën katër “qytetarë të vet” dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi i 1 shkurtit ka ndodhur disa orë pasi Kievi ka raportuar që të paktën 10 persona janë vrarë, si pasojë e një sulmi rus në një zonë banimi në qytetin ukrainas Poltava. “Avioni rus goditi një shkollë me konvikt në qytezën Sudzha në rajonin e Kurskut me një bombë. Sulmi është kryer qëllimshëm”, ka thënë ushtria ukrainase.…
Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot. Kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti, vdiqën tre fëmijë. Njoftimin e bëri njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica. “Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente…
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tre fëmijë humbën jetën të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovë, si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, Komuna e Gjakovës, informon publikun se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, jemi njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3) personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin…
Kandidati për deputet, Selim Pacolli ka shprehur ngushëllime tri familjeve për vdekjen tragjike të të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore të parapara për ditën e sotme. “Ngushëllime për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen tragjike të djemve të tyre. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi. Në nderim të kësaj humbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme. Të kujtojmë të rinjtë…
Atletico Madrid ka siguruar një tjetër fitore të madhe në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport. Lino dhe Griezmaan realizuan golat, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij dhe duke e bërë edhe më të fortë garën për titullin në La Liga. Goli i Griezmann ishte i jashtëzakonshëm, duke e dërguar topin mbi portierin kundërshtar nga një distancë e madhe. GOAL | Atlético Madrid 2-0 Mallorca | Griezmann WHAT A GOAL FROM GRIEZMANN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/hC1W0ccfuA — Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 1, 2025 Tashmë, Atletico Madrid…
