Autor: TV News

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale E.TH,,. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se |ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet E.Th., me datë 01.02.2025 rreth orës 10:25 në Gjakovë Rr.“Yll Morina”, saktësisht në lokalin “E…”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A.J., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment…

Read More

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar premtimet e fushatave elektorale të politikanëve për rritje të pagave, duke i quajtur ato “parealizueshme” dhe “humbje kohe”. Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi theksoi se paga minimale në sektorin privat aktualisht është 264 euro e jo 350 siç ësht sipas ligjit. “Fatkeqësisht merremi me fushata nga paslufta dhe këto më shumë se 80 për qind për neve janë çështje të parealizueshme, për neve janë si humor. Vetë fakti që në Kuvendin e Kosovës na kanë larguar 14 punëtore”, tha Azemi. “Fushatat janë një obligim ligjor por…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën nga shembja e një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. “Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.…

Read More

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit nuk po zbatohet në praktikë, për shkak të mungesës së mekanizmave të qartë ligjor për raportimin e shkeljeve. Në një intervistë për Ekonomia Online, Qelaj ka bërë të ditur se është realizuar një hulumtim mbi punësimin e grave në sektorin publik, i cili tregon rritje të përqindjes së grave në këtë sektor, por një mungesë të përfaqësimit të tyre në pozitat vendimmarrëse.  “Nuk ka raportim për zbatim të ligjit për mbrojtjen ndaj diskriminimit, fatkeqësisht në mungesë të mekanizmave të qarta ligjore që bëjnë përgjegjëse autoritetet publike për…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të shtunën, nën dyshimin se ka therur me thikë një person tjetër.  Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Yll Morina, Gjakovë  01.02.2025-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka anuluar të gjitha aktivitetet politike të parapara të mbante sot, për nder të tragjedisë së ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbeten të vdekur tre të mitur.Brahimaj përmes një postimi në “Facebook” tha se qyteti i Gjakovës sot gjendet i veshur nën petkun e zi pasi shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jeten e tre të rinjve. |Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi. Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të…

Read More

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani. Gjakova bëhet xhudisti i dytë që merr medalje nga ekipi i Kosovës sonte në Paris. Kujtojmë që medaljen e bronztë pak orë më parë e fitoi Distria Krasniqi.

Read More

Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Ardian Gjini. Gjini tha se është tronditur nga ky lajm. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi, të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajses engjujt!”, u shpreh Gjini.

Read More

Irani ka shtuar përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael. Autoritetet izraelite thonë se kanë arrestuar më shumë se 30 spiunë gjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë javë janë ndaluar dy rezervistë të ushtrisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, një prej të ndaluarve akuzohet se i ka shitur Teheranit të dhëna sekrete mbi sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore që njihet si “Kupola e Hekurt”. Izraelitët janë tronditur nga lajmet se mbi 30 qytetarë izraelitë janë rekrutuar nga Teherani mes luftës që po zhvillon vendi i tyre me Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun. Kjo është shifra…

Read More

Pas pothuajse një viti, Bad News Eagles edhe zyrtarisht po rikthehet. Lajmin për rikthimin e kanë konfirmuar në rrjetet e tyre sociale. “Shqiponjat po fluturojnë përsëri”, shkruhet sipër postimit në X. Ndërkaq, ata paralajmëruan se fansat e CS:GO do të mund t’i shohin në “RES Showdown” të martën. THE EAGLES ARE FLYING AGAIN! 🦅 See you on tuesday with RES Showdown 1: Blast Premier Rising Event@juanflatrooo @rigoNcs @sinnopsyy_ @gxxcs2 @SENER1CSGO pic.twitter.com/Z8qn4L9qi6 — BAD NEWS EAGLES (@_badnewseagles) February 1, 2025  

Read More