Autor: TV News

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka theksuar se, nëse LDK udhëheqë qeverinë, vizita e parë zyrtare e “kryeministrit Lumir Abdixhiku do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Capitol Hill”. Mustafa ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti për deklaratat e tij të ndryshuara tani lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit. “Kjo qeveri shkon në Spanjë, Kurti jep deklaratë dhe ndryshon fjalët. Nga një marrëveshje [në Uashington] tradhti kombëtare, nga një marrëveshje që prodhon stabilitet. Por, një qeveri e udhëhequr nga LDK, në krye me Abdixhikun kryeministër vizitën e parë zyrtare do ta realizojë në SHBA,…

Read More

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet më 9 shkurt dhe se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të shpallet kryeministër i Kosovës një ditë më pas. “Ne presim t’i fitojmë zgjedhjet më 9 shkurt dhe më 10 shkurt Lumir Abdixhiku të shpallet kryeministër i Kosovës. Jo për ego të tij apo tonën, por sepse programi ‘Rruga e Re për Kosovën’ ka një vizionar, një njeri që i ka dhënë frymë atij programi. Pa Abdixhikun, ky program nuk do të mund të realizohej”, ka deklaruar Mustafa…

Read More

Skuadra e Milanit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Interit. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Tijani Reijnders, shkruan GazetaBlic Sport. Reijnders ka shënuar pas 45 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO The post GOOOOL: Milani në avantazh ndaj Interit, shënon Reijnders appeared first on GazetaBlic.

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit. Hamza u ka premtuar atyre se do ta ndërtojë autostradën Banullë-Duhël. “Bashkë kemi kaluar sfida të mëdha. Bashkë kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Dhe bashkë, më 9 shkurt, do të triumfojmë përsëri! Po, kemi me i rritë pagat 50% në fillim të mandatit. 70% kemi me i rritë pensionet bazike. Kemi me i rritë pagesat për kategoritë më meritore, ata që dhanë më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e vendit: familjet e dëshmorëve, veteranët, kategoritë e luftës, 50% rritje në fillim…

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Lipjan, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë. Fitorja e PDK-së, ai ka theksuar se do ta gëzon edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin. “Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Hamza. Ai theksoi se kjo frymë e fitores është…

Read More

Një vetëaksident ka ndodhur sot rreth orës 18:35, në fshatin Qungur të Pejës, ku si pasojë shoferi ka humbur jetën. Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka theksuar se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Për momentin, autoritetet po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit. “Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetëaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin…

Read More

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga tubimi me elektoratin e kësaj partie në Obiliq ka thënë se misioni i kësaj partie mbetet aleanca me vendet perëndimore. Ai theksoi se përpara populizmit qëndron demokracia, prandaj sipas tij  LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë Kosovën që të ecë në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit.   “Sikurse secili qytet edhe Obiliqi po konfirmohet si qytet i palëkundur i LDK-së. Në një qytet kaq simbolik dhe tubim masiv ju i paskeni dhënë kushtrim fitores tonë të madhe dhe vulën e shumëpritur se LDK është ngritur në këmbë dhe është kthyer në rrënjë”, tha ai…

Read More

Vranidolli është fshati i fundit i komunës së Prishtinës, para se të kalohet në qytetin e Podujevës. Megjithatë, ani pse është në kryeqytet, jo të gjithë banorët e saj shfrytëzojnë ato që i ofron kjo komunë. Pas arritjes së një marrëveshje në mes komunës së Prishtinës dhe “Shoqatës së Autobusëve Prishtinë-Podujevë”, Trafiku Urban nuk ndalet në stacionet gjatë magjistrales që për banorët e këtij fshati sjell goxha probleme. “Vetëm në autobus të Podujevës, në rrugë kryesore ky autobusi i komunës së Prishtinës nuk mundet me ndalë, e ai autobusi i Podujevës babloku mu ndalë kadal dale me i mbledhë, këtu…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se në takimin e pritshtëm me presidentin Donald Trump do të diskutojë mbi atë që e cilësoi si: “fitore ndaj Hamasit”, mbi luftën ndaj Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe. Takimi të martën në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi të huaj që kur Presidenti Trump mori detyrën. Takimi mes udhëheqësve vjen në një kohë që negociatorët amerikanë dhe arabë fillojnë punën për ndërmjetësimin e fazës tjetër të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetra pengjeve që mbahen…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në tubimin me banorët e Kçiqit të madh të Mitrovicës, ka thënë se e ardhmja i pret veprimet e LDK-së. “Jemi në një momentum të rëndësishëm politik jo vetëm si shtet, por sidomos si Lidhje Demokratike e Kosovës. Ka kohë që e keni kërkuar një LDK që përbashkon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që ecë me popullin, ka kohë që keni kërkuar një LDK që dëgjon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që vendos”, tha Abdixhiku. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë këtë LDK, ta duan dhe…

Read More