Autor: TV News
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në dy raste të ndara, janë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunim”. Një rast i dhunimit thuhet se ka ndodhur Fushë-Kosovës më 31 janar, por i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. Ndërsa, një rast thuhet se ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje. “Janë…
Simone Inzaghi tha se Interi ishte ‘madhështor’ që refuzoi të përkulej para fatit të keq dhe vazhdoi të luftonte deri në fund kundër Milanit. Milan dhe Inter luajtën baraz 1-1, me De Vrij që realizoi golin e barazimit për zikaltërit në minutën e 93’të, shkruan GazetaBlic Sport. “Djemtë ishin të mrekullueshëm, ata shkuan përtej thirrjes së detyrës, por pati shumë fat të keq kundër nesh, me tre gola të anuluar, duke goditur tre herë në shtyllë dhe një penallti vërtet të pastër që nuk u dha për Thuram”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia. “Me kaq shumë incidente kundër nesh,…
Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar. Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00. Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre. Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar një javë të ftohtë për vendin, me temperatura të ulëta në mëngjes dhe prezencë të ngricave e mjegullës në shumë zona. Sipas njoftimit, gjatë mesditës temperaturat do të jenë kryesisht mbi zero, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e lartë për shkak të erërave nga veriu dhe veriperëndimi. Qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit. Ndërkohë, shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në rrugët e lagështa mund të krijohen shtresa akulli, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Parashikimi…
Skuadra e Napolit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Romës. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Spinazzola, shkruan GazetaBlic Sport. Spinazzola ka shënuar pas 30 minutave lojë, duke paraboluar portierin Svilar. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: ⚽️ GOAL: Spinazzola🇮🇹 Roma 0-1 Napolipic.twitter.com/LOZXsCXnbU — Goals Xtra (@GoalsXtra) February 2, 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit. Hamza u ka premtuar atyre se do ta realizojë autostradën Banullë-Duhël. Ai ka thënë se nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! “Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza në…
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Arabinë Saudite, dhe ky vendim po shihet si sinjal për distancimin e Damaskut nga Irani, dikur aleat kryesor rajonal. Ahmad al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, ka arritur në Riad bashkë me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani. Dy burrat kanë udhëtuar me aeroplan saudit. Televizioni shtetëror saudit e ka trumbetuar faktin që al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Golani, ka vendosur ta bëjë vizitën e parë jashtë shtetit në Riad. Ai është takuar me liderin…
Pozita në të cilën gjendet Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë i mundëson që në disa pjesë të kryeqytetit reagimin ta ketë të shpejtë dhe efikas në rast incidentesh. Megjithatë, e njëjta vlerësohet se nuk mund të thuhet edhe për pjesët jashtë kryeqytetit. Duke pasur parasysh distancën më të largët, nuk përjashtohet mundësia që të vonohet reagimi në raste incidentesh. Kësaj problematike pritej që t’i jepte fund ndërtimi i dy pikave të reja, njëra në “Bregun e Diellit”, kurse tjetra në Hajvali, premtim ky i cili ishte dhënë nga kryetari Përparim Rama. Por edhe fillimi i këtij viti i gjeti zjarrfikësit…
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka folur për ngjarjen tragjike që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë pas shembjes së një objekti. Brahimaj ka theksuar se objekti, i cili ishte një dyqan privat para luftës, ishte djegur më 1998 dhe familja kishte dashur ta ruante si një dëshmi të periudhës së luftës. Sipas tij, fëmijët kanë hyrë për të luajtur dhe tragjedia ka ndodhur në sekonda. Ai ka shtuar se, edhe pse ekipi i rendit ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 22:00, ishte shumë vonë për të…
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti për debat, duke deklaruar se ai vetë është i gatshëm të përballet me të. “Kur dush thirrma thirrma [Kurtin], se këtu më ke, unë i dalë. Nuk ka nevojë as Bedri Hamza, as kryetari Krasniqi, sepse nuk ke çfarë debaton me të, ai nuk ka bërë asnjë punë për Kosovën”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus. Ai ka shtuar se PDK-ja është e fokusuar në programin e saj dhe është e bindur se më 9 shkurt do ta drejtojë Kosovën. “E kemi ruajtur trashëgiminë…
