Autor: TV News

Elon Musk ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ra dakord që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar duhet të “mbyllet”, pas disa ditësh spekulimesh mbi të ardhmen e agjencisë pasi financimi i saj u bllokua dhe dhjetëra punonjës të saj u lanë në pushim. “Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me (presidentin) në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, ka deklaruar Musk në një bisedë në X Spaces herët të hënën. Musk ka thënë se ai kontaktoi me Trump “disa herë” dhe Trump konfirmoi se dëshiron të mbyllë organizatën, e…

Read More

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga një preson përmes rrjeteve sociale. Në një postim në rrjetin social Facebook, Zeqiri ka theksuar se nga ky person është kërcënuar për herë të katërt. “Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (Kukavic) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe m’i ofendon heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në Facebook. Për kërcënimet nga ky person,…

Read More

Një person të dielën e 2 shkurtit ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35. Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me pushtetet e rrugës. “Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te ky aksident dyshohet se…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në dy raste të ndara, janë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunim”. Një rast i dhunimit thuhet se ka ndodhur Fushë-Kosovës më 31 janar, por i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. Ndërsa, një rast thuhet se ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje. “Janë…

Read More

Simone Inzaghi tha se Interi ishte ‘madhështor’ që refuzoi të përkulej para fatit të keq dhe vazhdoi të luftonte deri në fund kundër Milanit. Milan dhe Inter luajtën baraz 1-1, me De Vrij që realizoi golin e barazimit për zikaltërit në minutën e 93’të, shkruan GazetaBlic Sport. “Djemtë ishin të mrekullueshëm, ata shkuan përtej thirrjes së detyrës, por pati shumë fat të keq kundër nesh, me tre gola të anuluar, duke goditur tre herë në shtyllë dhe një penallti vërtet të pastër që nuk u dha për Thuram”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia. “Me kaq shumë incidente kundër nesh,…

Read More

Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar. Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00. Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre. Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar një javë të ftohtë për vendin, me temperatura të ulëta në mëngjes dhe prezencë të ngricave e mjegullës në shumë zona. Sipas njoftimit, gjatë mesditës temperaturat do të jenë kryesisht mbi zero, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e lartë për shkak të erërave nga veriu dhe veriperëndimi. Qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit. Ndërkohë, shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në rrugët e lagështa mund të krijohen shtresa akulli, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Parashikimi…

Read More

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Romës. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Spinazzola, shkruan GazetaBlic Sport. Spinazzola ka shënuar pas 30 minutave lojë, duke paraboluar portierin Svilar. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: ⚽️ GOAL: Spinazzola🇮🇹 Roma 0-1 Napolipic.twitter.com/LOZXsCXnbU — Goals Xtra (@GoalsXtra) February 2, 2025

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit. Hamza u ka premtuar atyre se do ta realizojë autostradën Banullë-Duhël. Ai ka thënë se nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! “Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën!  #MaMirë  #PDK131”, ka shkruar Hamza në…

Read More

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Arabinë Saudite, dhe ky vendim po shihet si sinjal për distancimin e Damaskut nga Irani, dikur aleat kryesor rajonal. Ahmad al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, ka arritur në Riad bashkë me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani. Dy burrat kanë udhëtuar me aeroplan saudit. Televizioni shtetëror saudit e ka trumbetuar faktin që al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Golani, ka vendosur ta bëjë vizitën e parë jashtë shtetit në Riad. Ai është takuar me liderin…

Read More