Autor: TV News
Komplimentet zakonisht shihen si shprehje pozitive të vlerësimit ose admirimit. Megjithatë, jo të gjithë i presin mirë ato Pse disa individë reagojnë negativisht ndaj diçkaje që ka në parim qëllimin t’i bëjë ata të ndihen mirë? Probleme me vetëvlerësimin Kur dikush nuk e sheh veten të denjë për lavdërime, mund të ndihet sikur komplimentet ndaj tyre janë ose të pavlefshme, ose jo të sinqerta. Në vend që ato t’u rrisin besimin në vetvete, komplimentet mund të shkaktojnë dyshim në vetvete ose madje ndjenjë faji, duke i bërë ata të ndihen si të mashtruar. Frika nga pritshmëritë Disa individë i shohin…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot merret vendimi mbi pranimin e fajësisë nga Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Shala, Januzi dhe Bahtijari e pranuan fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024. Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë, Shala u pajtua me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari u pajtua se,…
Policia suedeze ka njoftuar të martën se pesë persona janë plagosur në një sulm në një shkollë në qytetin e Orebro rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, duke shkaktuar një reagim masiv nga shërbimet e shpëtimit. “Pesë persona janë konfirmuar të qëlluar”, ka thënë policia në një deklaratë, raporton Reuters. “Kjo aktualisht shihet si tentativë vrasje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”. Ambulancat, shërbimet e shpëtimit dhe policia janë në vend, tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të shpëtimit. Një zëdhënës i policisë nuk pranoi të komentojë më shumë rreth rastit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00. Sipas njoftimit nga KQZ regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë…
ë Pas hiteve te një pas njëshme Florian Tufallari vjen edhe me një tjetër hit te titulluar ‘’Dubai”, ku bashkëpunëtorët janë : Music: Sardi Mneri Lyrics: Deyzoh Prod. by: Monkey Music Video: THEDIRECTOREXH Publisher: @AlmusMusic Specail Guest: Sheiku Durresit Kënga është shumë virale neper rrjetet sociale ku për dy dite ka grumbulluar 500K klikime. Floriani në boten e muzikës ka hy fuqishëm gjatë viteve të fundit ,i cili me muzikë ka filluar të merret qe nga fëmijëria dhe është çun nga Dibra dhe jeton ne Tiran. Gjatë karrierës dhjetëvjeçare ka sjell shumë bashkëpunime me këngëtar te skenës muzikore si :…
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili kritikoi programin e LDK-së për ekonomi. Murati, i cili po ashtu është kandidat për deputet nga Vetëvendosje, më herët tha se programi i LDK-së për ekonomi do t’i bëjë gjeneratat e ardhshme “qiraxhinj në vend të vet”. Bajrami tha se Murati po tenton të largojë vëmendjen nga bisedat në WhatsApp që u publikuan dje e të cilat shfaqnin bisedat mes kryeministrit Albin Kurti, ish-kryeshefut të KEK-ut, Nagip Krasniqi e disa të tjerëve. Bajrami tha se duan të marrin borxh publik meqë “synojmë të…
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se qyteti i Cyrihut në Zvicër ka miratuar kërkesën e Prishtinës për dhënin e kamionëve për mbeturina. Rama thotë se ky vendim është marrë pas kërkesës së komunës së Prishtinës. “Pas kërkesës që e kemi bërë si komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale. Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerët dhe një akt solidariteti…
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në fund të afatit kalimtar të janarit ka vendosur të ndryshojë skuadër. Ai mbetet në Seria, por nga Torino tash ka kaluar tek Como. Vojvoda ka nënshkruar me këtë klub deri në vitin 2028-të. 30-vjeçari pasi i dha fund eksperiencës së suksesshme me Torinon, foli për herë të parë si futbollist i ri i Comos, ku iu bashkua trajnerit Cesc Fabregas, i cili e kërkoi atë me ngulm. Mbrojtësi i djathtë, por njëkohësisht edhe i djathtë ndihet i lumtur për këtë transferim, ndërsa premton se do ta japë më të mirën nga vetja. “Jam i…
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar ministër i Financave në Norvegji të martën, raportoi Reuters. Stoltenberg, i cili ka një përvojë të gjatë diplomatike dhe politike, do të sjellë në kabinetin norvegjez ekspertizë në një kohë me tensione të mëdha tregtare globale. “Ky ekip është gati të udhëheqë Norvegjinë në kohë të vështira. Do të ofrojmë politika që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve dhe jemi të vetëdijshëm për paqëndrueshmërinë globale që ndikon edhe vendin tonë”, ka deklaruar kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere. Jens Stoltenberg ka qenë kryeministër i Norvegjisë në dy mandate (2000-2001…
Programi qeverisës për viti 2021-2025 ka dështuar të realizojë objektivat e tij kryesore për shkak të ngecjeve procedurale, mungesës së përgatitjes teknike dhe mungesës së koordinimit institucional. Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u publikuan të dhënat nga Analiza e Programit të Qeverisë së Kosovës 2021-2025. Drejtoresha e FOL, Mexhide Demolli tha se ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional. “Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025, miratuar më 7 maj 2021, Program që paraqiti një vizion ambicioz për zhvillimin…
