Autor: TV News

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm. Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës. Deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë. “Sot me dstën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimeve të video-materialeve ku shfaqej mënyra e transportimit të fletëvotimeve në Zvicër. KQZ-ja ka dhënë sqarime lidhur me këto raportime, duke theksuar se transportimi i materialeve votuese do të bëhet në mënyrën tokësore nën monitorimin e zyrtarëve të KQZ-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas KQZ-së kjo mënyrë e transportimi është bërë pasi që procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues. Reagimi i plotë: Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të hënën me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff gjatë një vizite në Uashington. Takimet e Kryeministrit Netanyahu do të jenë të përqëndruara te armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe çështje të tjera rajonale. Zyra e Kryeministrit Netanyahu tha se ai dhe zoti Witkoff do të diskutojnë qëndrimet izraelite mbi armëpushimin. Këtë javë pritet të fillojnë negociatat për fazën e dytë të armëpushimit, ku të dyja palët duhet të bien dakord për çështje të tilla si lirimi i pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe përfundimin e…

Read More

Analisti, Lirim Mehmetaj pas “goditjeve” që Richard Grenell I ka dërguar sot ndaj Qeverisë Kurti, ai u shpreh se Grenell do të jetë figura qendrore e SHBA-së në raport me Kosovën dhe Ballkanin.Mehmetaj në “Debat Plus” tha se Administrata e Donald Trump është “taze” dhe do na shoqërojë për 4 vitet e ardhshme. “Se Kosova nuk ka diplomacy të mire e veçanërisht në SHBA dhe ka gabime strategjike atje, duke mos investuar na kujton një letër e Ilir Dugollit I ciliu thoshte se kanë probleme teknike me vetura I thojke përmes një letre që kemi punë skutera atje dhe nevojitet…

Read More

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se kritikat e Richard Grenellit ndaj kryeministrit, Kurti për “mosbashkëpunim” do të jetë humbje e jashtëzakonshme ndaj Kosovës dhe 4 vite do të jetë refuzim i bashkëpunimit mes dy vendeve.Ymeri tutje tha se kritikat e Grenellit janë të “dëmshme dhe të rrezikshme” që për fat keq nuk e dijmë se ku do na e qojë.Mënyra e funksionimit nga Administrata Amerikane,  shpeshherë njeriu I caktuar direkt nga Presidenti mund të jetë më I fuqishëm se sekretari I shtetit. Me Presidentin Trump, I cili e ka një dozë të jokonvencialitet në udhëheqje është mëse e vërtetë. Për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për identifikimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve për kryerjen e masakrës në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë.  Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në një sulm të koordinuar nga grupet e armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe u plagosën 25 tjerë. U dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1664 familje shqiptare, rreth…

Read More

Cristiano Ronaldo me sa duket ka bërë një tjetër krahasim me legjendën e Barcelonës, Lionel Messi, duke goditur cilësinë e Major League Soccer (MLS). Në një intervistë me El Chiringuito, ai deklaroi se MLS është më keq se sa Liga Arabe. “MLS është më keq se Liga Arabe. Natyrisht. Por njerëzit nuk e dinë këtë, është normale.” “Të shkoja në Arabi nuk ishte i njëjti mendim si të luaja në Evropë, por nuk ma hoqi gjumin. E dija se si ishte liga këtu. Ishte një drejtim tjetër në jetën time dhe më pëlqen shumë”, deklaroi portugezi. Kjo duket të jetë…

Read More

Kievi ka thënë se propozimin e Uashingtonit për paqe deri më tani është “plan i dështuar”, duke argumentuar se përpjekjet e Uashingtonit për një armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë nuk janë të mjaftueshme për të “frikësuar” presidentin rus, Vladimir Putin. Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, tha më 2 shkurt se të dyja palët duhet të bëjnë koncesione nëse shpresojnë të negociojnë një zgjidhje për luftën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “veçse ka lënë të kuptohet se do të zbusë qëndrimin e tij”, tha Kelogg. “Dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të zbusë qëndrimin…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe me qytetarët e Hajvalisë.Hamza u ka kërkuar atyre që të bëhen zëri i tij në ditët e ardhshme dhe të flasin me familjet, me shoqërinë, me kolegët për t’i garantuar për programin e tij. “Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme. Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit. Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim. Siguroni që gjithmonë…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe mediat po sulmohen nga kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta. Haradinaj ka shtuar se kur ka qenë kryeministër gjithmonë është munduar të jetë transparent me punën e gazetarëve. “Të nderuara media, Me shqetësim po i shoh sulmet ndaj jush në tubimet zgjedhore, sidomos të Vetëvendosjes. Ushtrimi i profesionit tuaj duhet të jetë i lirë dhe, natyrisht, ju i caktoni politikat dhe…

Read More