Autor: TV News
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët e Mushtishtit të Suharekës për pritjen gjatë tubimit elektoral të mbajtur mbrëmë. Krasniqi ka falënderuar qytetarët edhe mbështetjen e sinqertë ndaj vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë. “Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Filipineve kanë mbajtur patrullime të përbashkëta mbi Detin e Kinës Jugore, duke e zemëruar Kinën. Edhe vetë Kina kreu një “patrullim rutinor” mbi një cekëtinë të kontestuar. Nën presidentin Ferdinand Marcos Jr., Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin për sigurinë, pas rritjes së tensioneve mes Filipineve dhe Kinës në rrugën e dendur ujore. Ushtrimi njëditor mes dy vendeve aleate u zhvillua në Detin e Filipineve Perëndimore, tha zëdhënësja e Forcave Ajrore të Filipineve, Maria Consuelo Castillo, duke e përdorur termin e Manilës për ujërat në Detin e Kinës Jugore,…
Ish-kryeshefja e Infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në Prishtinë duke bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve. “Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet. Situata me qentë endacakë, të cilët kanë përqendrim të lartë në disa zona të Prishtinës, është bërë krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për…
Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok. Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Sipas njoftimit ekipi i deminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar “Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të…
Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Në njoftimin e Policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Ndërsa, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.
Cristiano Ronaldo më në fund i është përgjigjur pyetjes se pse u largua nga Real Madrid. Në vitin 2018, portugezi bëri një transferim te Juventusi dhe tregoi arsyen për këtë, duke thënë se donte një aventurë të re, transmeton GazetaBlic Sport. “Doja një fazë ndryshe. Aventura ime atje kishte mbaruar. Doja një motivim ndryshe. I thashë presidentit që mund të largohesha dhe ai pranoi. Ne ishim duke negociuar, ai nuk më trajtoi mirë, por unë e kuptoj sepse ai e bën gjithmonë këtë”, tha Ronaldo. /GazetaBlic Sport/
Kina ka vendosur të martën tarifa ndaj mallrave amerikane si përgjigje ndaj tarifave të reja që Shtetet e Bashkuara i vendosën ndaj mallrave kineze ditë më parë, duke e ripërtërirë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore në botë. Pekini gjithashtu njoftoi se po e kryen një hetim ndaj kompanisë Google. Tarifat shtesë prej 10 për qind ndaj të gjitha importeve nga Kina në SHBA hynë në fuqi të hënën pas mesnatës, pasi presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht e paralajmëroi Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për ta ndalur rrjedhën e drogave të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara. Nuk vonoi shumë…
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook tha se në Hajvali u ka kërkuar qytetarëve që të bëhen siç tha, zëri i tij në ditët e ardhshme. Hamza tha se do t’i rris pensionet për 70 për qind, pagat për 50 për qind dhe do të japin grante deri në 30 për qind të vlerës së investimit. “Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme. Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit”. “Flisni me…
Skuadra e Chelseat ka barazuar rezultatin ndaj West Hamit. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Pedro Neto, shkruan GazetaBlic Sport. Neto ka shënuar për barazimin e rezultatit në minutën e 65’të. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli: VIDEO
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të pauzojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës për një muaj, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë për arritjen e një “marrëveshjeje” mes dy shteteve. Trump, në një postim në rrjetet sociale pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se ai do të marrë pjesë në bisedime me palën meksikane, së bashku me udhëheqësit e Departamentit amerikan të Shtetit, Thesarit dhe Tregtisë. “Ne u pajtuam për pauzimin e menjëhershëm të tarifave të planifikuara për një muaj, periudhë gjatë së cilës ne do të zhvillojmë negociata. Mezi…
