Autor: TV News

Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal armësh dhe municionesh në një kotec pulash afër lumit Ibër në Mitrovicën Veriore. Mes sendeve të sekuestruara janë një armë AK-47, fishekë të ndryshëm, një thikë taktike dhe pajisje për pastrim armësh. Një i dyshuar 68-vjeçar është intervistuar dhe më pas liruar me vendim të prokurorit, ndërsa është hapur një rast për mbajtje të paautorizuar të armëve. “Me datën 04.02.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek…

Read More

Këtë vit, Agjencia për parandalimin e Korrupsionit, kishte në plan ngritjen e kapaciteteve teknike, e rritjen e stafit, me përkrahje financiare nga programet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të vendimit të Administratës Trump, ky projekt tashmë është pezulluar. “Agjencia është njoftuar formalisht nga ambasada për vendimin e pezullimit, që pritet brenda disa muajsh të merret vendimi final….Ne kemi një përkrahës direkt që është INL që është Zyra për Kosovën, e ka qenë e pritur që në këtë kohë një projekt që ka qenë më shumë se 1 milionë, që ka qenë për Agjencinë dhe sistemin gjyqësor të…

Read More

Një sulm tragjik ka ndodhur në një shkollë në qytetin Orebro të Suedisë, ku 10 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe vetë sulmuesin. Policia suedeze konfirmoi ngjarjen të martën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë ende në vazhdim. Shefi i policisë lokale, Roberto Eid Forest, deklaroi se autoritetet janë duke punuar për të identifikuar viktimat. “Tani për tani jemi duke i identifikuar të vdekurit… Ne po punojmë me shërbimet sekrete, por me sa di unë, (sulmuesi) është një person i panjohur për policinë, ka thënë ai, shkruan BBC. Policia gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e një motivi terrorist…

Read More

Janë kontejnerët e vendosur në lagjen “Emshiri”, njëra ndër lagjet më me frekuentim të kryeqytetit. Por të njëjtit janë stërmbushur me mbeturinat e madje, të njëjtat kanë deportuar deri në kanalin mbrapa tyre. Banorë që nuk deshën të prononcohen para kamerave thonë se nuk mbajnë mend kur të njëjtit janë pastruar. Jo më ndryshe janë edhe pika të tjera në kryeqytet pas situatës të së cilës, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje emergjente. E për të ndihmuar në sanimin e gjendjes, komuna nga nesër do t’i jap kamionë shtesë ndërmarrjes “Pastrimi”. “Ndërmarrja “Pastrimi” ka arritur t’i regjistrojë kamionët që ia…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara. Siç thuhet në njoftimin e Policisë, gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur prodhime serbe pa dokumente përkatëse.  Sipas njoftimit, këto mallra janë pjesë të ndryshme të automjeteve.Ato janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.  “Pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan. Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime…

Read More

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të martën është takuar më ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde. Sipas njoftimit, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin gjerman për ecurinë e fushatës eloktorale. AI ka theksuar tutje ka thënë se e ka njoftuar Rohden për projektet kryesore që  siç thotë ai “do t’i nisin si qeveri pas 9 shkurtit.”  “Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën!…

Read More

Ish-emisari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është emëruar në një post të ri në administratën e presidentit Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për ta caktuar Grenellin si emisar për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi është marrë të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale në SHBA, ndërsa Trump e ka lavdëruar Grenellin për rolin e tij në ndalimin e zjarreve në Los Angeles. “Është njeri i mirë”, ka thënë presidenti amerikan gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Grenell në administratën e parë të Trumpit shërbeu si i dërguar i posaçëm…

Read More

Liverpool mori një lajm të mirë nga stafi i tyre mjekësor pasi u bë e qartë se Trent Alexander-Arnold nuk ka dëmtim serioz. Mbrojtësi i djathtë u detyrua të largohej kundër Bournemouth pasi pësoi një dëmtim. Reprezentuesi anglez iu nënshtrua një MRI të hënën, e cila tregoi se dëmtimi i kofshës do ta mbante jashtë vetëm për disa ditë, në vend të javëve që kishte frikë. Liverpool nuk do të rrezikojë për shëndetin e Trent dhe ai pritet të humbasë ndeshjen e dytë të Carabao Cup kundër Tottenham dhe të pushojë gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Plymouth. Trent Alexander-Arnold…

Read More

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si USAID shpenzon fondet e taksapaguesve amerikanë në vendet e huaja. Në një postim në platformën sociale X, Grenell shkroi se miliarda dollarë janë dhënë për organizata joqeveritare (OJQ) të orientuara nga krahu i majtë për të nxitur politika radikale. “Amerikanët e palodhur paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera”, deklaroi Grenell. Postimi i tij…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, të martën është marrë vendimi nga trupi gjykues ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Haxhi Shala është dënuar me 3 vjet burgim, Sabit Januzi me 2 vjet burgim gjithashtu edhe Ismet Bhatijari me 2 vjet burgim. Shala, Bahtijari dhe Januzi e kanë pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024. Që të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për…

Read More