Autor: TV News
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, ka biseduar në Ankara për hapat që duhet të ndërmerren ndaj militantëve kurdë në verilindje të Sirisë. Duke folur në një konferencë për media në Ankara së bashku me al-Sharaa, Erdogan tha se Turqia është e gatshme që t’i ndihmojë sundimtarët e rinj të Sirisë në betejën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe militantëve kurdë. Udhëheqësi turk tha po ashtu se beson që kthimi vullnetar i emigrantëve sirianë, që gjenden në Turqi, do të përshpejtohet sapo Siria të stabilizohet më shumë. Ai tha se Turqia…
Ka pasur 13 gabime të VAR në Premier League deri më tani këtë sezon – nga 20 në të njëjtën pikë sezonin e kaluar. Ka pasur 70 ndërhyrje VAR në 239 ndeshje të ligës këtë sezon – rreth një në çdo tre ndeshje. Premierliga thotë se saktësia e ‘Incidenteve të ndeshjeve kryesore’ është në 96.4% – nga 95.7% në pikën korresponduese të sezonit të kaluar. “Askush këtu nuk e nënvlerëson rëndësinë dhe ndikimin e një gabimi të vetëm,” tha shefi i futbollit anglez Tony Scholes. “Ne e dimë se një gabim i vetëm mund t’i kushtojë klubeve. Pikët dhe rezultatet…
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë shpallur fajtorë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për pengim të drejtësisë, duke pranuar marrëveshjen e fajësisë të arritur mes të akuzuarve dhe Prokurorisë së Specializuar. Shala është dënuar me tre vjet burgim, ndërsa Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet secili. Gjykata bëri të ditur se koha e qëndrimit në paraburgim do të llogaritet në dënim. Specialja dënon Shalën me 3 vjet burgim, Bahtijarin e Januzin me nga dy vjet Në lidhje me këtë ka reaguar në Debat Plus ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,…
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka theksuar se pagat do të rriten për 50 për qind, ndërkaq pensionet për 70 për qind. Sipas Hamzës, në sektorin publik janë rreth 84 mijë persona që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës.Hamza ka theksuar se nëse nuk e realizon këtë premtim për paga, ai në fund të vitit nuk do të jetë kryeministër i Kosovës. “Rritja e pagave, rritje dhomethënëse nuk ka nodhur prej vitit 2013-2014. Edhe atëherë më kanë thënë po i premtoni, nuk ju lejon FMN-ja, por i kam…
Kandidati për deputet me numër 90 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj sonte (e marte) ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe në Bishtazhin. Brahimaj ka thënë se këta banorë ishin të vendosur për ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit. Tutje kandidati me numrin 90 në listën për ‘Kosovën Fituese’ në postimin e tij në Facebook është shprehur se vizioni dhe programi i tyre po gjen mbështetje gjithandej vendit. Brahimaj ka falënderuar qytetarët e këtyre fshatrave për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin për një Kosovë të integruar në familjen euroatlantike. Postimi i…
Kina tha se do të vendosë një tarifë prej 15% për produktet amerikane të qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm, si dhe një tarifë 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore dhe makinat me motor të fuqishëm të importuara nga SHBA. Kina njoftoi gjithashtu për një hetim anti-trust ndaj kompanisë Google dhe për masa të tjera tregtare. Veprimet e Kinës vijnë pasi Presidenti Trump njoftoi gjatë fundjavës se do të vendoste tarifa prej 25 për qind ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe 10 për qind ndaj Kinës. “Ne duhet të ndalojmë vërshimin e njerëzve, si edhe fentanilin dhe kjo përfshin Kinën. Fentanili…
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se ndaj kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është një valë urrejtjeje patologjike. Ndonëse kjo “nuk ka kuptim”, sipas tij, Ramabaja theksoi se kjo është pjesë e pluralizmit dhe lirisë së demokracisë që gëzojnë si mediat, ashtu edhe politikanët. “Ajo çka i përbashkon të gjithë kundër Kurtit është një urrejtje patologjike e palogjikshme. Dhe kjo pastaj është përhapur edhe në pjesë të studiove televizive. Dhe kjo nuk ka kuptim, por ky është pluralizmi politik, kjo është liria e demokracive që e gëzojnë mediat e politikanët. Dhe kostoja do të jetë në…
Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Albin Kurti është ‘figurë polarizuese prej ekzistencës së vet’. Hoxha ka thënë se detyra e partive opozitare është në momentin e parë me rrzu Kurtin sepse janë oponent politik të tij. “Krejt ky tabor opozitar që është opozitar e që është i ndamë në së paku tri pjesë, tash edhe katër e më tutje është anti Kurti natyrshëm, sepse detyra zyrtare, detyra e opozitës është e tillë”. Ndërsa sa i përket Richard Grenell,Hoxha ka thënë se debate duhet të jetë edhe për Kurtin por edhe përtej Kurtit. “…sepse në të është një problem tejet…
Kandidati për deputet me numrin 2 nga ‘Koalicioni për Familjen’, Selim Pacolli ka nda fotografi të aktivitetit parazgjedhor në qytetin e Fushë Kosovës. Pacolli ka thënë se qytetarët e Fushë Kosovës mbështesin koalicionin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Fushë Kosova në mbështetje të Koalicionit për Familjen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook duke i falënderuar për mbështetjen e dhënë.
Skuadra e Besiktasit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Kirklarelispor në Kupën e Turqisë. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, shkruan GazetaBlic Sport. Muçi realizoi pas 65 minutave lojë, për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: Muci’nin golü.#BJKvKIR pic.twitter.com/zrQQReuWuv — Haber Kartalı (@HaberKartali) February 4, 2025
