Autor: TV News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për, siç raportohet, mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Në një intervistë të publikuar më 8 shkurt nga gazeta The New York Post, Trump nuk tregoi se kur u zhvillua biseda, e as nuk dha detaje për përmbajtjen e saj. The Post tha se intervista u realizua më 7 shkurt derisa Trump po udhëtonte me avionin presidencial, Air Force One. “Ai dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur”, citohet të ketë thënë Trump. “Çdo ditë njerëzit po…

Read More

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë të hënë, një ditë pas zgjedhjeve do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie është bërë e ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Kjo konferencë do të mbahet në selinë Qendrore të AAK-së.

Read More

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ditët në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. “PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne”. “Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi…

Read More

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një konferencë për media duke treguar rezultatet preliminare. Ai ka thënë se meqë KQZ s’po e bën atë që duhej ta bënte, ka dhënë rezultatet sipas LDK-së. “Dua t’i shpall rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët. Janë rezultat preliminare pa mërgatën dhe pa votat me kusht. Kërkoj mirëkuptim edhe nga partitë. LDK- 18.14 % 158 mijë e 54 vota, VV- 39.88 % , PDK 21.84 % AAK- 7.62 %. Lista Familja 1.5 %”, ka thënë Abdixhiku.

Read More

Kandidatit i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se janë fitues në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tij, koalicioni i VV-së me Guxo dhe Alternativën do ta formojë qeverinë e re. “Pra jemi të parët. Dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, pra Kurti III”, ka thënë Kurti

Read More

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke monitoruar procesin në terren me 500 vëzhgues në 500 vendvotime përfaqësuese. Sipas të dhënave të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 40.4% të votave (me një margjinë gabimi prej +/-1.44%). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.7% (+/-1.45%), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.5% (+/-0.97%), dhe koalicioni AAK-NISMA me 7.2% (+/-0.82%). “Demokracia në Veprim vlerëson se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit kanë demonstruar një…

Read More

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka deklaruar se rreth orës 21:00 mund t’i kemi rezultatet preliminare të të gjitha partive politike që janë në garë. “Ndërsa sa i përket votave të kandidatëve të partive politike, kjo do të marrë kohë varësisht nga komunat duke filluar nga komunat më të vogla që mund të zgjasë deri në dy ditë, e që Prishtina mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Por, që është një ambient tërësisht i hapur për të vëzhguesit dhe të gjitha mediave që të vëzhgojnë atë proces në qendrën komunale të…

Read More

Deri pas orës 17:00, nëpër vendvotimet në Kosovë kanë votuar 28.73 për qind e votuesve të regjistruar, apo 566 mijë e 277 votues. Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Gjithashtu, KQZ-ja ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat më të rejat për daljen e qytetarëve në votim.

Read More

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka angazhuar rreth 100 prokurorë për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve parlamentare. Deri në orën 15:00 janë arrestuar gjashtë persona, pesë për cenim të fshehtësisë së votimit dhe një për sulm ndaj personit zyrtar. Prokurorja Laura Pula njoftoi se çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me ligjin, ndërsa prokuroria mbetet e gatshme të reagojë ndaj parregullsive të raportuara. “Deri më tani kemi 6 persona të arrestuar për veprën penale ‘cenim i fshehtësisë së votimi’. Dhe një person tjetër për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Disa kanë ndodhë në natën e kaluar vazhdojnë të…

Read More

TV Dukagjini ka paraqitur rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare 2025 përmes një exit poll-i të realizuar nga UBO Consulting. Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%. Sipas këtij sondazhi, të dhënat e grumbulluara nga qytetarët gjatë ditës së votimeve tregojnë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë. Valon Feka nga UBO Consulting deklaroi se ky exit poll është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me një saktësi të lartë statistikore. “Mostra është bukur e madhe, pra po flasim me një mostër prej më shumë se 15 mijë anketash. Me një…

Read More