Autor: TV News

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e sivjetshme deri në orën 15:00 ka rezultuar më e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Zëdhënsi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në këtë orë kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 32.32%, që përkonte me 567,934 votues. Kjo tregon një rënie prej rreth 10 mijë votuesish në krahasim me periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e mëparshme. “Deri në orën 15 kanë votuar 28. 32 për dina…

Read More

Kryetari i fshatit Pozheran në qytetin e Vitisë, Ilir Zuka, i cili është edhe këshilltar komunal, dyshohet së është sulmuar nga persona të panjohur deri sa ka qenë në shoqëri të vëzhguesve të Komisionit Evropian. “E kemi një rast, Ilir Zuka është kryetar i fshatit në Pozheran, njëkohësisht është këshilltar komunal deri sa ishte në shoqërim me pjesëtarë të Komisionit Evropian që janë edhe vëzhgues kanë qenë në qendrat Pozhoran 2606, në dalje t’u ecë, t’u shku në kafe kanë dalë 2-3 veta nga veturat dhe e kanë sulmuar. Sulmi ka ndodhur edhe në prani të zyrtarëve komisionerëve evropianë. Rasti…

Read More

Deri në orën 15:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 17.36 për qind e votuesve të regjistruar, apo 342 mijë e 104 votues. Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Gjithashtu, KQZ-ja ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit në Fakultetin Ekonomik. “Së bashku me gruan time të dashur, Emirën, sot dolëm dhe votuam. Në demokraci fjala kryesore është e popullit. E që zëri të jetë i qartë dhe i lartë, dilni sa më shumë, dilni të gjithë”- ka shkruar ai në Facebook. Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Read More

Demokracia në Veprim (DnV), ka njoftuar se deri në orën 12:00, rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Sipas DnV-së, dalja në komunat me shumicë serbe ka qenë ndjeshëm më e lartë se mesatarja e vendit, duke arritur mbi 24 për qind. Ky trend i lartë i pjesëmarrjes, sipas Dnv-së, është i ngjashëm me proceset e kaluara zgjedhore. “Deri në orën 12 të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi. Dalja në komunat me shumicë serbe ngjashëm sikur edh enë proceset e…

Read More

Pas disa muajsh bllokade, trupat izraelite janë tërhequr nga Korridori Netzarim, një zonë ushtarake që ndante veriun e Rripit të Gazës nga jugu. Pas tërheqjes, qindra palestinezë, me makina dhe karroca të mbushura me sende jetike, janë nisur drejt veriut, përballë pamjeve të shkatërrimit masiv. Ky veprim është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, të arritur më 19 janar. Deri tani, në kuadër të saj janë liruar 21 pengje izraelite dhe 566 të burgosur palestinezë. Sipas marrëveshjes, deri në fund të fazës së parë, pas tre javësh, pritet të lirohen gjithsej 33 pengje dhe 1,900 të burgosur…

Read More

Lirim Krasniqi, nga organizata joqeveritare GERMIN, ka njoftuar se votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike është realizuar me sukses për herë të parë. Procesi, i cili u zhvillua të dielën, ka kaluar pa parregullsi dhe është përmbyllur në 19 shtete, në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike, duke përfshirë ambasadat dhe konsullatat. Sipas Krasniqit, më shumë se 70% e votuesve të regjistruar paraprakisht kanë ushtruar të drejtën e votës. Nga 20,300 qytetarë të regjistruar, mbi 15,000 kanë votuar. Ai ka theksuar se votat nga diaspora do të arrijnë në 100 mijë, që pritet të jetë pjesëmarrja më e lartë ndonjëherë. “Diaspora për…

Read More

Përfaqësuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KQZ) për Mitrovicën e Jugut, Bajram Hajdari, ka njoftuar se procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planit. Ai ka theksuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe deri tani nuk ka pasur ankesa nga asnjë palë. “Procesi ka filluar mirë sipas planit, gjitha qendrat e votimi janë hapur në kohë dhe deri më tani ne si komision komunal i zgjedhjeve nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga asnjë palë. Deri në këto momente nuk kemi ndonjë ankesë nga askush nga këtu. Deri në ora 11:00 kanë dalë 7 mijë e 942 votues.…

Read More

Ish-kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së: Janë shqiptuar mbi 625 mijë euro gjoba për partitë politike Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 625 mijë e 600 euro për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Kështu ka deklaruar ish-kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, për TV Dukagjinin, duke theksuat se të gjitha gjobat janë të bazuara në shkelje të ligjit dhe janë të arsyeshme. Ai ka theksuar se partitë politike duhet të fokusohen më shumë në fushata ndërgjegjësuese dhe të shmangin veprimet e ndaluara ligjërisht. “Sipas evidencës që kam nxjerrë unë, PZAP deri më tani…

Read More

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Pas votimit, Abdixhiku u deklarua për media, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit. “Ju falënderoj për shërbimin e madh që po bëni në këtë  ditë të madhe të demokracisë, njëkohësisht falënderoj të gjithë komisionarët , vëzhguesit zyrtarët e KQZ-së, Policinë dhe të gjithë njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesen që vota qytetarë të marrë epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë,…

Read More