Autor: TV News

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në cdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj. Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë. Për më tepër, ata që vrapojnë  20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura. Vrapo që të ruash mendjen Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të…

Read More

Analisti, Ylli Hoxha për analizimin e tij të spektrit paszgjedhore ka bërë të ditur se partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një spektër mes 46,47, 48 ose 49 deputetë në Kuvendin e Kosovës.Hoxha tha se bazë rezultateve të deritanishme pjesa e opozitës do të ketë spektër prej 51, 52, 53, 54 dhe 55 deputetë.Ai në “Debat Plus” u shpreh se nuk do të ketë krijim të qeverisë pa ndonjë koalicion të mundshëm brenda partiakësh, qoftë të Lëvizjes Vetëvendosje apo edhe PDK e LDK. “Rezultatet ende nuk kanë përfundu, por sipas gjitha gjasave LVV…

Read More

Fitorja 1-4 e Barcelonës ndaj Sevillias shkurtoi diferencën në vetëm 2 pikë me kreun. Pas ndeshjes, mesfushori i katalanasve, Gavi u shpreh optimist. “Unë kam thënë tashmë se kampionati është shumë i gjatë. Njerëzit mendonin se ne nuk do të arrijmë atje. Jemi dy pikë prapa. Ne duhet të vazhdojmë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura për të fituar këtë kampionat, që është ajo që duam.”

Read More

Pak orë pasi ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka shfrytëzopi të drejtën e votës, dyshohet se sulmoi e kanosi një kandidate për deputete të një partie tjetër turke. Ngjarja ndodhi në këtë park, që është edhe afër selisë së PartisëDemokratike Turke të Kosovës, që udhëhiqet nga Damka, i cili është nën masën e ndalimit. Ndonëse ishte prezent, për këtë nuk foli kandidatja Arda Maloku që u sulmua por u deklaruar kryetari i partisë. Ertan Simitçi – Kryetar i Partisë turke Lëvizja Novatore tha se“Sa kam informata edhe nga dëshmitarët rasti ka ndodhur rastësisht por z.Damka që ka pasur…

Read More

Mbi 55 për qind të votave i kishte Lëvizja Vetëvendosje në një moment mbrëmë rreth orës 21 në ueb faqen e KQZ-së. Vetëm pak më vonë ky institucion njoftoi se ato të dhëna nuk ishin të sakta dhe se të dhënat në sistem do të vendosshin në mënyrë manuale. Megjithëkëtë, kjo ngriti dyshime për ndërhyrje të mundshme, e këtë nuk e mohojnë ekspert të kibernetikës. Kastriot Fetahaj, Inxhinier i kibernetikës tha se” S’mundem ta konfirmoj se a ka pasur apo jo ndërhyrje, por a ka pasur parregullsi po se po. Nuk e dimë nëse sistemi ka shumë persona që aprovojnë…

Read More

Një iniciativë e nisur në rrjetet sociale për bojkotimin e marketeve në Kosovë, për shkak të çmimeve të larta ditën e parë e pati sot. Iniciativa për bojkotin e marketeve, ka nisur fillimisht në Kroaci duke vazhduar pastaj edhe pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Këtë iniciativë të qëlluar dhe të drejtë që po vazhdohet në Kosovë e konsideron edhe ekonomisti Adem Qorrolli duke treguar edhe një mënyrë manipulimi me çmime. “Ne patëm një shembull shumë të mirë me pjesën e embargos së produkteve nga Serbia, në momentin kur disa produkte që ishin më të shtrenjta, në momentin që…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përditësimin e të dhënave sa i përket rezultatit të partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 99.04 për qind e votave. Nga këto të dhëna Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.81 për qind të votave, PDK 22.16 % , LDK 17.60 %,  AAK 7.46 %, Lista Serbe 4.43 dhe Koalicioni për Familjen 2.26. Të dhënat e KQZ-së janë përditësuar pas orës 18:58, nga numërimi i 2 mijë e 424 vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 533 sa kanë qenë.

Read More

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu. Klaus tha më 10 shkurt se ai do të largohet nga posti i presidentit pas dy ditësh. Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar atij të qëndronte në postin e presidentit edhe pas mandatit të tij, që i përfundoi në mesin…

Read More

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Suçiq, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin. 22-vjeçari është një lojtar që Nerazzurrët e kanë identifikuar si një përforcim në mesfushë për të ardhmen. Inter thuhet se e sheh Suçiqin si një trashëgimtar të mundshëm afatgjatë të Hakan Calhanoglu. Veçanërisht në rast se Kristjan Asllani nuk arrin të vendosë pretendimin e tij në rol.

Read More

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bedri Hamza ka njoftuar se nuk do të ketë koalicion të mundshëm paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht rezultateve finale të procesit zgjedhor.Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Hamza tha se LVV ka nxitur urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim. “Si rezultat i votës suaj sot është një ditë ma ndryshe se dje. Vullneti juaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votive. Shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne dhe te LDK. Kryeministri në detyrë…

Read More