Autor: TV News
Të shtëna me armë dyshohet se janë dëgjuar në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, apo nëse ka të lënduar por sipas pamjeve të siguruara, në vendngjarje shihen zyrtarët e policisë. Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.
Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Kështu tha zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Anitta Hipper, kur u përgjigj në pyetjet lidhur me reagimin e bllokut për zgjedhjet në Kosovë dhe pritjet pas mbajtjes së tyre. Hipper tha se në Kosovë është vendosur misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet që është formuar me vendimin e shefes së diplomacisë, Kaja Kallas. Vendimi për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë nga Hipper…
Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.01 për qind të votave pas numërimit të 93.25 për qind të votave, apo 2 mijë e 362 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithsej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 13:09 Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.46%, LDK e treta me 17.66%, kurse AAK 7.51%. Ndërsa, Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit 120-të me kodin W00542, në Hagë ka filluar dëshminë Sylejman Selimi i cili mban kodin 04290 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqt. Ky dëshmitar pohoi se është djali i axhës së Rexhep Selimit dhe sot në Hagë është duke u përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini i cili kërkoi garanci për klientin e tij sipas Rregullës 151 të procedurës dhe provave. “Keni garancitë që parashikohen. Do të thotë që nuk do te ndiqeni penalisht. Në qoftë se do të jepni dëshmi, këtë dëshmi do ta keni rastin siç…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi numërimin e votave deri në mbi 90 për qind të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, deri në orën 11:07 të mëngjesit, janë numëruar 90.13% e votave të hedhura në kutitë e votimit. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.37%. Dhe në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.65% të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Obiliqit, sipas përditësimit të fundit të statistikave në faqen zyrtare. Nga 33 kuti votimi sa janë numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 48,61 për qind ose 6,278 vota. Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23,23 për qind ose tre mijë vota. PDK ka marrë 12,48 për qind të votave ose 1,612 sosh në Obiliq. Numër të madh të votave ka marrë Lista Serbe në këtë komunë, duke grumbulluar 8,69 për qind të tyre ose 1,122. Nga 88,55 për…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë. Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi. Gjithashtu, gjatë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se pret që Elon Musk të gjejë shpenzime të panevojshme prej miliarda dollarësh dhe abuzime në Pentagon, në kuadër të një kontrolli financiar që do të drejtohet nga sipërmarrësi amerikan “Do t’i them së shpejti, ndoshta pas 24 orësh, të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit. Më pas do kemi në vëmendje ushtrinë. Të shkojmë në ushtri, t’i bëjmë një kontroll financiar ushtrisë”, tha zoti Trump në një intervistë me gazetarin Brett Baier të rrjetit Fox News, një pjesë e së cilës u transmetua të dielën në mëngjes. “Ne do të…
Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është arrestuar të dielën në Prizren, së bashku me një familjar të tij me inicialet F.D. Ata dyshohen për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 18:00 më 9 shkurt. Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se autoritetet kanë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat, duke mbledhur prova dhe dëshmi shtesë lidhur me ngjarjen. “Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka…
Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 18-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit. Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”. Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut. Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi…
