Autor: TV News
Doruntina Bylykbashi, gazetare e cila aktualisht ndodhet në Qendrën e votimit në shkollën “Nikola Tesla në Leposaviq ka shpalosur detaje se si është duke shkuar procesi zgjedhor nga aty.Bylykbashi në një lidhje direkte ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe me pak telashe. Ajo që vlen të përmendet është se po ka edhe votues, qytetar nga Serbia për të votuar. “E reja nga Leposaviqi është se kanë ardhur qytetar nga Serbia për të votuar. Kanë pasur telashe në tentimin për votim. Një qytetar nga Serbia, i cili ka pasur vendbanimin në Lipjan ka ardhur për…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka planifikuar një urdhër policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” që po mbahen sot. Policia ka njoftuar se janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarë policorë, por ka shtuar se nëse ka nevojë do të angazhohen edhe të tjerë. Në njoftim thuhet se policët kanë filluar punën me orar 12 orësh, duke nisur nga ora 03:00. “Policia e Kosovës, përmes komunikatës zyrtare të datës 10 janar 2025 ka bërë publike, planifikimet dhe fazat kyçe të urdhrit operativ policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” të cilat po mbahen sot me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet…
Presidenti i parë i Namibisë së pavarur, Sam Nujoma, ka vdekur në moshën 95-vjeçare në kryeqytetin Windhoek, ka njoftuar lideri aktual i vendit. Nujoma udhëhoqi luftën e gjatë për pavarësi nga Afrika e Jugut në 1990 pasi ndihmoi në themelimin e lëvizjes çlirimtare të Namibisë të njohur si Organizata e Popujve Jugperëndimor (Swapo) në vitet 1960, raporton BBC përcjell Dukagjini. Pas pavarësisë, Nujoma u bë president në vitin 1990 dhe drejtoi vendin deri në vitin 2005. Nujoma ishte shtruar në spital gjatë tre javëve të fundit me një sëmundje nga e cila “nuk mundi të shërohej”, tha presidenti Namibian Nangolo…
Kreshnik Radoniqi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat po zhvillohen sot. Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik. Radoniqi ka dhënë detaje edhe për votimin nga diaspora. “Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikë e Kanada. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniqi pasi votoi në Pejë. Ai ka treguar edhe për telashet…
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), do të monitorojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit në tërë territorin e Kosovës, kjo me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor.Zgjedhjet parlamentare 2025 do të monitorohen me gjithsej 550 vëzhgues në terren, të cilët do të raportojnë në intervale të rregullta përgjatë ditës së zgjedhjeve për mbarëvajtjen, procesin e tërësishëm dhe numërimin e votave.Qendra e konferencave dhe thirrjeveQendra e thirrjeve do të përbëhet nga 50 operatorë të cilët do të pranojnë dhe përpunojnë të dhënat në mënyrë digjitale nga vëzhguesit në terren.Të dhënat e përpunuara…
Milani ka kaluar në avantazh ndaj Empoliit. Leao ka shënuar për 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Ishte një krosim i bukur nga Pulisic, i cili u finalizua me gol nga Leao. Ja pamjet – VIDEO. The post GOOL/ Milani në avantazh ndaj Empolit, Leao e dërgon topin në rrjetë appeared first on GazetaBlic.
Ramush Haradinaj kandidat i Koalicionit për “Kosovën Fituese” ka thënë se ka dhënë një premtim publik se nëse bëhet kryeministër çmimi i energjisë nuk do të rritet që nga dita kur do ta marr mandatin deri në përfundim të tij. ‘Unë e kamë dhënë një premtim publik edhe ju siguroj që kom me mbajt. Në ditën që do të hyjë në Qeveri, s’rritet çmimi i energjisë elektrike deri në ditën kur dal, pra katër vjet nëse rri nuk ngritët ky çmim dhe po ashtu kam dhënë premtim që në dy vjet e gjysmë gradualisht, mujm me zbrit ma herët nëse…
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka mbledhur 25 mijë qytetarë në tubimin elektoral në Kosovë. Tubimi masiv u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe ndriçimi i telefonave nga dhjetëra mijëra pjesëmarrës shndërruan tubimin e LDK-së në më madhështorin. “Le të ketë dritë në këtë Republikë! LDK është dashni! 25 mijë falenderime për pjesëmarrësit!” – ka shkruar Abdixhiku.
Ramush Haradinaj kandidat i Koalicionit për “Kosovën Fituese” ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin edhe nëse i ofrohet posti i Presidentit. Haradinaj tutje ka thënë se Kurti do të ketë rënie. “Ai do të ketë një rënie të madhe turpëruese”, ka thënë Haradinaj në ’Debat Plus’ në RTV Dukagjini.
