Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump: Kontrolli financiar nga Elon Musk do të zbulojë abuzime në Pentagon

TV NewsBy TV News10 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se pret që Elon Musk të gjejë shpenzime të panevojshme prej miliarda dollarësh dhe abuzime në Pentagon, në kuadër të një kontrolli financiar që do të drejtohet nga sipërmarrësi amerikan

“Do t’i them së shpejti, ndoshta pas 24 orësh, të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit. Më pas do kemi në vëmendje ushtrinë. Të shkojmë në ushtri, t’i bëjmë një kontroll financiar ushtrisë”, tha zoti Trump në një intervistë me gazetarin Brett Baier të rrjetit Fox News, një pjesë e së cilës u transmetua të dielën në mëngjes.

“Ne do të gjejmë miliarda, qindra miliona dollarë shpenzime të panevojshme dhe abuzime”, tha Trump për departamentin më të madh federal.

Pentagoni ka një buxhet prej afro 1 trilion dollarësh në vit. Në dhjetor, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një projektligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator.

Zoti Musk, për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se është një punonjës i posaçëm i qeverisë, është ngarkuar nga zoti Trump për të drejtuar një përpjekje për të tkurrur personelin federal të Shteteve të Bashkuara.

Si pjesë e kësaj nisme, ndihmësit e Musk kanë kërkuar qasje në informacione konfidenciale në sistemet kompjuterike në agjenci të ndryshme qeveritare.

Kritikët thonë se përpjekjet ka të ngjarë të jenë në kundërshtim me ligjin, rrezikojnë ekspozimin e informacionit të klasifikuar dhe në praktikë po shpërbëjnë agjenci të tëra pa miratimin e Kongresit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, sugjeroi në një intervistë të dielën se proceset e ndërtimit të anijeve të Pentagonit mund të ishin me interes të veçantë për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

“Gjithçka atje duket se kushton shumë, merr shumë kohë dhe ka pak dërgesa tek ushtarët. Ne kemi nevojë që udhëheqësit e biznesit të hyjnë atje dhe të reformojnë procesin e blerjes në Pentagon”, tha Waltz në një intervistë për “Meet the Press” në rrjetin NBC.

“Ka shumë gjëra që duhen parë në procesin e ndërtimit të anijeve, është rrëmujë totale”, shtoi Waltz.

Udhëheqësit nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe jo-efikasitetin në Pentagon. Por demokratët dhe sindikatat e shërbimit civil thonë se Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga Musk, i mungon ekspertiza për të ristrukturuar Pentagonin dhe përpjekjet e tyre rrezikojnë të ekspozojnë programe sekrete.

Kompanitë e Musk kanë gjithashtu kontrata të mëdha me Pentagonin, gjë që ka ngritur shqetësime të rëndësishme për konfliktin e interesit./VOA

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.