Autor: TV News
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në komunat e tjera po bëhen përgatitjet e nevojshme dhe se procesi i numërimit pritet të fillojë nesër. “Po fillojmë me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, të cilat janë nga vendvotimet e rregullta në 2533 vendvotime në të gjithë Kosovën. Fillimisht, procesi i numërimit në qendrat komunale të numërimit do të nisë në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Në…
Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, t’i caktohet masa e paraburgimit. Atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji, pasi dyshohet për veprat penale sulm dhe kanosje. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, masë e tillë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër. “Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025. Të pandehurit nuk guxojnë që…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se 80.1 për qind e pjesëtarëve të diasporës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15,352 qytetarë, ndërsa përmes postës kanë votuar 68,712. Ai ka theksuar se kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit të votave që janë pranuar me postë. Në total, 104,924 qytetarë nga diaspora kanë pasur të drejtë vote në këto zgjedhje, që është hera e parë që votuesit e jashtëm janë mundësuar të votojnë në 19 përfaqësi diplomatike të Kosovës nëpër…
Gjyqtari legjendar italian, Pierluigi Collina beson se rregulli i goditjes së penalltisë duhet të ndryshohet, duke mos lejuar gjuajtësin e penalltisë të rikuperojë pas një pritjeje të portierit. Ish-arbitri italian Collina beson se rregulli i goditjes së penalltisë duhet të ndryshohet, duke mos lejuar penalltitë të shënojnë në rikuperim. “Unë besoj se ka një hendek të tepruar midis mundësive në dispozicion të sulmuesit dhe atyre të portierit”, tha Collina për Repubblica. “E kam përmendur tashmë këtë në diskutimet që kemi pasur në IFAB”, vazhdoi ish-arbitri. “Një zgjidhje është rregulli ‘një gjuajtje’. Ashtu si në gjuajtjet e penalltive pas kohës shtesë.…
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë. Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO”. “Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta…
Dëshmitari Sylejman Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këtë pohim, dëshmitari e bëri gjatë pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mishetiq fillimisht e pyeti dëshmitarin se çfarë ishte Grupi i Prekazit, ku ishte i përfshirë edhe vetë Sylejman Selimi. Ai tha se ky grup kryesohej nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe disa shokë të tjerë. “Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra”, tha Selimi, kur u…
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje. “Ishin zgjedhje ndryshe kësaj here. Serbët votuan dhe një përqindje u shkoi atyre. Po ashtu, grindjet e Kurtit me amerikanë nuk e kanë ndihmuar. Mendoj se e kanë dëmtuar deri në një masë, por jo edhe aq të madhe, sepse ky nuk është një rezultat katastrofik për të. Ai vazhdon ta ketë partinë më të madhe”, ka…
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për tentim vrasjen e ndodhur më 3 janar 2025. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025, 18:53. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera, një vendim që mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende. Presidenti Trump nënshkroi urdhërat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%. Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që, në bashkëpunim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çdo abuzim apo keqpërdorim të votave, pas rënies së ueb faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ditën e diel. Në një përgjigje për Dukagjinin, Zyra për Komunikim Publik e Prokurorisë Themelore në Prishtinë konfirmoi mëngjesin e së martë se tashmë po trajtohet çështja në fjalë. “Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim…
