Autor: TV News
Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të analizojë gabimet e saj gjatë qeverisjes, pasi performanca në disa dikastere nuk ka përmbushur pritjet e elektoratit – gjë që sipas tij, çoi në rënien e VV-së në 40.86 për qind nga 50 për qind që mori në zgjedhjet e 2021. Hoxha ka theksuar se zhgënjimi i votuesve nuk lidhet vetëm me fushatën, por me veprimet dhe mosveprimet gjatë katër viteve në pushtet. “VV më së pari, gabimi i parë duhet të analizohet prej qeverisjes. Sepse je ne qeveri katër vjet, dhe ti me veprime e mosveprime e hidhëron…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se partia e tij ka fituar në mënyrë të padiskutueshme zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare. Kurti theksoi se kjo fitore erdhi “cep më cep” dhe pa llogaritur ende votat me kusht dhe ato të diasporës. “Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e…
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar se subjekti që ai drejton nuk do të pranojë trajtimin e komunitetit egjiptian si një bllok uniform (të komuniteteve pakicë jo-serbe) që ndjek shumicën, duke theksuar se vendimet e partisë do të bazohen në qëndrime të pavarura. Votat e numëruara deri më tani as opozitës e as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ia japin fuqinë që ta krijojnë të vetme Qeverinë. Duke folur për formimin e qeverisë së re, Berisha ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë kandidati për kryeministër dhe se mbështetja e PLE-së do të varet nga…
Manchester City ka kaluar në avantazh ndaj Real Madrid. Haaland ka shënuar në Etihad Stadium. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post HAALAAAAAND! Manchester City në avantazh ndaj Real Madrid appeared first on GazetaBlic.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar pushtetin aktual dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vonesat në publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve. Haradinaj ka vlerësuar se ka një skemë të organizuar për manipulimin e rezultateve zgjedhore, përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe dështimit të “sistemit të dështuar teknik”, për të cilin ai pretendon se është i qëllimshëm. “Kapja e institucioneve të pavarura nga qeveria Kurti ka arritur kulmin me dështimin e plotë të sistemit të KQZ-së në zgjedhjet parlamentare. Për herë…
Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15 mijë e 352 nga 20 mijë e 324. Por halli tash qëndron tek forma se si këto vota nga ambasadat e Kosovës nëpër botë do të sillën në Kosovë. Një tender me një kompani transportuese i ka dështuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prandaj është dashur që vet të merren me këtë proces. Në KQZ thonë se e kanë mbështetjen edhe të MPJD-së dhe disa nga votat veçse kanë arritur në Kosovë. “Në momentin kur në një kuti postare…
Dyshimet mbi një ndërhyrje të mundshme në faqen zyrtare të KQZ-së në ditën e zgjedhje nacionale kanë bërë që Prokuroria Themelore në Prishtinë të kërkojë përgjigje. E kjo e fundit, një autorizim për hetime ia ka dhënë Policisë së Kosovës që të hetojnë për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së faqes së KQZ-së. “Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet kompetente të ndërmarrin veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së ëeb faqes së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, ku denoncoi shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga regjimi serb Kurti theksoi se diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi përfshin aspekte të ndryshme, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe ekzistencën e tyre si komb. “Përmes një letre drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, e kam informuar dhe kam denoncuar shtypjen e vazhdueshme të regjimit serb e Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e numërimit të votave nga zgjedhjet e fundit. Deri më tani, janë numëruar 99.45% të votave, me Lëvizjen Vetëvendosje që vazhdon të mbajë epërsinë. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 340,641 vota, ose 40.90% të totalit. Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 183,658 vota, që përbëjnë 22.05% të votave të numëruara. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 146,815 vota, ose 17.62% të totalit. AAK-Nisma, ka arritur të sigurojë 62,111 vota, që përbëjnë 7.46% të votave të numëruara.
Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali që lidhet me pornografi që përfshin të mitur. Raul Asencio akuzohet se është përfshirë në shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur. Për këtë do të përballet me gjyq. Më parë ai ishte thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa prej atëherë u bë pjesë e investigimit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dhe 3 ish-lojtarë që kanë qenë në rezervat e Realit, janë po ashtu të përfshirë. Vetë lojtarët që janë të përfshirë kanë…
