Autor: TV News
Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda. Sipas njoftimit, vjedhjet janë kryer gjatë shkurtit të këtij viti, derisa pas arrestimit janë sekuestruar dëshmi që do të përdoren në Gjykatë. I dyshuari është me inicialet D.M., i lindur në vitin 1992. “Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në…
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025, kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian. Në këtë deklaratë, ata theksuan se populli i Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij demokratike për të votuar në zgjedhjet parlamentare të rregullta. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Vëzhgues Zgjedhor (EOM) për të monitoruar procesin zgjedhor…
Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi që Rusia ka kryer mbi Kiev mëngjesin e së mërkurës. “Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rajonin e Kievit”, ka thënë Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Kjo është se si (Vladimir) dëshiron që lufta të përfundojë”, ka shtuar ai, raporton Reuters. Perspektivat për negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë gati tre vjet më parë janë rritur pasi presidenti i…
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, është prononcuar pas fitores së madhe ndaj Manchester City. “Ishte një lojë e çuditshme. Nuk më intereson se në çfarë forme është City, ata janë ende një skuadër e jashtëzakonshme. Është gjithmonë e ndërlikuar të luash kundër tyre dhe më në fund shfrytëzuam rastin në fund”. Për epërsinë e krijuar para ndeshjes së dytë: “Është gjithmonë mirë të marrësh epërsi në shtëpi dhe jam i sigurt që Bernabeu do të mbushet për ne. Për golin e tij të fitores: “Unë thjesht vazhdova të vrapoja në rast se Vini [Vinicius Jr] mund ta kthente topin, është…
Aleanca ushtarake veri-atlantike NATO pret që kryeministri i ardhshëm i Kosovës të jetë i përkushtuar për një Kosovë të sigurt dhe të qëndrueshme, si dhe të angazhohet për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in për hirë të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Kështu kanë bërë të ditura burime të televizionit Dukagjini në NATO. Një zyrtar i lartë i kësaj aleance ka thënë gjithashtu se pas zgjedhjeve në Kosovë, NATO-ja pret që udhëheqësi i ardhshëm i Qeverisë, të jetë i gatshëm të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë e cila garanton sigurinë për të gjitha komunitetet.…
Pa llogaritur mbi 84 mijë vota nga diaspora, dhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, në numra, kjo do të jetë përbërja e Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me gati 340 mijë vota, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 47 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës do të ketë së paku 25 deputetë, me mbi 184 mijë vota. Lidhja Demokratike me mbi 164 mijë vota ka 20 deputetë. Ndërkaq koalicioni AAK-NISMA sipas rezultateve preliminare me mbi 62 mijë vota zë 8 ulëse në Kuvend. Lista Serbe ka 9 deputetë, 1 deputet i takon partisë së ministrit në…
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është shoqëruar me tensione, pas një përplasjeje verbale mes komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Siç raportoi Klan Kosova, mosmarrëveshja ka nisur për një votë të kontestuar, kur komisionerët e VV-së ngritën shqetësime lidhur me vlefshmërinë e saj, duke kërkuar që të mos llogaritej si e rregullt. Ndërkohë, komisionerët e LDK-së insistuan që ajo votë të konsiderohej e rregullt dhe të numërohej si e tillë.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është prononcuar pas humbjes nga Real Madrid me rezultat 2 me 3. “Unë e di cilësinë e Real Madridit. Ne e morëm lojën në pjesën e dytë dhe u përpoqëm të sulmonim shumë shpejt. Përmbysja ndodhi sepse ata [Real Madrid] janë një ekip i jashtëzakonshëm. Nëse Jack Grealish dhe Manuel Akanji do të jenë të aftë për ndeshjen e dytë: “Nuk e di”. Për ndeshjen e dytë: “Sigurisht që tani është e vështirë. Duhet të rikuperohemi. Mendoj tani për Newcastle dhe pastaj të shkoj në Bernabeu.” /GazetaBlic Sport/
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një politikan “destruktiv” dhe “mashtrues.” Në Debat Plus, Mehmetaj akuzoi Kurtin për mashtrim ndaj bashkëpunëtorëve të tij politikë dhe për krijimin e përplasjeve me zyrtarë të lartë amerikanë. “Nuk ka liderë në botën demokratike që thotë: ‘Sa i lumtur jam, do të punoj me Albin Kurtin’. Ai është destruktiv dhe mashtrues, prandaj nuk e duan. I ka mashtruar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar, duke filluar nga bashkëpartiakët e tij e deri te Blinken, të cilin e ka quajtur edhe ‘naiv’. Nuk besoj që Shtetet…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar të martën se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës dhe do ta rifillojë luftën kundër Hamasit, nëse grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirohen grupin e radhës së pengjeve të shtunën. Hamasi tha të hënën dhe e përsëriti të martën se synon ta shtyjë lirimin e tri pengjeve të tjera, duke e akuzuar Izraelin se nuk i ka plotësuar kushtet e armëpushimit. Sipas Hamasit, Izraeli nuk ka lejuar futjen e më shumë tendave dhe ndihmave të tjera humanitare në Gazë. Presidenti…
