Autor: TV News
Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit: Barcelona do të luajë me Atletico Madridin, kurse Real Madrid me Real Sociedad Barcelona v Atletico Madrid. Real Sociedad v Real Madrid Ndeshjet e para do të zhvillohen më 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ato të kthimit pas një muaji më 1, 2 ose 3 prill. Barcelona do të jenë vendas në ndeshjen e parë… ashtu si edhe Real Sociedad! /GazetaBlic Sport
Procesi zgjedhor i 9 shkurtit ka hyrë në fazën e riverifikimit të plotë të votave, pas problemeve teknike që shkaktuan vonesa në shpalljen e rezultateve preliminare, sipas përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Kurteshi ka thënë procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe publike, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë. “Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria. Më 9 dhe 10 Shkurt, KQZ ka futur të gjitha të dhënat nga formularët e…
Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës, ka deklaruar shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM), Nathalie Loiseau. Ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar. Për ndërhyrje e ka cilësuar edhe deklaratën e emisarit për misione të posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, që pati kritikuar kryeministrin dhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. “Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu,…
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, dhe modelja turke, Sezen Cifcioglu, po kalojnë disa ditë relaksi në Alpet zvicerane. Dyshja duket se po shijojnë çdo moment të kësaj aventure së bashku, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga udhëtimi i tyre. Sezen ka publikuar disa fotografi dhe video në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e Butrintit. Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë zgjuar menjëherë interesimin e ndjekësve, të cilët kanë nisur të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies mes tyre. Nga imazhet e publikuara, duket se këngëtari dhe modelja kanë kaluar momente të bukura së bashku, duke shijuar peizazhet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka thënë se integriteti i votës së 9 shkurtit nuk është cenuar e se pavarësisht problemeve në proceset e deritashme, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta. KQZ-ja në një komunikatë për media të mërkurën ka thënë se është e “përkushtuar maksimalisht” që të kryhet sa më shpejt numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, të numërohen votat me kusht, atyre të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga votimi jashtë Kosovës. “KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili po mbahet në selinë e NATO-s.Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se diskutimet kryesore të këtij takimi po fokusohen në situatën e sigurisë globale dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. “Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukraines, që prej fillimit të agresionit rus”, thuhet në njoftim.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar për prezencën e saj në Samitin për IA në Paris të Francës.Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kosova aktualisht gjendet në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Tutje ajo shtoi se revolucioni global tekonologjik e bën të domosdoshme që Kosova të jetë pjesë e këtij transformimi. “Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i…
Europa do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Samitin e Veprimit të AI në Paris. Nga kjo, 20 miliardë euro do të caktohen për fabrikat e AI, të cilat, sipas Komisionit, nevojiten për të lejuar “zhvillimin bashkëpunues” të modeleve më komplekse të AI. Njoftimi vjen pas njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron të dielën për një plan investimi prej 109 miliardë eurosh për projektet e AI në Francë në vitet e ardhshme. Macron tha se investimi është “ekuivalenti për Francën me atë që SHBA ka shpallur…
Policia e Kosovës njoftoi se ka iniciuar rast për kallëzim të rremë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, pasi kishte deklaruar rrejshëm se më 14 janar ishte shtënë me armë në drejtim të tij. Në raportin ditor bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në Gjakovë në prani të avokatit më 11 shkurt, e me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “lajmërim apo kallëzim i rremë”. “Pas hetimeve të zhvilluara dhe mbledhjes së provave i dyshuari shtetas i Shqipërisë, me 11.02.2025 është intervistuar në prani të avokatit lidhur me veprën penale ‘Lajmërim apo…
Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar pesë ndeshje të fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës. Të martën u zhvillua vetëm një takim i kësaj faze, ku Drenica arriti pas penalltive të mposht Trepçën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Pesë ndeshje tjera janë në program për t’u zhvilluar sot, ku padyshim spikasin dy takime me skuadrat që vijnë nga Superliga. Prishtina është nikoqire e Suharekës në takimin që fillon nga ora 17:00, ndërsa Drita e pret Dukagjinin nga ora 13:00. Ndeshjet tjera të ditës së sotme janë Vëllaznimi-Gjilani, Dinamo-Malisheva dhe Llapi-Vushtrria. Këto tri…
