Autor: TV News

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të shoqërohet me një mekanizëm të ngjashëm për shqiptarët në Serbi. Gjatë një interviste në emisionin FIVE në Dukagjini, ai theksoi se Asociacioni është pjesë e planit franko-gjerman dhe një element kyç në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Videnoviqit, pranimi i këtij plani nga të dyja palët është i pashmangshëm dhe do të kërkojë kompromise të mëdha. “Sepse ka qenë edhe në propozimin franko-gjerman. Dhe shpesh herë kam shkruar që është goditje për Kosovën dhe për anën serbe edhe…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe jashtëzakonisht produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera”, ka theksuar Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social. “Ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Po ashtu, kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat, dhe ne do të fillojmë duke telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për ta informuar…

Read More

Situata në Kosovë me numërimin e votave pas zgjedhjeve të së dielës po monitorohet edhe nga Brukseli. NATO-ja pret që procesi të përfundojë sa më parë dhe të formohet një qeveri stabile. I pyetur për këtë çështje nga televizioni Dukagjini, sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore Mark Rutte ka thënë në një konferencë për media se janë të gatshëm të punojnë me këdo që udhëheq vendit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka raportuar për rezultatet finale, dhe bazuar në ato rezultate fillestare, do të ketë një qeveri koalicioni. Dhe sigurisht, ne do të sigurohemi që të punojmë me këdo…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së mërkurës është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar për vrasjen e 42-vjeçarit në një lokal në Skenderaj. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i janë konfiskuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Me 12 shkurt, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit…

Read More

Qeveria e Kosovës ka mohuar për përfshirjen e saj në problemet teknike të sistemit digjital të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – teksa uebfaqja e KQZ-së që nga nisja e procesit të numërimit ka pasur probleme teknike. Në një reagim të postuar në Facebook, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se ekzekutivi nuk ka asnjë lidhje me serverët apo software-in e përdorur nga KQZ për digjitalizimin e procesit zgjedhor. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve…

Read More

Një vrasje ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një person 42 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një i dyshuari tjetër në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në një lokal në qytetin e Skenderajit. Ai ka thënë se rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar. “Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar…

Read More

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje drejt një epokë të re – Dukagjini Resort ka marrë dritën e gjelbër. Leja e ndërtimit për Dukagjini Resort është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit i shtetit shqiptar. Sipas dokumenteve të miratuara, resorti do të ketë objekte me funksion banimi dhe shërbimi, me 1 deri në 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë. Investimi do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 36,038 m², ndërsa ndërtimi mbi dhe nën tokë do të përfshijë 75,920.36…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca veri-atlantike po e ndjek me vëmendje procesin zgjedhor. Kështu deklaroi Rutte pas pyetjes nga gazetari i Televizionit Dukagjini, Mehmet Krasniqi, e cila u fokusua në ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Rutte u shpreh se, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve janë ende preliminare dhe nuk ka pasur ende rezultate përfundimtare, nga këto rezultatet duket se do të formohet një koalicion qeverisës. Kryeministri i ardhshëm, NATO pret përkushtim për sigurinë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca veri-atlantike po e ndjek me vëmendje procesin zgjedhor. Pyetja nga gazetari i Televizionit Dukagjini, Mehmet Krasniqi, u fokusua në ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Rute u shpreh se, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve janë ende preliminare dhe nuk ka pasur ende rezultate përfundimtare, nga këto rezultatet duket se do të formohet një koalicion qeverisës. Kryeministri i ardhshëm, NATO pret përkushtim për sigurinë dhe dialogun me Serbinë Megjithatë, ai…

Read More