Autor: TV News
Juristi Tomë Gashi ka komentuar mundësinë e formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje. Në Debat Plus, ai ka theksuar VV-ja po përpiqet të formojë një qeveri me partitë minoritare, por këto të fundit nuk janë të interesuara për koalicion dhe sipas tij, vetëm po e ngritin pazarin. Gashi ka potencuar se nëse VV-ja dështon në përpjekjen e saj, pas kësaj do të mund të ofrojë bashkëpunim me partitë opozitare, të cilat, sipas tij, janë të gatshme të pranojnë çdo mundësi bashkëpunimi. “VV-ja tenton ta bëj vetë qeverinë me këto partitë minoritare, pa Listën Serbe, sepse ta bëj me Listën Serbe…
Kanë kaluar më shumë 2 muaj që kur në qeverinë e Kosovës, shkoi një ftesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Dy prokurorë, nënshkruan ftesën drejtuar Kurtit për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore. Ftesa i ishte përsëritur disa ditë më vonë, meqë në datën e parë të caktuar, 16 dhjetorin, Kurti paradite ishte jashtë shtetit. Por as në ftesën e dytë, Kurti nuk shkoi fizikisht në Prokurorinë Speciale, dhe u kishte ofruar prokurorëve disa data si mundësi për t’u intervistuar në objektin e Qeverisë. As kjo nuk ka ndodhur e per veprimet që kanë pasuar e prokurorisë nuk…
“Napoli është një klub i madh. Unë jam duke punuar shumë për t’u rikthyer në formën time më të mirë. Së shpejti do të jem në gjendje të shpreh veten time më të mirë përsëri dhe të bëj një ndryshim për të ndihmuar ekipin.” Ishin fjalët e Noah Okafor, anësori i ri i Napolit që foli në Radio Crc. Ish-lojtari i Milanit, i cili erdhi në formë huazimi, ndjen presionin për t’u rikthyer në formë sa më shpejt të jetë e mundur, pas dëmtimit që do ta mbajë Neres jashtë për rreth një muaj. “Po punoj shumë në stërvitje. Për…
Një 42-vjeçar nga Suhareka ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Carralevë të Shtimes. Policia ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një autobus. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, viktima ka qenë shofer i veturës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, dhe menjëherë pas ngjarjes janë dërguar ekipet përkatëse në vendin e ngjarjes. “Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi. Ekipet e policisë kanë mbërritur në vend dhe rreth orës 19:00, është njoftuar se aksidenti kishte pasojë fatale, duke lënë të vdekur shoferin…
Izraeli kërcënoi se mund të nisë një “luftë të re” kundër Hamasit dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza nëse militantët e grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirojnë pengjet këtë fundjavë. Komentet e Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, erdhën menjëherë pasi grupi palestinez Hamas tha se nuk do të dorëzohej ndaj “kërcënimeve” të SHBA-së dhe Izraelit për lirimin e pengjeve në kuadër të një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi. Ndërmjetësuesit, Katari dhe Egjipti, po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi muajin…
Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e rëndë në Skenderaj këtë të mërkurë. Sipas njoftimit, i dyshuari B.I., 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. “Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së. Ndërsa, i dyshuari i parë u arrestua disa orë më herët. Policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe…
Njerëzit sot janë tepër të angazhuar. Ndonjëherë madje nuk kanë kohë për t’u ulur dhe për të menduar rreth gjërave më të rëndësishme se sa puna. Madje padashur harrojnë të bëjnë edhe gjënë më të rëndësishme: Të qeshin! E qeshura ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e mirë për të gjithë, sepse zvogëlon dhimbjen, rrit energjinë, forcon sistemin imunitar dhe mbron nga efekti i keq i stresit të përditshëm. Mbi të gjitha, ajo është e lirë, zbavitëse dhe e lehtë. Nëse qeshni çdo ditë, do të forconi imunitetin, do të ulni hormonet e stresit si dhe do të relaksoni muskujt,…
Analisti politik, Ismail Tasholli, ka kritikuar sjelljen për fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, pas rezultateve preliminare natën vonë duke theksuar se një udhëheqës duhet të respektojë edhe ata që nuk e kanë votuar. Sipas Tashollit, Kurti ka dështuar në ofrimin e një fjalimi unifikues dhe civilizues pas fitores. “Nëse ky pretendon të jetë kryeministër, ai duhet të jetë për të gjithë, edhe për ata që nuk ia kanë dhënë votën. Qytetaria dhe kompleksiteti politik duhet të me u rrokë prej një njeriu që pretendon se ka inteligjencë politike, dhe nuk mund t’i quash njerëzit ‘hajvanat’. Ai aty është dashur ta…
Liverpool ka barazuar shpejt rezultatin ndaj Everton. Mac Allister ka realizuar në Goodison Park, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 1. Ja pamjet – VIDEO. The post Super ndeshje në Premier League, Liverpool barazon rezultatin në derbin lokal ndaj Everton appeared first on GazetaBlic.
Analisti politik, Viktor Buzhala ka deklaruar se koalicioni më i qëndrueshëm dhe afatgjatë është ai ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në Debat Plus, Buzhala ks theksuar se ky koalicion do të mundësojë zgjedhjen e presidentit pa mbështetje nga votat e Listës Serbe. Ai gjithashtu përmendi se sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka lënë të kuptohet se nuk do të bëjnë koalicion me VV-në, por më pas sipas tij, kanë zbutur qëndrimet e tyre. Buzhala ka theksuar ai e sheh PDK-në në qeveri, dhe gjasat janë të mëdha që kjo parti do të bashkohet me VV-në…
