Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe jashtëzakonisht produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera”, ka theksuar Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.
“Ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Po ashtu, kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat, dhe ne do të fillojmë duke telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për ta informuar atë mbi bisedën tonë, gjë të cilën do ta bëj menjëherë tani”, ka deklaruar Trump.
Presidenti republikan tha se liderët gjithashtu “ranë dakord që ekipet e tyre përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat” dhe se do ta njoftonin liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedën e tyre.
Ai tha se telefonata ishte “e gjatë dhe jashtëzakonisht produktive”.
“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera,” tha Trump.
Kremlini ka thënë se Putini dhe Trump kishin biseduar për gati një orë e gjysmë në telefon dhe se të dy liderët kishin rënë dakord të takoheshin./Radio Evropa e Lirë