Autor: TV News
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, Gjakovën, Gjilanin, Drenasin dhe të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se numërimi ka nisur edhe në Ferizaj, ndërsa për komunat e mbetura do të ketë një njoftim të mëvonshëm. “Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Gjithashtu, procesin…
Sergio Conceicao mbron vendimin e tij për të përdorur të katër sulmuesit së bashku në humbjen 1-0 të Milanit ndaj Feyenoord, duke pranuar se ai duhet të gjen ekuilibrin e duhu, por ruan shpresat në Champions League. Milan humbi ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport. “Ju fitoni ndeshje me duele, agresion dhe Feyenoord i kishte të gjithë ata përbërës sonte”, pranoi Conceicao në Sky Sport Italia. “Ne jemi këtu për t’i bërë katër muajt e fundit të sezonit të ndryshëm nga gjashtë muajt e mëparshëm. Duhet të gjithë, duke filluar nga unë, të japim pak…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka procesuar 99.72 për qind të vendvotimeve. Sipas rezultateve preliminare deri të mërkurën në ora 22:12 janë procesuar 2 mijë e 526 vendvotime nga 2 mijë e 533 që janë në total. Deri më tani edhe shtatë vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet. Sipas këtyre të dhënave preliminare të KQZ-së del se Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22.05 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.67 për qind, Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 7.45…
Presidenti Donald Trump tha se si Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehën dëshirën për paqe, gjatë telefonatave të veçanta që patën me të dhe se zoti Trump ka urdhëruar zyrtarët më të lartë amerikanë që të nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Komunikimet telefonike u zhvilluan pasi, më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga objektivi për anëtarësim në NATO dhe përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e…
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme. Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV-ja e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25…
FC Drita ka postuar një komunikatë të ashpër para pak minutave në drejtim të gjyqtarit kosovar, Mervan Bejtullahu. Klubi gjilanas e ka cilësuar madje edhe si ‘kamikaz’ Bejtullahun, transmeton GazetaBlic Sport. Sipas tyre, ai nuk e ka kryer punën me nder sot gjatë ndeshjes kundër Dukagjinit. FC Drita e ka akuzuar rëndë edhe gjyqtarin e katërt, Gramos Shala, duke e cilësuar si “gjyqtar i skandaleve”. Ata kanë dërguar ankesë në drejtim të FFK-së për Bejtullahun dhe Shalën, duke kërkuar që këta dy gjyqtarë mos të gjykojnë më asnjëherë ndeshje të Dritës. Bardhekaltrit triumfuan në Kupën e Kosovës kundër Dukagjinit, pas…
Pas daljes nga funksioni dhe dyshimeve për hyrje të pa-autorizuara në faqen e KQZ-së dhe shpërputhjes së për qindjes dhe votave me numrin e votuesve, edhe më shumë janë shtuar paqartësitë se çka ka ndodhur dhe kush mbanë përgjegjësi. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka pretenduar se kjo kompani nuk e ka zhvilluar uebfaqen e KQZ-së, por se nga OSBE është aranzhuar për të zhvilluar Aplikacionin Softuerik për QNR-në dhe KQZ-në. Koci po ashtu pretendon se përgjegjësia bie mbi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit. Ne kemi kërkuar sqarim nga kjo Agjenci por të njëjtit na kanë këshilluar t’i…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do të mbetet në opozitë, duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se qëndrimet e LDK-së mbeten të pandryshuara dhe se vendimet për hapat e ardhshëm do të merren brenda partisë. Ai rikujtoi deklaratën e tij pas përfundimit të procesit të votimit më 9 shkurt, kur ka deklaruar se nëse populli ka vendosur që LDK-në ta mbajë në opozitë atëherë do të qëndrojnë aty. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve nuk përbën një ndryshim për Kosovën,…
Juristi Tomë Gashi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para dhe se duhet pritur edhe votat e diasporës, që sipas tij mund të ndikojnë deri në mbi 5 për qind. Ai ka shtuar se rritja e opozitës ishte e pritshme pas katër vitesh në opozitë, duke argumentuar se ato kanë pasur kohë të reformohen dhe të përmirësojnë rezultatin e tyre. “Nuk ia kanë heq votat, vetëm duhet me prit edhe votat e diasporës, nuk e dimë sa mbërrin por deri në mbi 5 për qind është. Ka qenë gjithçka në kudër të…
“Koalicioni VV-LDK, i pamundur” Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është opsioni i fundit dhe pothuajse i pamundur, për shkak të rivalitetit të madh mes dy partive. “Nëse dikush ka dhënë sinjale më të qarta se do të rrijë në opozitë nëse nuk e merr rezultatin, ka qenë LDK-ja. Rivaliteti mes VV-së dhe LDK-së është i madh, sepse të dyja garojnë për të njëjtin elektorat. Kjo e bën bashkëpunimin shumë të vështirë dhe konfliktet më të mundshme”, ka thënë Hoxha në Debat Plus Ai ka shtuar se, megjithëse një…
