Autor: TV News
Nga 258 kuti të rregullta të votimit, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë numëruar 13 kuti me vota të kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, tetë prej tyre janë në proces. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami. Numërimi në këtë qendër ishte paraparë të zgjasë deri në shtatë ditë, por për shkak të problemeve teknike, Bajrami tha se nuk dihet me saktësi se kur do të përfundojë. Sot është dita e tretë prej kur ka nisur…
Skuadra e Gjilanit dje është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga ekipi i Ligës së Parë, Vëllaznimi me rezultatin 2-0. E tifozët e klubit gjilanas, duket se janë ngopur me këto rezultate negative nga skuadra e tyre. Me anë të një komunikate, Skifterat thonë se nuk do të rrinë në heshtje për këtë situatë – teksa kërkojnë reagim të menjëhershëm, shkruan GazetaBlic Sport. Ja postimi i Skifterave: “SKIFTERA, KOHA PËR TË FOLUR! E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme! Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Përmes tri vendimeve të ndara, më 7 shkurt 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit për dy muaj. Për Hashim Thaçin, ZPS-ja kishte argumentuar se paraburgimi i tij është i nevojshëm pasi nuk kishte asnjë ndryshim nga gjetjet e gjyqtares së procedurës paraprake në vendimin për arrestim dhe konfirmim të akuzave, raporton “Betimi për Drejtësi”. ZPS-ja kishte argumentuar se ka dyshim…
Një veturë ka përplasur një grup njerëzish duke lënë disa të plagosur në Mynih, ka thënë policia. Gazeta gjermane Bild, duke cituar burime zyrtare, raportoi se 15 persona kanë mbetur të lënduar. Siç raporton BBC, policia ka konfirmuar se një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse. Shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk paraqet rrezik të mëtejshëm, thuhet nga ana e policisë. Incidenti ndodhi në skenën e një mitingu të lidhur me sindikatat e transportit Verdi, sipas mediave lokale. Konferenca e Sigurisë në Munih pritet të nisë të premten, ku do të marrin pjesë edhe…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kërkuar nga deputeti Asllan Dogjani. Më pas do të shqyrtohet projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Në rendin e ditës në Kuvend është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave…
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Sylejman Selimi tha se Adem Jashari ka qenë kryesori në UÇK dhe se ai nuk ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm. “Nuk ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm por ka dhënë urdhra ose u konsultu me Shtabin e Përgjithshëm me njerëzit që i ka njohur”, tha fillimisht dëshmitari. Sylejman Selimi shpjegoi se Adem Jashari ka pasur lidhje me Shtabin e Përgjithshëm e po ashtu edhe me persona të tjerë nëpër vende të ndryshme. “Ai vazhdimisht e ka pas lidhjen me Shtabin e Përgjithshëm. Shtabi i Përgjithshëm gjithmonë ka kontaktuar me të. Ademi …
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që për mbrojtjen e Pjetër Shalës të zgjatet afati për dorëzimin e dosjes së apelit ndaj urdhrit për zhdëmtim të viktimave, i cili obligon të pandehurin që t’i paguaj 208 mijë euro dëmshpërblim. Njoftimi për apel, mbrojtja e Shalës e kishte dorëzuar më 28 janar andaj afati i fundit ishte që dosjen ta dorëzonte me së largu deri më 28 shkurt. Por, ky afat është shtyrë deri më 14 mars 2025. Ndryshe, Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar në Apel kërkesën kundër urdhrit për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur rreth mundësisë së nisjes së bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Rutte në një deklarim për mediat para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ka thënë se bisedimet duhet të prodhojnë zgjidhje afatgjate. “Është vendimtare që çfarëdo që del nga ato bisedime që të jetë më e qëndrueshme, jo një Minks të tretë. Nuk mund ta kemi atë sërish, nuk mund ta kemi sërish Putinin duke provuar në të ardhmen të marrë secilin kilometër në Ukrainë”, ka deklaruar ai, raporton nga selia e NATO-s në Bruksel gazetari…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Siç ka njoftuar Presidenca, tema kryesore e këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor, me ç’rast presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi. Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë…
Mënyra se si i trajtojmë debatet ose konfliktet tona tregon shumë për inteligjencën tonë. Disa njerëz duket se janë më të prirur për të zbutur tensionet në këto lloj situatash, duke inkurajuar komunikimin dhe largimin e çdo konflikti. Dhe ata e bëjnë këtë duke përdorur shpesh këto pesë fraza: “Unë e kuptoj këndvështrimin tuaj, por…” – Arti i ndjeshmërisë Fillimi i bisedës duke pranuar këndvështrimin e tjetrit është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar tensionet. Pra, ju tregoni se dëgjoni dhe respektoni mendimin e tjetrit, duke pohuar tuajin. Kjo qasje hap dialogun dhe shmang përshkallëzimin e diskutimeve. “Më ndihmo…
