Autor: TV News

Emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm dhe do të votojnë për një qeveri të re, do të merren vesh shumë shpejtë Por derisa asnjëra parti nuk do të ketë mundësi të bëjë qeverinë e vetme, kalkulimet për koalicionet të mundshme kanë filluar. Në çdo formë, sipas analistit politik Albinot Malokut, aty duhet të jetë e përfshirë edhe partia që fitoj zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje. “Republikës së Kosovës i nevojitët një qeveri gjithëpërfshirëse ku duke respektuar rendin kushtetues, për përparësinë e të parit ai ta formoj qeverinë duke pasur një parteritet kualicion siç edhe e duhet…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë të ditura planet për “tarifa reciproke” që mund të godasin aleatët dhe konkurrentët, ndonëse ekonomistët paralajmërojnë se masa mund të përshkallëzojë luftën tregtare në botë dhe mund të rrisë inflacionin në territorin amerikan. Duke folur prej Zyrës Ovale, Trump ka thënë se ka vendosur për zbatim të tarifave reciproke, derisa gazetarëve u ka thënë se aleatët amerikanë kanë qenë shpesh “më të këqij sesa armiqtë” në aspektin tregtar. Ai e ka përmendur në veçanti Bashkimin Evropian, duke thënë se ka qenë “absolutisht brutal” në marrëdhëniet tregtare me Uashingtonin. Masat do të zbatohen ndaj…

Read More

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe procesit paszgjedhor në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo deklaroi se NATO nuk ndërhyn në politikën vendase, por pret një qeveri funksionale dhe përparim në dialogun me Serbinë, të cilin e sheh si thelbësor për stabilitetin rajonal. “Në përgjithësi kemi kaluar në një situatë të paqëndrueshme dhe kur ka zgjedhje ne rajon, sikur këto, duhet t’i kushtohet një rendis të veçantë. Por, fatmirësisht zgjedhjet kaluan dhe nuk kishte ndikimin direkt në stabilitet.…

Read More

“Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë”. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Agon Batusha, ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në asnjë koalicion paszgjedhor me partitë opozitare. Ai është shprehur i bindur se Vetëvendosja do të arrijë të formojë qeverinë vetëm me mbështetjen e pakicave joserbe, ndërsa në të kundërtën preferon të kalojë në opozitë. Megjithatë, gjatë një paraqitjeje direkte në emisionin “Debat Plus”, Batusha duket se ka zbutur qëndrimin e tij, duke kërkuar që të priten rezultatet përfundimtare të numërimit të votave. “Besoj që procedurave do…

Read More

Mbrojtësi në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani, është shpallur fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Torino , i është dhënë një dënim me gjashtë muaj me kusht dhe i është hequr patenta. Italiani do të detyrohet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh për autoritetet në Torino, transmeton GazetaBlic Sport. Incidenti ndodhi më 21 korrik 2023 kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maserati-n e tij pak jashtë qytetit. Kur iu nënshtrua një testi standard të analizës së ajrit, rezultati ishte 1,56 gram për litër, tre herë mbi kufirin ligjor prej 0,5 g/l.…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me vështirësi të mëdha edhe tre ditë pas fillimit të procesit të numërimit të votave të deputetëve dhe verifikimit të atyre të partive. Gjatë këtyre ditëve, janë shfaqur probleme teknike dhe organizative që kanë ngadalësuar procesin e numërimit të votave. Në këtë linjë, gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur dyshime se këto probleme teknike mund të kenë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje. “Në momentin kur e kam parë që VV0ja duke u ankuar rreth KQZ-së, për arsye komplet të kuptueshme. Qysh është ajo puna me Listën Serbe, ku vetë njëherë e kishin certifikuar si organizatë që…

Read More

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-së kanë përfunduar takimin e tyre të enjten me idenë e qartë se duhet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. Në një ditë të gjatë me takime e aktivitete në selinë e aleancës në Bruksel, ata diskutuan mundësitë drejt këtij synimi, por edhe rritjen e industrisë së prodhimit, krahas kërkesave të njëpasnjëshme të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Në konferencën pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte foli rreth mundësisë për nisjen e negociatave për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi presidenti amerikan Donald Trump foli me liderët e të dyja shteteve.…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka reaguar ashpër marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin për t’i nisur negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bëhet pa përfshirjen e Kievit. Thirrja e realizuar nga Trumpi më 12 shkurt është një tjetër hap në përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gati tre vjet më parë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë më 13 shkurt se gjithë këto përpjekje nuk përbëjnë “tradhti” për Kievin. Mirëpo lajmi për thirrjen…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç u tha, parregullsive të shfaqura. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se zarfet janë anuluar për shkak se në disa prej tyre ishin vetëm regjistrimi për votim dhe jo fletëvotimi. Në anën tjetër, ai tha se numërimi i votave për kandidatë për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot. Sipas tij, vonesat në komunat e tjera…

Read More

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato.Nga kurat me limon e sheqer, tek ato me aloe vera, ekzistojnë disa metoda natyrale dhe të thjeshta për t’u aplikuar në shtëpi dhe që u shpallin ‘luftë’ pikave të zeza. Pikat e zeza, si t’i eliminoni me lehtësi? Vaji i kokosit është një produkt natyral që është konsideruar…

Read More