Autor: TV News

Kryesia e Organizatë së Veteranëve të Luftë së  UÇK-së ka ndërprerë bashkëpunimin me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars. Në një deklaratë për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së OVL-UÇK-së thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL-UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm “ka ofenduar, përjashtuar, linçuar…

Read More

Hamasi ka thënë se është i përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës me Izraelin dhe do të vazhdojë të lirojë pengjet brenda kornizës kohore të rënë dakord. Pas bisedimeve në Kajro, grupi i armatosur palestinez tha se ndërmjetësit egjiptianë dhe katar kishin konfirmuar se do të “heqnin pengesat” për marrëveshjen. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Izraeli. Por, raportet egjiptiane dhe të Katarit thanë se ndërmjetësit kishin kapërcyer boshllëqet midis dy palëve dhe të dyja ishin të përkushtuara për të vazhduar zbatimin. Të martën, Izraeli tha se armëpushimi do të përfundonte nëse Hamasi nuk kthente pengjet…

Read More

Procesi i numërimit të votave ka hasur në probleme të mëdha, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare. Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim për ritmin e ngadaltë të numërimit, duke vlerësuar se nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të duhen deri tre javë për të përmbyllur numërimin e të gjitha votave. Cakolli ka ndarë këto shqetësime në një postim në Facebook, ku theksoi se deri në mesnatë, 18 qendrat komunale të numërimit kishin arritur të numëronin vetëm 114 vendvotime, me një tavolinë që i duhej mesatarisht 8 orë për të numëruar një kuti…

Read More

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, ka deklaruar se raportet ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë do të kenë dy faza: dita e zgjedhjeve do të vlerësohet pozitivisht, por procesi i numërimit nga KQZ-ja pritet të kritikohet për mungesë përgatitjeje Në FIVE të Dukagjinit, Rashiti theksoi se raporti i Këshillit të Evropës do të përmendë presionin e Serbisë ndaj votuesve serbë, por fokusi kryesor do të zhvendoset tek problemet në procesin numërimit të votave. “Jam i bindur që në procesin e raporteve ndërkombëtarëve për zgjedhjet do të kemi dy faza. Fazën e  ditëve të zgjedhjeve, që do të kualifikohet…

Read More

Futbolli po ndryshon. Klubet po mendojnë për marketingun dhe fitimet më shumë sesa për pasionin e njerëzve. Kështu po vepron edhe UEFA, shtëpia e futbollit evropian. Sipas “The Independent”, planet e UEFA-s janë që Champions League të ndryshojë destinacion pas tetë vitesh. Duke përfshirë edhe finalen, Champions League nuk do të zhvillohet në kontinentin europian, ose vetëm pjesërisht do të ketë disa ndeshje në Europë. UEFA synon të futet në një treg të ri global, me fitime marramendëse, duke injoruar faktin se nuk quhet FIFA, por UEFA, pra një institucion që lidhet me futboll kontinental dhe jo botëror.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka riafirmuar angazhimin e aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rolin e KFOR-it në Kosovë dhe vëzhgimin e zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë. Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel, nga ku po raporton edhe gazetari i TV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi. Duke komentuar zhvillimet në Kosovë, Rutte përmendi procesin zgjedhor dhe përpjekjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të finalizuar rezultatet, duke mos përjashtuar mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës. “Ne jemi shumë të përfshirë në Kosovë përmes KFOR-it, gjithashtu…

Read More

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pas përfundimit të dëshmisë, avokati Artan Qerkini ka konfirmuar për Dukagjinin se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë pushuar meqë gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara ai ka pasur statusin e personit të dyshuar. Pas katër ditësh përfundon dëshminë Sylejman Selimi, në pjesën e fundit foli për Shtabin e Përgjithshëm

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme. Siç ka njoftuar Presidenca, gjatë qëndrimit të saj në Munih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përveç takimeve bilaterale, presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës. Konferenca…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në qeveri është proceduar projekt-rregullorja për’ Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore’. Në rrjetin social Facebook, ministrja Haxhiu bëri të ditur se pas fondit emergjent për viktimat, sot është proceduar në Qeveri, projekt-rregullorja për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. “Mekanizmi Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do…

Read More

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. “Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”, tha Kallas në një bisedë të përbashkët me grupin “Redaksia Evropiane”, ku bëjnë…

Read More