Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026

Naser Selmani dënohet për shpifje për mendimin se media kontrollohet nga partitë dhe qeveria

16 Shkurt, 2026

Putin i zhdukur mbi një javë?

16 Shkurt, 2026

Fetai: Barabarësia mes katër partive është parim themelor i shkrirjes së VLEN-it në parti

16 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rutte: Bisedimet Rusi – Ukrainë duhet të sjellin paqe të qëndrueshme

TV NewsBy TV News13 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur rreth mundësisë së nisjes së bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rutte në një deklarim për mediat para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ka thënë se bisedimet duhet të prodhojnë zgjidhje afatgjate.

“Është vendimtare që çfarëdo që del nga ato bisedime që të jetë më e qëndrueshme, jo një Minks të tretë. Nuk mund ta kemi atë sërish, nuk mund ta kemi sërish Putinin duke provuar në të ardhmen të marrë secilin kilometër në Ukrainë”, ka deklaruar ai, raporton nga selia e NATO-s në Bruksel gazetari i RTV Dukagjini, Mehmet Krasniqi.

Derisa ritheksoi se do të flasin për shpenzimet rreth mbrojtjes, Rutte përsëriti se aleatët duhet të shpenzojnë më.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet jo vetëm sepse një gjë të tillë po e kërkon SHBA-ja, por sepse ata presin që Evropa të zbatoj pjesën e vet të obligimeve.

“Ne duhet të shpenzojmë më shumë shkaku i rrezikut që vjen nga Rusia”, tha Rutte duke shtuar se shtetet anëtare duhet të prodhojnë më shumë”, ka theksuar ai.

Përveç Ukrainës dhe shpenzimeve për mbrojtjen, ministrat e mbrojtjes të aleancës pritet të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Foto nga gazetari Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini 13/02/2025, Bruksel

Kurse, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth e ka quajtur presidentin e SHBA-së, Donald Trump si negociatorin më të mirë në planet pas bisedës së tij të djeshme me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këtë deklaratë, Hegseth para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes, brenda të cilit tha se pret që zhvillohen biseda mbi situatën aktuale dhe nevojën për të sjellë paqe në kontinent, raporton Dukagjini nga margjinat e këtij takimi.

“Roli im si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara është të flas në mënyrë realiste për rrjedhën e atij konflikti. Dhe mendoj se e patë nga Presidenti Trump dje se ai vetë është negociatori më i mirë në planet, duke bashkuar dy palë për të gjetur dhe negociuar paqen, që në fund të fundit është ajo që të gjithë duan”, ka thënë Hegseth.

Pas telefonatës, Trumpi tha se biseda e tij me Putinin i sjell Rusinë dhe Ukrainën më afër bisedimeve të paqes.

Kurse gjatë deklarimit të sotëm për media, Hegseth tregoi pritshmëritë e SHBA-së që Evropa të marrë rolin udhëheqës në garantimin e sigurisë, derisa u zotua se Amerika do të jetë krah për krah me aleatët.

Hegseth merr pjesë për herë të parë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që nga emërimi i tij në janar si Sekretar i Mbrojtjes në administratën e Trumpit.

Lexuar: 116

Lajme te ngjashme

Putin i zhdukur mbi një javë?

Ella, myslimanja me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë e Izraelit

Brenda 10 vjetëve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë, Bill Gates parajmëron

Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE

Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.