Autor: TV News

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e tjera taksojnë importet amerikane, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar me shtetet aleate dhe vendet e tjera. Kritikët thonë se ky veprim ka gjasa të shkaktojë një ballafaqim të gjerë ekonomik. “Kam vendosur që për arsye barazie, do të vendos një tarifë reciproke”, tha Presidenti Trump në Zyrën Ovale ndërsa nënshkroi vendimin. “Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të ankohet”. Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë…

Read More

Ka katër muaj që ka nisur të zbatohet në pesë shkolla të kryeqytetit por jo të gjitha shkollat janë të përshtatshme për mësimin tërëditor. “Shkolla e gjelbër” është njëra ndër implementueset e saj të para por për të qenë e tillë, i janë dashur disa ndryshime. Njëra ndër to, edhe ndarja e nxënësve. “Ka pasur ndryshime shkaku i numrit të madh të nxënësve, jemi detyruar t’i zhvendosim ciklin 6-9 në “Eqrem Çabej” dhe e kemi lënë këtu për 1-5. Tjera ka qenë kuzhina, është dashur të ndërtohet prej fillimit, digjitalizimi i objektit, dhoma e objekteve, banka të reja, dollapë”, ka…

Read More

Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urdhëroi që të tërheqë akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.Dorëheqja e republikanes Danielle Sassoon, e cila shërbeu si prokurore e përkohshme në qarkun jugore të Nju Jorkut, u konfirmua nga një zëdhënëse. Dorëheqja e saj vjen disa ditë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i udhëzoi prokurorët e Nju Jorkut ta pushojnë rastin kundër kryebashkiakut Adams, i cili akuzohet se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas apo me…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në pesë komuna dhe po vazhdon në 29 të tjera. Sipas njoftimit të fundit të KQZ-së, numërimi ka përfunduar në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, ndërsa procesi ka filluar në Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë. “Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës. Gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve…

Read More

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka vendosur të mos bashkëpunojë me Qeverinë për organizimin e festimeve të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Sipas OVL e UÇK-së, Qeveria aktuale nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me organizatën dhe ka vepruar në mënyrë që, sipas tyre, ka dëmtuar të drejtat e veteranëve të luftës. Vendimi është kritikuar nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka quajtur atë të ngutshëm dhe të motivuar politikisht. Ai ka theksuar se këto data historike i…

Read More

Po sikur Lamine Yamal të kishte shkuar në Espanyol në vend të Barcelonës ? Në janar 2015, Yamal ishte një hap larg bashkimit me Espanyol, por një email përfundoi duke ndryshuar rrjedhën e karrierës së tij, transmeton GazetaBlic Sport. Jijantes FC publikoi një email të dërguar nga Óscar Hernández, koordinatori i ekipit të të rinjve të Barcelonës, Marc Serra, për të kërkuar që një djalë, i cili u dallua në La Torreta de La Roca del Vallès modeste, të shkonte dhe të bënte një provë në Barcelonë përpara se klubi i tij të vendoste një protokoll me Lamineol. I ftuar…

Read More

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit e përfshirë në rastin e vrasjes në Skenderaj. Të pandehurit, me inicialet H.I dhe B.I, dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së rëndë”. Përveç kësaj, ata akuzohen edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti Për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.i dhe B.I. Paraburgimi iu caktohet nën dyshimin e bazuar se të pandehurit H.I dhe…

Read More

Sekretari amerikan i mbrojtjes flet në Varshavë ndërsa liderët botërorë takohen në konferencën globale të sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se Evropa duhet të investojë në mbrojtjen e saj tani, sepse prania amerikane nuk do të zgjasë “përgjithmonë”. Uashingtoni e njeh rëndësinë e trupave amerikane në Evropë si një parandalues ​​dhe si pjesë e unitetit të aleancës, por e ardhmja varet nga nevojat amerikane dhe aftësia e Evropës për të “përparuar”, tha ai. “Tani është koha për të investuar, sepse nuk mund të supozoni se prania e Amerikës do të zgjasë përgjithmonë,” tha…

Read More

Mendoni për ditën e të dashuruarve dhe të parat që ju bien në mend janë zemrat lulet dhe çokollatat. Dëgjo këtë artikull tani…Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve? Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi. Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet. Trëndafilat e kuq janë lulet klasike për këtë ditë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e duhur dhe e sigurt.…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën e sigurisë në Mynih. Osmani takimin me presidenten e re të Zvicrës e ka quajtur të shkëlqyer. “Takim i shkëlqyer me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”. “Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të…

Read More