Autor: TV News
Gjykatësi federal Amir Ali urdhëroi dje administratën e presidentit amerikan Donald Trump që të tërheq përkohësisht pezullimin tre-mujor të ndihmës ndërkombëtare. Ai përmendi dëmin e madh të shkaktuar nga ngrirja e papritur e fondeve për organizatat jofitimprurëse dhe organizatave të tjera në mbarë botën. Ky është vendimi i dytë i gjykatës që kundërshton synimin e Trumpit për shpërbërjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila operon tash e 60 vite. Administrata Trump pretendon se USAID nuk po vepron në përputhje me interesat amerikane. Vendimi për pezullim nënkuptonte që kompanitë, organizatat joqeveritare, përfshirë ato të të…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”. Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve. “Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ. Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe…
Puna e mirë që ka bërë te Shqipëria, ka bërë që në shumë raste Sylvinho të marrë dhe oferta të ndryshme. E fundit vjen nga një klub brazilian. Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon. Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian. Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në “pole-position” për rolin e trajnerit të Botafogos është…
Aeroplanmbajtësja e marinës amerikane USS Harry S. Truman u përplas dje me anijen e mallrave Beshiiktash-M pranë Port Said, Egjipt. “Përplasja nuk rrezikoi Harry S. Truman dhe nuk pati raportime për përmbytje apo lëndime. Sistemet shtytëse nuk u prekën dhe janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Incidenti është nën hetim,” tha Marina në një deklaratë. USS Harry S. Truman ka operuar në Detin e Kuq që nga dhjetori i vitit të kaluar si pjesë e misionit të tij për të penguar sulmet ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake të nisura nga Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen.
Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) do të mbahet nga sot deri më 16 shkurt 2025, në Mynih të Gjermanisë. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë konferencë triditore. Në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC) ka udhëtuar dje edhe presidentja, Vjosa Osmani. Siç u bë e ditur nga Presidenca, gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot (e premte) në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.
Kylian Mbappe do të kthehet në grumbullim te Franca duke nisur nga ndeshjet e muajit mars pasi trajneri Deschamps duket se ka zgjidhur atë që u quajt “konflikt” me sulmuesin dhe kapitenin e Gjelave. Kohët e fundit u fol shumë për këtë çështje dhe në fakt u tha dhe se Mbappe nuk ka një raport të mirë dhe se në fillim kishte kërkuar të luante dhe më pas kishte ardhur vendimi për t’u lënë jashtë për Nations League e shkuar. Ndërsa Deschamps tha ndryshe dhe dha një version tjetër, atë që ka të bëjë me faktin se Mbappe në fund…
Interi në fundjavë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit. Në kampin zikaltër nuk ka lajme të mira nga infermieria, pasi fitorja me Fiorentinën u shoqërua edhe nga dëmtimet e Thuram, Arnautoviç dhe Bastonit. Të mërkurën Thuram dhe Arnautoviç, nuk u panë të stërviten me grupin, gjë që shton edhe më shumë dyshimet për super duelin që do të luhet të dielën në mbrëmje. Megjithëse analizat nuk kanë konstatuar lëndime të rënda tek dy sulmuesit e Inzaghit, ata sërish nuk janë në gjendje të kryejnë stërvitje të plotë me grupin. Në rast se nuk ja dalin, pritet që në…
Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi. Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe. U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi. “O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore…
