Autor: TV News
Prindërit mund të kenë të drejtë: Flini pak dhe do të ndiheni më mirë në mëngjes, sipas një studimi të ri. “Studimi jonë sugjeron se shëndeti mendor dhe mirëqenia mund të luhatet me kalimin e kohës gjatë ditës”, ka thënë autori kryesor i studimit, Dr. Feifei Bu, studiuesja kryesore e statistikave dhe epidemiologjisë në Kolegjin Universitar të Londrës, shkruan CNN. “Në mesatare, njerëzit mund të ndihen më së miri herët në mëngjes dhe më së keqi vonë në mbrëmje”. Për të gjetur dallimet se si ndryshoi shëndeti mendor gjatë ditës, studiuesit analizuan të dhënat e 49 mijë njerëzve që u anketuan…
Një autobus është vetaksidentuar sot në fshatin Shkrel. Si pasojë, lëndime kanë pësuar 17 persona, të cilët janë dërguar në Eemergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rastin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për…
Nuk ka të lënduar por dëme materiale janë të konsiderueshme”, është shprehur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.Në një përgjigje për portalin Dukagjini, Veseli tha se zjarri ka nisur rreth orës 10:15 dhe aktualisht Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ku edhe po lokalizohet zjarri. “Incident zjarri në Brezovicë Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës…
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, që të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, por të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Në një diskutim në “Atlantic Council”, Hovenier theksoi se Kosova ka bërë një zotim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nga viti 2013, dhe ai zotim vazhdon të mbetet në fuqi. Ai nënvizoi se kjo çështje është ripërsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 dhe në Aneksin e saj të Zbatimit. “Mendoj se mënyra më e mirë për të…
Brighton e ka dyfishuar avantazhin ndaj Chelsea. Minteh ka shënuar për 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Kur po zhvillohet minuta e 38-të, skuadra vendase ka avantazh të konsiderueshëm. Ja pamjet – VIDEO. The post Brighton dyfishon rezultatin ndaj Chelsea appeared first on GazetaBlic.
Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, shkruan gazeta KOHA. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues. Burime zyrtare për gazetën KOHA tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30. Ndryshe, i freskët është…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima tashmë është dërguar në QKUK. “Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e 10 të dënuarve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të cilët ishin shpallur fajtor për bixhoz të paligjshëm. Më 18 tetor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Mentor Maqani, Flakron Maqani, Granit Nikqi, Visar Haxhijaj, Arbent Ramadani, Fadil Bytyqi, Rrahim Bërbatovci, Sefer Berisha, Artan Quni dhe Ardian Hasani, duke i dënuar me 11 vjet burgim (së bashku). Kurse, të akuzuarit Qun Mengjiqi dhe Mentor Kika janë liruar nga akuza, e për Orhan Elshanin ishte marrë aktgjykim refuzues. Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka aprovuar si të…
Brighton e ka dyfishuar avantazhin ndaj Chelsea. Minteh ka shënuar për 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Kur po zhvillohet minuta e 38-të, skuadra vendase ka avantazh të konsiderueshëm. Ja pamjet – VIDEO. The post Brighton dyfishon rezultatin ndaj Chelsea appeared first on GazetaBlic.
14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin. Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit. Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori…
