Autor: TV News

Një lokal është përfshirë nga zjarri në ora 05:15 në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. “Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”. “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave…

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensy në Konferencën e Sigurisë në Mynih e ka ripërsëritur deklaratën e tij se Rusia kreu një sulm “shumë të rrezikshëm” në centralin bërthamor të Çernobilit gjatë natës, gjë që Kremlini e mohon. Një dron fluturoi shumë poshtë për t’u zbuluar nga radarët, thotë ai, duke shtuar se sulmi i supozuar ishte planifikuar qëllimisht që të përkonte me fillimin e konferencës së Mynihut. “Putini definitivisht nuk do paqe,” thotë ai. Zelensky gjithashtu pretendon se inteligjenca tregon se Rusia po përgatitet për një luftë kundër NATO-s vitin e ardhshëm. Në bisedimet e ardhshme me nënpresidentin amerikan JD…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen në Konferencën e Sigurisë në Munih. Kurti ndër të tjera, Sørensenit i ka folur për raportet me Serbinë, ndërsa ka përsëritur se Beogradi ka shkelur marrëveshjet dhe e ka quajtur absurde që presidenti serb nuk po e dorëzon Milan Radoiçiqin.  Tutje Kurti i ka thënë Sørensenit se për të ecur përpara, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar Bashkimit Evropian dhe ta dorëzojë Radoiçiqin.  “Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është bërë publik versioni i redaktuar i vendimit të konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, i cili përmban informacione se si u koordinuan për udhëzimet e dhëna për mënyrën e dëshmisë së dëshmitarëve, duke përfshirë Rrustem Mustafën dhe Bislim Zyrapin. Në vendimin e 21 nëntorit 2024, i cili konfirmon akuzat e ZPS-së nga gjyqtarja Marijore Massleot, e i cili u bë publik më 12 shkurt 2025 përshkruhen faktet për të cilat flet aktakuza, duke përfshirë edhe transkriptat e audio-incizimeve të nxjerra gjatë…

Read More

Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre për një kontratë të re, dhe ata tani kanë përgjigjen e tyre. Nuk ka gjasa të pritet mirë nga Presidenti Florentino Perez. Los Blancos nuk kishte planifikuar të fillonte bisedimet për kontratën me Vinicius deri në fund të sezonit, me brazilianin që kishte refuzuar bisedimet në shtator, duke ndjerë se mund të merrte një kontratë më të mirë nëse vazhdon të provojë veten. Sidoqoftë, zbulimi se Vinicius ishte takuar me drejtues të Arabisë Saudite për të dëgjuar propozimin…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputet, ku deri tani janë numëruar 386 vendvotime. “Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftim të publikuar në Facebook. Por, duhet theksuar se të mërkurën, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me…

Read More

Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit. Por, personeli i sigurisë u përgjigj brenda pak minutash, shkruan SkyNews. Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima. “Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme. IAEA vazhdon të monitorojë situatën”, shtoi agjencia. Së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau detaje për atë që ndodhi. Zelensky tha se një dron sulmues rus me një kokë me eksplozivë goditi vendin. Ai tregoi se ka pasur dëme…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen  në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Munich-it. Osmani ka thënë se me Sørensen përveç zhvillimeve në vend ka biseduar edhe për pritshmeritë nga dialogu i Brukselit dhe përkushtimin e Kosovës që të përmbyllet ky proces me njohje të ndërsjellë. “Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq në Munich. Osmani tha se me Komshiq kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi.  “Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Read More

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Skenderaj, ku një person rreth moshë 40-vjeç, mbeti i vrarë në një lokal. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë babë e djalë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti I Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit H.I., dhe B.I., pasi ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 e lidhur me nenin 31, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim…

Read More