Autor: TV News
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka thënë se ndeshja ndaj Bayer Leverkusen të shtunën pritet të jetë një përballje me intensitet, por që skuadra e tij synon vetëm fitoren. Leverkusen renditet në vendin e dytë me dyzet e gjashtë pikë, ndërsa Bayern kryeson me pesëdhjetë e katër. Një fitore e “bavarezëve” do ta çonte epërsinë në njëmbëdhjetë pikë, me vetëm dymbëdhjetë ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit. Nga ana tjetër, nëse Leverkusen triumfon në shtëpi, do ta ngushtonte diferencën në pesë pikë, duke mbajtur garën për titull të hapur. “Nuk mund ta dimë 100% se çfarë të…
Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria e shprehjes duket se po shënon kthim mbrapa në Evropë dhe që çështjet e imigrimit të paligjshëm përbëjnë kërcënim real për kontinentin. Ndonëse në qendër të vëmendjes së konferencës treditore është nisma e shtyrë përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, Vance ka folur për atë që e ka portretizuar si divergjencë të Evropës nga vlerat themelore. “Kërcënimi që më shqetëson më së…
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Greta Caka, ka reaguar ndaj sulmeve dhe linçimeve që, sipas saj, ka marrë nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mohuar se ka diskutuar për ndonjë post politik. Reagimi i saj vjen pas një debati publik ku emri i saj u përmend për një pozitë në një qeveri të mundshme, gjë që, sipas saj, ka nxitur një fushatë agresive dezinformatash me motive politike. Në një postim në Facebook, Caka ka theksuar se nuk ka dashur të merret më parë me këtë çështje, pasi një mënyrë e tillë komunikimi nuk meriton përgjigje. “Nuk kam reaguar asnjëherë ndaj sulmeve,…
Konferenca tri ditore e Sigurisë në Mynih, ka mbledhur 50 udhëheqës shtetëror dhe rreth 150 ministra nga e gjithë bota. Përfaqësuesit e Kosovës kanë përzgjedhur që ditën ta nisin me emisarin e ri të BE-së për dialogun, danezin Peter Sorensen. Me emisarin Sorencen presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe pritjet për dialogun e Brukselit, ndërsa ia ka përcjellë mesazhin se pret që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës. Biseda dhe përmbajtja e takimit me Kryeministrin në detyrë ka qenë më e gjatë. Pos për punën…
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë me element kriminal dhe terrorist, duke u bazuar në disa raste të mëparshme. Ai përmendi sulmet me molotov ndaj figurave politike dhe mediave, si dhe rastet e disa aktivistëve të dënuar për veprime kriminale. “Mendoj që kam mbetë borxh mbrëmë. Se unë kam thënë se Vetëvendosje është një lëvizje me element kriminal dhe terrorist. Dhe mesa kam parë, ka pas këtu irritim nga ajo deklaratë, ajo deklaratë është veç e bazuar në fakte. Unë me një kërkim të thjesht në internet i kam gjetë disa raste. Kisha pas qejf…
Një autobus është aksidentuar në Genç të Turqisë, duke lënë katër të vdekur dhe mbi 31 të lënduar. Guvernatori i vendit, Ahmet Hamdi Usta tha se në autobus gjendeshin 44 persona, shkruan CNN Turk. “Sipas njoftimeve fillestare, katër qytetarë tanë kanë humbur jetën. Tre prej tyre ndodhen nën autobus, ndërsa një ka ndërruar jetë në Spitalin Shtetëror të Gençit. Aktualisht po përpiqemi të nxjerrim autobusin nga gropa dhe të nxjerrim çdo qytetar të plagosur apo të vdekur që ndodhet nën të”, tha guvernatori para mediave.
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka vendosur të mos bashkëpunojë me Qeverinë për organizimin e aktiviteteve të festimit të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Vendimi është komentuar nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, i cili ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë ndaj veteranëve. Në një linjë direkte në “Debat Plus”, Syla ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk i konsideron veteranët si partnerë dhe se, sipas tij, ai ka një qasje më të afërt me Listën Serbe sesa me ish-luftëtarët e UÇK-së. “Nëse ai zotëria nuk…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti në organizimin e aktiviteteve për 17-vjetorin e pavarësisë dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së nuk është një bojkot ndaj vetë manifestimeve, por një refuzim i bashkëpunimit me ekzekutivin aktual. Gucati e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e përkushtimit ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është zhvilluar asnjë takim me OVL-UÇK-në, përveç një takimi me, Faton Klinakun, ku sipas tij nuk u arrit ndonjë…
Sigal Prishtina fitoi përballë Vëllaznimit në kryeqytet me rezultat 85:77 (16:23, 19:19, 23:21, 27:14), në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të ProCredit Superligës. Te vendasit Josh Nzeakor shënoi 17 pikë, Rashid Mahalbasiq 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Daniel Lendreaj 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Jericole Hellems me 19 pikë dhe Trey Anderson me 17. Sigal Prishtina tani ka13 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi 11 fitore e dhjetë humbje. The post Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit appeared first on GazetaBlic.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar mbështetjen e fortë të NATO-s dhe Holandës për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka postuar fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. “Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar Osmani në Facebook. Dialogu dhe takimet me emisarin e BE-së, kryefjala e Kosovës në Mynih Gjithashtu, Osmani gjatë ditës ndër të tjerë është takuar me përfaqësuesin e ri të BE-së për…
