Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026

Naser Selmani dënohet për shpifje për mendimin se media kontrollohet nga partitë dhe qeveria

16 Shkurt, 2026

Putin i zhdukur mbi një javë?

16 Shkurt, 2026

Fetai: Barabarësia mes katër partive është parim themelor i shkrirjes së VLEN-it në parti

16 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

TV NewsBy TV News14 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e tjera taksojnë importet amerikane, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar me shtetet aleate dhe vendet e tjera. Kritikët thonë se ky veprim ka gjasa të shkaktojë një ballafaqim të gjerë ekonomik.

“Kam vendosur që për arsye barazie, do të vendos një tarifë reciproke”, tha Presidenti Trump në Zyrën Ovale ndërsa nënshkroi vendimin.

“Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të ankohet”.

Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë tregtinë mes kompanive amerikane dhe konkurrencës së huaj. Kritikët thonë se taksat ndaj importeve të huaja ka gjasa t’i faturohen konsumatorëve dhe bizneseve amerikane ose të rrisin çmimet.

Sidoqoftë, disa kritikë thonë se tarifat mund të ndikojnë tek rritja e inflacionit dhe dëmtojnë rritjen ekonomike në vend. Administrata amerikane do t’i shqyrtojë tarifat duke patur parasysh disa faktorë si subvencionet për industrinë, rregulloret dhe zhvlerësimin e monedhës.

Rritja e tarifave do të përshtatej për çdo vend pjesërisht me synimin për të nisur negociata të reja tregtare. Por vendet e tjera mund të ndjejnë gjithashtu nevojën për t’u përgjigjur me rritje tarifash ndaj mallrave amerikane. Si rezultat, Presidenti Trump mund të ketë nevojë të gjejë mënyra për të garantuar konsumatorët dhe bizneset se rritja ekonomike do të baraspeshonte pasigurinë që do të shkaktohej nga pasojat e mundshme të tarifave.

Vendimi i Presidentit Trump për tarifat identifikon tatimet mbi vlerën e shtuar, që janë të ngjashme me taksat e shitjes dhe të zakonshme në Bashkimin Evropian, si një barrierë tregtare që duhet të përfshihet në çdo llogaritje tarifore reciproke, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Normat e tarifave nga vendet e tjera, subvencionet për industritë, rregulloret dhe zhvlerësimi i mundshëm i monedhave do të ishin ndër faktorë të tjerë që administrata e Presidentit Trump do të përdorte për të bërë një vlerësim të tarifave.

Zyrtari tha se të ardhurat e pritshme tarifore do të ndihmonin për të balancuar deficitin e pritshëm buxhetor prej 1.9 trilion dollarësh. Zyrtari tha gjithashtu se rishikimet e nevojshme për tarifat mund të përfundojnë brenda disa javësh apo disa muajsh.

Rritjet e mundshme të tarifave ndaj importeve dhe eksporteve mund të jenë të mëdha në krahasim me tarifat relativisht modeste që Presidenti Trump vendosi gjatë mandatit të tij të parë. Tregtia e mallrave midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në pothuajse 1.3 trilion dollarë vitin e kaluar, me Shtetet e Bashkuara që eksportuan 267 miliardë dollarë më pak se importet evropiane, sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit./VoA

Lexuar: 119

Lajme te ngjashme

Putin i zhdukur mbi një javë?

Ella, myslimanja me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë e Izraelit

Brenda 10 vjetëve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë, Bill Gates parajmëron

Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE

Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.