Autor: TV News
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për krijimin e një “ushtrie të Evropës” për t’u mbrojtur nga Rusia, pasi ai sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai tha gjithashtu se Ukraina “nuk do të pranonte kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen e saj” pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin ranë dakord për të filluar bisedimet e paqes. Në një fjalim të premten, nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance paralajmëroi se Evropa duhet të “përparojë në një mënyrë të…
510 kilogramë mjaltë janë gjetur në dy automjete me targa serbe në fshatin Kokaj të Gjilanit. Të gjitha ishin pa dokumente përcjellëse, e vlera e tyre është rreth 5,000 euro. Policia e Kosovës ka thënë se ka pranuar informata se po bëhet kontrabandë e mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare. Pas informatave, Policia e Dogana kanë reaguar menjëherë. “Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj – komuna e Gjilanit janë ndaluar 2 automjete me targa serbe, me shofer shtetas…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë margjinës së takimeve në Mynih të Gjermanisë, është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se gjatë takimit kanëdiskutuar për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë për mbrojtjen e sigurisë dhe stabiitetit gjatë 23 viteve të fundit. “Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka njoftuar se është takuar me delegacionin e kongresistëve amerikanë. Osmani përmes një postimi në “Facebook” tha se këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm. E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. “Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimin të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve. Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih. Shefi në detyrë i ekzekutivit gjithashtu pati mirënjohjen për kontributin e Turqisë në mbështetjen që i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, në Munih ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë për të dytën ditë. Ata diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë. “Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes”, thuhet në komunikatë. Kurti ka theksuar se Kosova dhe Kroacia ndajnë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike dhe se pajtohen për historinë.
Sigal Prishtina fitoi përballë Vëllaznimit në kryeqytet me rezultat 85:77 (16:23, 19:19, 23:21, 27:14), në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të ProCredit Superligës. Te vendasit Josh Nzeakor shënoi 17 pikë, Rashid Mahalbasiq 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Daniel Lendreaj 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Jericole Hellems me 19 pikë dhe Trey Anderson me 17. Sigal Prishtina tani ka13 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi 11 fitore e dhjetë humbje.
Me funksionalizimin e shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, interesimi për këtë shërbim është shumë i madh. Nga fundi i vitit të kaluar kur është përuruar kjo metodë mjekësore e deri më sot, janë kryer 255 konsulta, ndërsa në pritje janë edhe 470 të tjera. Kështu ka bërë të ditur shefi i repartit të Infertilitetit në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Leandrit Bejtullahu. Ai për KosovaPress tha se koha e pritjes për këto kontrolle është 5 deri 7 ditë. “Interesim ka pas shumë që edhe e kemi pritur….Fillimisht jemi në fazën e seleksionimit të…
Tri pengje izraelite janë liruar të shtunën nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Izraeli pritet t’i lirojë qindra të burgosur palestinezë më vonë gjatë ditës. Militantët e Hamasit i parakaluan pengjet para një turme njerëzish në jug të Gazës, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, si pjesë e marrëveshjes së luhatshme. Ushtria izraelite tha se i pranoi tri pengjet: Lair Horn, 46 vjeç me shtetësi izraelite dhe argjentinase; Sagui Dekel Chen, 36 vjeç me shtetësi izraelite dhe amerikane; dhe…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa shtoi se e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve bilaterale. Osmani përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se sot u takua me deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jurgen Hardt nga radhët e CDU-së. “Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së”. “Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin…
