Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Studimi thotë se problemet më së miri zgjidhen në mëngjes

TV NewsBy TV News15 Shkurt, 2025 Lifestyle Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prindërit mund të kenë të drejtë: Flini pak dhe do të ndiheni më mirë në mëngjes, sipas një studimi të ri.

“Studimi jonë sugjeron se shëndeti mendor dhe mirëqenia mund të luhatet me kalimin e kohës gjatë ditës”, ka thënë autori kryesor i studimit, Dr. Feifei Bu, studiuesja kryesore e statistikave dhe epidemiologjisë në Kolegjin Universitar të Londrës, shkruan CNN.

“Në mesatare, njerëzit mund të ndihen më së miri herët në mëngjes dhe më së keqi vonë në mbrëmje”.

Për të gjetur dallimet se si ndryshoi shëndeti mendor gjatë ditës, studiuesit analizuan të dhënat e 49 mijë njerëzve që u anketuan disa herë midis marsit 2020 dhe marsit 2022, sipas studimit të botuar në revistën “BMJ Mental Health”.

Të dhënat kanë treguar se njerëzit në përgjithësi raportojnë shëndet mendor dhe mirëqenie më të mirë në mëngjes, me më pak simptoma depresive dhe më shumë lumturi, vetëkënaqësi e vlerësim më pozitiv për veten.

Është me rëndësi të theksohet se përderisa është gjetur ndërlidhje mes disponimit dhe mëngjesit, hulumtuesit s’mund të thonë me garanci që është orari i ditës ai që shkakton shëndet më të mirë dhe mirëqenie, siç ka deklaruar Bu. Ekspertët kanë sugjeruar të bëhen më shumë hulumtime për të konfirmuar të dhënat.

Ndërsa dr. Pamela Rutledge, drejtoreshë e Qendrës për Hulumtime Psikologjike, ka thënë se shëndeti mendor dhe mirëqenia duhet të shikohen të ndara, sepse “shëndeti mendor është pjesë kyçe e mirëqenies, por mirëqenia është më shumë se vetëm shëndeti mendor”. Mirëqenia është gjendja e përcaktuar nga kushtet sociale, ekonomike dhe mjedisore.

“Disponimi është diçka që preket përkohësisht, ndërsa shëndeti mendor dhe mirëqenia janë më të gjera dhe kushte më të qëndrueshme që përfshijnë vlerësime emocionale e psikologjike”, ka shtuar ajo.

Hulumtimi s’është final, por sipas Rutledget, shumica e dëshmive tregojnë se mëngjesi është koha më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Mesdita është koha kur hormoni i stresit bije, ndërsa mbrëmja e hershme konsiderohet e mirë për përballje me emocionet personale si reflektimi.

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.