Autor: TV News
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të diel në Tiranë presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në një vizitë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shefi i qeverisë shqiptare ndau në rrjetet sociale momentet e mbërritjes së presidentit arab në aeroportin e Rinasit, si dhe pamje nga takimi në Pallatin e Brigadave. Sipas mediave lokale, kjo është vizita e parë e Mohamed bin Zayed Al Nahyan në vendin tonë, dhe gjatë takimit zyrtar pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, kryesisht në fushën e energjetikës, por edhe në sektorë të tjerë strategjikë.
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën. Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i bllokut tha se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij, nëse kjo do të siguronte paqen ose anëtarësimin e Ukrainës në NATO. “Po, jam i lumtur, nëse është për paqen e Ukrainës”, ka thënë Zelensky të dielën në një konferencë për media në Kiev, raporton BBC. Ai ka shtuar se, nëse largimi i tij do të garantonte anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veri-Atlantike, atëherë është i gatshëm ta bëjë këtë. “Nëse është nevoja që unë të largohem nga kjo karrige, unë jam gati ta bëj këtë, dhe gjithashtu mund ta shkëmbej atë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me skanimin e listave të votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në ditën e zgjedhjeve dhe vetëm pas këtij procesi i cili pritet të përfundojë javën e ardhshme, do të nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. E në të njëjtën kohë, sipas KQZ-së, është duke ndodhur verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime nga votimi përmes postës KQZ nga diaspora dhe 15,352 votues që kanë votuar në përfaqësi diplomatike. Procesit të verifikimit i…
Kosova zë vendin e 141-të nga 145 shtete që figurojnë në renditjen për nga fuqia ushtarake të “GlobalFirepower”. Kjo faqe ka publikuar renditjen e re të këtij viti dhe prapa Kosovës për nga fuqia ushtarake, nga ato që janë të renditura, gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani. Shqipëria zë vendin e 78-të në renditjen e re të indeksit të fuqisë ushtarake. Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia. Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin…
Nuk ka dyshim se Xabi Alonso është trajneri më i mirë i Bayer Leverkusen në histori. Dhe jo vetëm sepse spanjolli i solli klubit titullin e parë sezonin e kaluar, por edhe sepse vështirë se ka një ndeshje pa thyer një rekord të ri. Kështu ditën e djeshme, pas ndeshjes si mysafir ndaj Holstein Kiel dhe fitores 2-0, Alonso u bë rekordmen në historinë e Bundesligës me 28 ndeshje radhazi pa humbje në ndeshjet si mysafir. Askush në ligën më të lartë të Gjermanisë nuk e ka bërë këtë në historinë e saj. /GazetaBlic Sport
Katër persona janë arrestuar të dielën pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Francën lindore, të cilin autoritetet e lidhën me ekstremizmin islamik, sipas zyrës së prokurorisë kombëtare kundër terrorizmit. Një portugez është vrarë në sulmin e së shtunës në qytetin Mulhouse, pranë kufirit me Gjermaninë, raporton AP. Shtatë oficerë policie janë plagosur, teksa një prej tyre është shtruar në spital me lëndime të rënda, sipas zyrës së prokurorit. Të arrestuarit përfshijnë sulmuesin e dyshuar, një algjerian 37-vjeçar i identifikuar nga prokurorët si Brahim A. Ministri i Brendshëm e ka përshkruar atë si një ekstremist islamik me një profil skizofrenik.…
Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve, situata në disa lagje të Prishtinës mbetet alarmante. Në lagjen Bregu i Diellit, konkretisht në rrugën “Xheladin Hana”, kontejnerët janë të mbingarkuar me mbeturina, duke shkaktuar jo vetëm ndotje vizuale, por edhe erë të rëndë për banorët përreth. Pas këtyre kontejnerëve, një tjetër kontejner është rrëzuar në tokë dhe nuk po përdoret më, duke shtuar edhe më shumë kaosin në këtë zonë. Situata nuk është më e mirë as në rrugën B, një nga zonat…
Nga fillimi i muajit shkurt në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit të djemve nga mosha 11 deri në 12-vjeç me vaksinën kundër human papillomavirusit (HPV). Procesi i imunizimit me këtë vaksinë po kalon pa probleme ndonëse disa prindër kanë shfaqur hezitime. Shefja e vaksinimit pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Fetie Fetaj, tha se procesi i vaksinimit kundër human papillomavirusit ka nisur te vajzat vitin e kaluar dhe deri më tani janë vaksinuar 85 për qind e tyre nga mosha 11 deri në 12-vjeç. “Procesi ka filluar më 3 shkurt dhe deri më tani gjithçka ka…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 1 muaj paraburgim ndaj këtyre 5 personave D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. Të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Vrasje’ dhe ‘Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm. Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 16:00. Dje eshte raportuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë arrestuar pesë persona, të cilët, sipas forcave të rendit kishin planifikuar vrasjen e dy personave në Pejë. Arrestimi i tyre u krye të premten më 21.02.2025. “Mbrëmë me…
