Autor: TV News
Një taksist ka raportuar se u sulmua fizikisht nga një pasagjerë në Mitrovicë të Veriut në orët e hershme të së shtunës. Taksisti ka thënë se është sulmuar me grushte nga pasagjeri dhe se nuk është paguar për shërbimin. Policia e Kosovës po e heton rastin. “Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri / 22.02.2025 – 02:15. Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, duke e transportuar një pasagjer dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në kokë me grushte nga pasagjeri mashkull dhe për atë shërbimin i dyshuari nuk ia kishte bërë pagesën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim…
I dërguari i ri i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është një diplomat me përvojë dhe një ndërmjetës serioz, por për të pasur sukses në atë pozicion ai ka nevojë për mbështetje të fortë nga Brukseli, si dhe nga Berlini dhe Parisi dhe kryeqytetet e vendeve të tjera anëtare të BE-së, thotë Wolfgang Petritsch, i cili ishte i dërguari special i BE-së për Kosovën në fund të viteve 1990. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e fundit në Kosovë, Petritsch – duke marrë parasysh deklaratat e aktorëve politikë – bën një paralele me situatën në Austri dhe vëren…
Megjithëse janë procese të ndara, zgjedhja e presidentit të Kosovës në prill të vitit 2026, po konsiderohet determinuese edhe për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas analistëve politikë, secili koalicion eventual për formimin e qeverisë do të përfshijë edhe çështjen e pozitës së presidentit. Të njëjtit thonë se në bazë të rezultateve preliminare, nevojitet një koalicion në mes partive më të mëdha në mënyrë që të formohet një qeveri më stabile, e cila më pas do të reflektonte pozitivisht edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, vlerësohet se nëse partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje…
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nesër mbrëma do të sfidojë Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027. Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit. Në duelin ndaj Zvicrës, Kosova ka nevojë për përkrahjen e tifozëve kosovar. Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, “basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme”. Tabela pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027 1.Zvicra 10 pikë 2.Kosova 7 3.Irlanda 7 4.Azerbajxhani 4
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar një fazë të re të negociatave për armëpushim mes SHBA-së dhe Rusisë, që do të zhvillohen në Riad, Arabinë Saudite, më 25 shkurt, pas një raundi të parë që u mbajt në të njëjtin vend. Në një deklaratë për mediat, Trump tha se bisedimet kanë si objektiv rivendosjen e personelit në ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë në Uashington dhe Moskë, krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për mbështetje të bisedimeve për paqe në Ukrainë, dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se të dyja palët…
Të gjithë e dimë këtë ndjenjë, ose së paku e kemi provuar një herë në jetë. Ndonjëherë ndjejmë nevojën të ngrihemi nga tavolina jonë e punës dhe të dalim për atë që njihet ndryshe si “të marrim pak ajër”, në mënyrë që të largojmë stresin dhe të vazhdojmë punën. Por, ndërkohë merrni ndonjë telefonatë dhe duhet të qëndroni patjetër edhe pesë-gjashtë minuta tjera – e në rastin më të keq të mos ngriteni më fare. Në këtë rast duhet të veproni ndryshe, që të heqni stresin teksa nuk mund t’i shmangeni tavolinës së punës dhe obligimeve që ju presin. Më…
Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për siç ka thënë, mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.Ambasada e Amerikës përmes një postimi në “X” ka shkruar se veprimet e ngjajshme ndikojnë negativisht tek mijëra qytetarë të Kosovës. “Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagimin e Ambasadës. Ndryshe, Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur të premten katër objekte të…
Policia e Kosoves ka njoftuar se nëntë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë. Në raportin ditor bëhet e ditur se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Gjakovë dhe në veri. Tutje thuhet se 5 persona janë arrestuar, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt dhe një është në pritje të intervistimit. Prishtinë / 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima femër kosovar me të dyshuarin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj kishin pasur një mosmarrëveshje verbale dhe i dyshuari e kishte kapur për dy duart në krah me qëllim që ta ndaloj dhe…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”. Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar në një objekt banesor në Fushë Kosovë. “Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore për të vërtetuar praninë e të dyshuarve dhe pasi…
Gjermanët sot do iu drejtohen kutive të votimit, pas një fushate zgjedhore intensive të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit të tyre dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë migrimin dhe sigurinë një çështje kryesore. Friedrich Merz, lideri konservator 69-vjeçar, është duke kandidauar për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, në një votim të ndjekur nga afër në Evropë dhe SHBA, shkruan BBC. Ai premton të rregullojë shumicën e problemeve në katër vjet – një urdhër i lartë për ekonominë më të madhe të Evropës dhe një infrastrukturë kërcitëse. Nëse Kristian Demokratët e Merzit (CDU) fitojnë,…
