Autor: TV News
Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të trafikut njerëzor që joshi më shumë se 1,000 gra në vend gjatë vitit të kaluar, me oferta false për punë përpara se t’i detyronin ato në punë seksuale, ka bërë të ditur policia të dielën. Grave, të cilat ishin kryesisht nga Venezuela dhe Kolumbia, u ishte thënë se do të punonin në sektorët e bukurisë ose pastrimit, është bërë e ditur në një deklaratë nga Policia Kombëtare e Spanjës, raporton Reuters. “Me të mbërritur në Spanjë ato u transferuan në klube ku u shfrytëzuan seksualisht dhe u detyruan të punonin gjatë gjithë orëve”,…
Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit Kosovë – Zvicër, që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeyqytet. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 30-46 për kombëtaren e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport. Më i miri në parket gjatë 10 minutave të parë ishte Dylan Ducommun me 13 pikë. Tek Kosova më i miri ishte Dardan Berisha me 10 pikë. Ky ballafaqim po luhet në kuadër të parakualifikimeve të Botërorit. /GazetaBlic Sport
Presidenti amerikan Donald Trump e quajti fitoren e aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë “një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara”. “Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, ka theksuar Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”. Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5 për qind të votave të dielën, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) – e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk – fitoi 20 për qind. Në…
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje për fushën e energjisë dhe projektin e “Qytetit Inteligjent” në Shqipëri. Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë sot gjatë një vizite të sheikut Mohammed bin Zayed në Tiranë, e para kjo në cilësinë e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë. Kryeministri Rama ka shkruar në Facebook se shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara janë në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST për rritjen e prodhimit e të transmetimit të energjisë së pastër, si edhe i letrës së angazhimit për Projektin “Qytet…
Aksionin e së premtës të Policisë së Kosovës në veriun e vendit se ku u mbyllën Qendrat për Punë Sociale të cilat punon nën komandën e Serbisë e kanë kritikuar ndërkombëtarët. Edhe pse ky aksion ishte vëzhguar nga afër nga misioni ndërkombëtarë për sundimin e ligjit në Kosovës, për ShBA-në, është veprim i pakoordinuar. Në reagimin e së dielës të Ambasadës amerikane thuhet se këto veprime mund të krijojnë pasoja negative për të ardhmën e Kosovës në Evropë. “Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të qendrave serbe për mirëqenie sociale në Kosovë. Këto…
Friedrich Merz, lideri i CDU-së që të dielën shënoi fitore në zgjedhjet e Gjermanisë, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po gjejnë një gjuhë të përbashkët “mbi kokat e Ukrainës dhe Evropës”. Në një postim në rrjetin social X, Merz ka theksuar se prioriteti i tij kryesor është formimi i një qeverie që përfaqëson të gjithë gjermanët. “Përshtypja ime gjatë ditëve të fundit është se Rusia dhe Amerika po gjejnë gjuhë të përbashkët – përmbi kokat e Ukrainës, e rrjedhimisht edhe mbi ato të Evropës. Prandaj, të gjithë po e kthejnë vëmendjen kah Gjermania. Sa të…
Aksione të Policisë së Kosovës që cak kanë persona të cilët kërkohen nga shtete te tjera nuk janë të rralla. Madje, Policia e Kosovës po konsiderohet se po kryen punë të mirë në urdhërarrestet ndërkombëtare. Ata në një përgjigje për TV Dukagjinin tregojnë se sa persona kanë arrestuar gjatë 2024-s dhe fillimit të 2025-s. “Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP/ILECU), gjatë vitit 2024, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore, ka rritur t’i arrestojë gjithsej 31 persona të dyshuar, ndërsa nga 1 janari 2025 deri më tani janë arrestuar 5 persona, që të gjithë ishin të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar”.…
Beteja për të nisë mu në vendin ku punon vullnetarisht për individët me të cilën ndan të njëjtin hall. Hyrjen në objektin e shoqatës së vet nuk e ka aspak të favorshme. Por Besarta Gorqaj është e familjarizuar me sfidat që kur ka arritur të mbajë mend. Me probleme me ecjen që nga lindja, e diagnostifikuar me epilepsi, ajo ka humbur shikimin thuajse plotësisht pesë vite më parë. Por pavarësisht tyre, u detyrua t’i dalë zot vetes si rrjedhojë e një qëllimi të qartë. “Është e vetmja arsye, pavarësia. Pavarësimi i vetvetes sepse ndryshe nuk ia del. E kam pasur…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU në zgjedhjet në Gjermani, duke e konsideruar këtë si një lajm të mirë për Kosovën. “Ditë e rëndësishme për Gjermaninë; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale. Ai ka bërë të ditur se tashmë ka përcjellë urimet e tij për kryetarin e CDU-së, Friedrich Merz, dhe për miqtë e tij në këtë parti gjermane. “Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm…
Liria ka publikuar një deklaratë zyrtare për t’u përgjigjur reagimeve të KF Vëllaznimi dhe akterëve të tjerë sportivë pas incidenteve që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet dy skuadrave. Në komunikatën e tyre, Liria ngre disa pyetje dhe thekson qëndrimin e saj kundër dhunës dhe për drejtësi të barabartë. Në deklaratë, Liria pyet: “Ku ishte reagimi i Vëllaznimit pas ngjarjeve në Malishevë gjatë ndeshjes së parë mes dy klubeve? Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët e tyre sulmuan stafin tonë? Pse nuk i cilësuan si ‘kriminelë’, ashtu siç po bëjnë sot?”. Klubi prizrenas thekson se nuk…
