Autor: TV News
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas institutit, temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Barcelona ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në La Liga. Katalunasit triumfuan me rezultat 0 me 2 ndaj Las Palmas, shkruan GazetaBlic Sport. Dani Olmo realizoi golin e parë në këtë takim pas asistimit nga Lamine Yamal, kurse Ferran Torres vulosi shifrat përfundimtare me një gol në fund të ndeshjes. Katalunasit rimarrin vendin e parë, aty ku do të jenë së pakur deri në xhiron e ardhshme.
Grupi militant Hamas liroi 6 pengje të tjera izraelitë të shtunën në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin për t’i dhënë fund luftës dhe pasi u konfirmua se trupi i Shiri Bibas iu dorëzua forcave izraelite. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç dhe Omer Wenkert, 23 vjeç, që u morën peng nga një festival muzikor gjatë sulmt të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në Izraelin jugor, iu dorëzuan Kryqit të Kuq për t’u transportuar tek forcat izraelite. Dhjetra militantë të maskuar dhe një turmë…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin. Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite. Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë. “Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e…
Legjendë e madhe e basketbollit kosovar, kështu mund të përkufizohet karriera dhe emri i Florian Miftarit. I lindur për të qenë pjesë e historisë së basketbollit kosovar, Miftari ishte i jashtëzakonshëm me paraqitjet e tij në parket, duke fituar zemrat e tifozëve, por edhe çdo trofe të mundshëm. Floriani ishte i njohur për super ngulitjet atraktive, aq sa adhuruesit e basketbollit e prisnin me padurim një moment të tillë gjatë ndeshjeve. Natyrisht, asgjë nuk ishte rastësi sepse ai punonte me orë të tëra në stërvitje për këtë gjë. “Të gjithë ne e dimë se basketbolli është një prej sporteve më…
Papa Françesku është në gjendje kritike të shtunën pasi ai pësoi një krizë astmatike frymëmarrjeje duke iu dashur të merrte oksigjen në doza të larta, tha Vatikani. 88-vjeçari Françesku, i cili është shtruar në spital prej një jave me një infeksion kompleks në mushkëri, mori gjithashtu transfuzion gjaku pasi analizat treguan gjurmë anemie, tha Vatikani. Më herët, mjekët thanë se Ati i Shenjtë kishte pneumoni dhe një infeksion kompleks të frymëmarrjes dhe se do ta mbajnë të shtruar në spital për të paktën një javë tjetër. Në një përditësim të shkurtër të mëparshëm të shtunën, thuhej se Papa kishte fjetur…
Ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të forcojnë ushtritë e tyre mes rritjes së pikëpyetjeve mbi angazhimin amerikan për mbrojtjen e Evropës, Turqia, e cila krenohet si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, mund të ketë një rol kyç në planet e Evropës, veçanërisht sa i përket operacioneve paqeruajtëse në Ukrainë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones përgatiti këtë material nga Stambolli. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.…
Komunikimi joverbal është përgjigje e shpeshtë e shumë pyetjeve dhe shprehive, e karakterit dhe e shkathtësive të njeriut Nuk keni thënë asnjë fjalë, ndërkaq të tjerët tashmë kanë mundur t’ju vlerësojnë dhe për ju të kenë pasqyrë të caktuar në bazë të asaj se si qëndroni ulur. Çdo pozitë është tregim për ndonjë person. Gjeni tregimin tuaj. Shpina drejt Nëse uleni në atë pozitë që shpina gjithmonë apo kryesisht është në pozitë vertikale, do të thotë që për fillim jeni person i fuqishëm, plot vetëbesim dhe me vullnet të fuqishëm. Mos hezitoni, mos dyshoni në vendimet taja, jeni i qëndrueshëm…
Meriton Korenica nuk ka të ndalur në Rumani. Futbollisti kosovar ka realizuar përsëri me fanellën e Cluj, shkruan GazetaBlic Sport. Korenica realizoi në minutën e 48-të ndaj Petrolul, duke ndryshuar rezultatin në 1 me 0. Ja pamjet: The post Në formë të mrekullueshme, Meriton Korenica shënon përsëri në Rumani appeared first on GazetaBlic.
Dy oficerë policie në Virginia u vranë gjatë një ndalese trafiku mbrëmjen e 21.02.2025, njoftuan autoritetet. Shefi i Policisë së Virginia Beach, Paul Neudigate, tha në një konferencë për shtyp të shtunën, më 22.02.2025, se oficerët Cameron Girvin dhe Christopher Reece u vranë pasi ndaluan një automjet për targa të skaduara, raporton AP. Neudigate tha se i dyshuari, John McCoy III, 42 vjeç, hyri në një debat me oficerët kur iu kërkua të dilte nga automjeti. Kur më në fund doli, McCoy nxori një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi Reece dhe Girvin. Neudigate tha se ngjarja u regjistrua nga kamerat…
