Autor: TV News

Kandidati për kancelar i koalicionit CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare gjermane, duke siguruar rreth 29% të votave. Ai e ka cilësuar rezultatin si “shumë të qartë” dhe ka theksuar se do të angazhohet për të formuar sa më shpejt qeverinë e re. Merz ka deklaruar se synon të krijojë një qeveri që përfaqëson të gjithë votuesit dhe ka pranuar se kishte preferuar një partner të vetëm koalicioni. Megjithatë, ai ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë e djathtë ekstreme AfD, e cila shënoi rritje në këto zgjedhje. Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur fitoren e…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua caktuar masën e paraburgimit pesë të dyshuarve D.R., F.Q., Sh.K., D.M. dhe R.B., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”. Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë ashtu që pesë të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës…

Read More

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona pas një përleshjeje mes tifozëve gjatë ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit në Prizren. Incidenti ka rezultuar me lëndimin e dy personave. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Dukagjinin se tre të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar. “Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë,” ka deklaruar Bytyqi. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

Read More

Autoritetet e Kosovës të premten kanë mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në veri të Mitrovicës në kuadër të sistemit paralel serb. Këto qendra u mbyllën për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. Lidhur me këtë ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë, ku ka theksuar se mbyllja e tyre do të ndikojë negativisht në qasjen në shërbime kyçe për komunitetet jo shumicë në Kosovë. “Misioni vëren se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi që ndodhi të premten, do të ndikojë në…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pranuar humbjen e partisë së tij, Socialdemokratëve (SPD), në zgjedhjet e së dielës, duke i quajtur rezultatet “të hidhura” dhe një “dështim”. Sipas sondazheve fillestare, SPD ka dalë e treta me 16-16.5% të votave. Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz tha se partia duhet ta pranojë humbjen, ndërsa pranoi përgjegjësinë për rezultatin e dobët. Zgjedhjet janë fituar nga blloku konservator CDU/CSU, i udhëhequr nga Friedrich Merz, me 28.5-29% të votave. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është renditur e dyta me 19.5-20% të votave, duke dyfishuar mbështetjen krahasuar me zgjedhjet…

Read More

Gjatë Ramazanit, për të përmbushur sasinë e energjisë dhe lëndëve ushqyese që trupi juaj ka nevojë gjatë ditës, duhet të hani ushqime të pasura me proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale, dhe duhet të siguroheni që të pini mjaft ujë. Të rriturit duhet të pinë 3 deri në 4 litra ujë në ditë. Edhe pse e merrni 40% të kësaj sasie nga ushqimet, lëngu i frutave, uji mineral, çaji dhe pijet e tjera, përsëri duhet të pini 1.5 dhe 2.5 litra ujë në ditë. Kjo do të thotë që duhet të pini dy ose tre gota ujë çdo orë nga iftari…

Read More

Kanë kaluar tri javë qëkur tre fëmijë humbën jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër. Ky i fundit sipas autoriteteve lokale, ishte një ndërtesë e vjetër e pabanuar, e mbetur e tillë që nga viti 1999. Sipas deklarimeve të familjarëve, të miturit ishin duke luajtur në objektin në fjalë kur objekti ishte shembur e zbuluar më vonë, gjatë kërkimit të prindërve. Hetimet nisën nga organet për të determinuar shkaqet e njëheri, edhe përcaktimin se a pati neglizhenca që mund të kenë pasur ndikimin e vet. Por ndonëse kanë kaluar javë, nuk ka…

Read More

Një përleshje mes tifozëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit mes Lirisë dhe Vëllaznimit në Prizren, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat se rasti tashmë është cilësuar si “Lëndim trupor” dhe po trajtohet nga organet e rendit. “Në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2,500 tifozë, ka ndodhur një përleshje mes shikuesve. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke qetësuar situatën. Si pasojë e incidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një rast penal për veprën ‘Lëndim trupor’,” ka deklaruar Bytyqi.…

Read More

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive. Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF. Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga…

Read More