Autor: TV News

Hansi Flick u shfaq para mikrofonave të Movistar Liga de Campeones në fundin e duelit Benfica – Barça. Skuadra e tij mori një fitore të vështirë duke luajtur me një lojtar më pak për më shumë se një orë për shkak të përjashtimit të Pau Cubarsí. Katalunasit fituan me rezultatin 0-1, pas golit të Raphinhas, përcjell GazetaBlic Sport. “Jam shumë krenar për lojtarët. Është një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra”, tha fillimisht ai. A mendoni se ata luajtën një lojë të zgjuar? “Po, absolutisht. Sot kishim një portier të mirë, i cili ishte fantastik për ne. Ne u mbrojtëm si…

Read More

Një ngjarje e jashtëzakonshme i ka bashkuar sot në kazermën “Adem Jashari” liderët e institucioneve por edhe figura të tjera. Në nderim pikërisht të familjes heroike Jashari, siç e do zakoni ngjarja kryesore e Epopesë së UÇK-së u mbajt në kazermën e FSK-së. Zyrtarisht nisi gjithçka me ardhjen komandantes supreme, presidentes Vjosa Osmani. Të pestë afër njëri-tjetrit, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca, e ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kaluan afër ushtarëve të FSK-së. Kështu, bashkë me gardën e FSK-së vendosen lule para obeliskut që nderon dëshmorët e kombit. Para të…

Read More

Me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, fluturuan mbi qiellin e Prekazit. Ndërkaq, anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës bënë homazhe edhe tek varrezat e Jasharajve. E këto ishin vetëm disa nga organizimet që OVL për herë të parë i ka organizuar vet në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Kjo sepse nuk morën pjesë në Këshillin organizativ të Qeverisë së Kosovës për këtë ngjarje madhështore me arsyetimin e qëndrimit sipas tyre të ekzekutivit për veteranët e luftës. “Në shenjë proteste që nuk kemi pas bashkëpunim të duhur me qeverinë ne kemi bojkotu vetëm Këshillin Organizativ, përndryshe në të gjitha aktivitetet…

Read More

Ministri i Jashtëm i Sirisë u zotua të mërkurën se vendi i tij do të shkatërrojë sa më parë armët kimike të mbetura që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë. Ministri Asaad Hassan al-Shibani i bëri këto komente gjatë takimeve me dyer të mbyllura me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë, në cilësinë e ministrit të parë të jashtëm që mori pjesë në punimet e agjencisë për çarmatim. Pas sulmit me gazin sarin që shkaktoi vdekjen e qindra personave në vitin 2013, Siria, që në atë kohë ishte…

Read More

Uji burimor “Rugove” kontrollohet rregullisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe në të “nuk janë gjetur asnjëherë baktere të dëmshme për shëndetin e konsumuesve”, thotë Ergyl Binçe, drejtor i Laboratorëve për Analizat e Ujit dhe Ushqimeve në këtë institucion. Radio Evropa e Lirë siguroi deklaratën e tij një ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është duke i inspektuar të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji. Media të caktuara në këtë…

Read More

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi pas emërimit të emisarit të ri të BE-së, Peter Sorensen si dhe për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.   Sarrazin në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se me të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen tani kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. “Bisedat e para që kishim më lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të…

Read More

Granit Xhaka është ankuar në referim pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich në Champions League. Sipas Granit Xhakës, penalltia e akorduar ishte shumë e lehtë dhe kjo nuk do jepej nga referi anglez, Michael Oliver në Premierligë, përcjell GazetaBlic Sport. “Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michael nga Anglia”, tha Xhaka, raportojnë mediat gjermane. Ndeshja e kthimit do luhet pas 1 jave, por Leverkusen do ta ketë tejet të vështirë ta rikthejë rezultatin. /GazetaBlic Sport

Read More

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, duke e quajtur atë “njeriun më të gabuar” për kryeministër të ardhshëm në situatën aktuale. Ymeri ka theksuar se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë që Kurti të bëhet kryeministër në të ardhmen, aktualisht ai konsiderohet si më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. “Kurti është njeriu më i gabuar për fazën, sepse është njeriu që konsiderohet më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. Ne e pamë që zyrtarët amerikanë, prej presidentit e poshtë, nuk e qajnë kokën për çfarë po mendon dhe si po ndihesh, ose a është i drejtë një vendim…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar pozicionin e tyre lidhur me luftën në Ukrainë, duke i alarmuar vendet evropiane se ato duhet të jenë të gatshme nëse SHBA-ja “nuk është në anën tonë”. Macron ka theksuar se SHBA-ja ka filluar të jetë më pak mbështetëse ndaj Ukrainës dhe ka hedhur dyshime për të ardhmen e situatës. “Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu”, ka deklaruar Macron, raporton BBC. Ai ka paralajmëruar se rreziku nga Rusia është…

Read More

Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se opozita duhet të formojë një qeveri të përkohshme, duke shtuar se nuk ka ndonjë bazë të fortë për koalicion pas përplasjeve dhe deklaratave të ndryshme. Ai ka shprehur shqetësimin se, nëse ndonjë parti opozitare bëhet pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë do të pajtohet me një qeverisje të keqe. “Unë po shpresoj që opozita do ta bëjnë një qeveri, kushtimisht po e them të përkohshme, sepse nuk mendoj që ka në bazë të deklaratave dhe përplasjeve”, ka thënë Berisha në Debat Plus. Ai ka kritikuar gjithashtu veprimet e kryeministrit Albin Kurti,…

Read More