Autor: TV News

Shemsi Jashari, analist politik, ka shprehur shqetësim për organizimin e dobët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë procesit zgjedhor në Kosovë. Jashari ka kritikuar vonesat dhe pasigurinë që ka krijuar kjo situatë, duke vënë në dukje se vonesa në certifikimin e rezultatit ka krijuar një klimë pasigurie. “Mendoj që është një organizim i dobët i KQZ-së për ë organizuar një proces të mirë zgjedhor, përkundër asaj që qytetarët e dhanë provimin e vet në mënyrën më të mirë, e kryen obligimin e tyre me votën e tyre. Ajo çka kemi parë në secilin fazë të procesit të KQZ-ja ka…

Read More

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë, përkatësisht në fshatin Kamen të Leposaviqit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka thënë se të lënduarit – pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës – janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. “Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar gjashtë persona: pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, tha drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe. Njoftimi vjen pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën. Ratcliffe konfirmoi se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022. “Presidenti Trump kishte një pyetje të vërtetë nëse presidenti Zelensky ishte i angazhuar për…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka deklaruar se familja Jashari është zemër e qëndresës, e UÇK-ja tha se është vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes kombëtare. “Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Read More

Antonio Cassano, një ish-sulmues që ka luajtur për Romën, Milanin dhe Real Madridin, ka kritikuar ashpër Sergio Conceiçao, duke e krahasuar negativisht me… Jose Mourinho. “Që kur ai erdhi, nuk kam parë një ndeshje të luajtur mirë, kam parë vetëm zënka, mungesë ekuilibri dhe konfuzion, një lloj Mourinho 2. Loja (kundër Lazios) ishte shumë e keqe”, tha ish-ndërkombëtari italian. “Nuno Tavares i tregoi Theos se si të luante mbrojtësin e majtë, ai bëri një lojë të bujshme mes sulmit dhe mbrojtjes”, vlerësoi ai.

Read More

Sot është mbajtur rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27 vjetorit të popesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidentja e vendit, Osmani ka deklaruar se muaji mars në Kosovë është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri.Osmani në fjalimin para ushtarakëve në Kazermën “Adem Jashari” tha se Familja Jashari mbetet themeli ku u ngrit liria e Kosovës dhe monument i gjallë i sacrifices dhe heroizmit të pashoq.Osmani tha se në historinë e njerëzimit rrallëherë ndodh të flijohet një familje e tërë për idealin e lirisë, teksa shtoj…

Read More

Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, është shtyrë për shkak të kërkesës së tyre për më shumë kohë për t’u deklaruar në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tyre. Gjatë seancës, Bedri Shabani ka kërkuar kohë për të lexuar aktakuzën, duke shprehur se nuk ishte gati të jepte një deklaratë mbi akuzat. Për këtë arsye, Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën, duke i dhënë të akuzuarve mundësinë për të përgatitur më mirë mbrojtjen e tyre. Shabani dhe Qerimi akuzohen për dërgimin e informacionit të rëndësishëm, që ka përfshirë informacione mbi Ushtrinë Çlirimtare të…

Read More

Afrim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore ka rrëfyer përjetimin e “lavdishëm” të kryerjes së autopsisë nga ekspertët ligjor vendor dhe të rivarrosjes së trupave të familjes legjendare të Adem Jasharit në Prekaz.Gërxhaliu në “Rreth e Rrotull” në Dukagjin tha se për rivarrosjen e tyre ka vendosur familjarët e familjes, Jashari dhe pavarësisht vështirësive të paraqitura rrugës për sigurimin e urdhërit të gjykatës, procedura është kryer me sukses.Një detaj nga kjo përvojë, Gërxhaliu thotë se trupi i Hamëz Jasharit ka qenë më i dëmtuari dhe se Adem Jashari ka luftuar i plagosur me dy plumba, deri kur e mori plumbin pas…

Read More

Në ceremoninë e organizuar për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditës dhe nderimit të sakrificës së dëshmorëve. Kurti ka thënë se kjo mënyrë ceremoniale e kujtimit të kësaj dite ruan një traditë të nisur prej 27 vjetësh nga UÇK-ja. “Sot në 27 vjetorin e epopesë së UÇK-së, ne vazdojmë ta ruajmë pothuajse se të njëjten traditë. Vetëm se skenarin dikur të organizuar nga UÇK, e kemi formalizuar në protokollin e shtetit të Republikë së Kosovës. Këtij shteti për të cilin u luftua dhe u flijua aq shumë……

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”. Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, më 4 mars, Trump tha se ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. “Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e…

Read More